Nga vdekja me dhunë vjet në Maqedoni kanë vdekur 497 persona, që paraqet ulje për 3,1 për qind në krahasim me vitin 2015, kumtoi Enti shtetëror për statistikë. Të vdekurit nga dhuna në mortalitetin e përgjithshëm marrin pjesë me 2,4 %. Në strukturën e të vdekurve nga vdekja me dhunë sipas gjinisë, edhe në vitin 2016, si dhe në vitet paraprake, pjesëmarrje të madhe kanë persona meshkuj edhe atë (76,1%) Në numrin e përgjithshëm të rasteve të vdekjes me dhunë, pjesëmarrje më të madhe kanë “rastet e fatkeqësive” me 71,2%, “vetëvrasje” me 25,2% dhe “vrasje” me 3,6%. Në kategorinë “rastet…
Author: almakos
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në historinë e popullit shqiptar të kohës së re, historikisht është tubimi më i rëndësishëm kombëtarë shqiptar. Komiteti i Stambollit i themeluar nga ajka kombëtare e kohës, më 1877, me qëllim të çlirimit dhe të ruajtjes së territoreve shqiptare nga hegjemonizmi sllav dhe ai grek, pasi që Perandoria turke pas Tanzimatit (1848) dhe luftërave ruso-turke më 1875/76, me shpejtësi po goditej dhe tronditej nga e ashtuquajtura “Kriza Lindore”, shqiptarët të cilët vepronin dhe punonin në kuadër të Perandorisë në fjalë, me kohë kishin nuhat rrezikun e copëtimit të tro jeve të tyre. Prandaj, ata me shpejtësi…
Përmes një kumtese nga VMRO-DPMNE thanë se asnjë urdhër nga PSP-ja nuk do t’i ndihmojë Zaevit dhe LSDM-së të defokusojnë qytetarët nga realiteti, ku ata presin që LSDM-ja të fillojë të punojë dhe të realizojë premtimet e bëra. “Zaevi nuk do të mund ta ulë papunësinë përmes fushatave të zeza ndaj VMRO-DPMNE-së, të cilat do t’ia udhëheq Katica Janeva. Do të vijë momenti kur Zaev do të pyetet se ku janë projektet e premtuara. LSDM gjatë fushatës premtoi se do ta dëgjon zërin e qytetarëve dhe nevojat e tyre. Ata kanë mundësi ta bëjnë këtë tani me propozimin e sektorit…
Policia ka bastisur shtëpinë e gazetares A.D nga ku janë konfiskuar pajisje të cilat do të përdoren si dëshmi për zbardhjen e dhunës brutale ndaj kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, mbrëmjen e 27 prillit. “Pas urdhërit nga ana e Gjykatës Themelore Shkupi 1, nga ana e policisë është kryer bastisje në shtëpinë e një personi (gazetar), ku janë gjetur dhe konfiskuar pajisje (fotoaparat, kamerë, USB, komjuter portativ, celular dhe DVD) të cilat si dëshmi do të shërbejnë në procedurat penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së. MPB bënë të ditur se bastisje janë kryer edhe në shumë persona tjerë ndërkohë me…
Në Maqedoni moti sot do të jetë i ngrohtë dhe me diell i shoqëruar nga një erë e lehtë veriore. Pas dite pritet të ketë kushte për shi lokal me bubullima. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 8 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 21 deri 31 gradë celcius.
Partitë Shqiptare janë përcaktuar rreth ndarjes së eshalonit të dytë dhe të tretë. Partitë janë marrë vesh që zv/ministrat e Mbrojtjes, ministrisë së Brendshme dhe asaj të Arsimit t’i takojnë BDI-së ndërsa Aleancës për shqiptarët i takon zv/ministri për Punë dhe politikë sociale dhe ai për Transport dhe Lidhje. Sa i përket sekretarëve shtetëror 4 do i takojnë BDI-së ndërsa 2 Aleancës për shqiptarët të cilët jozyrtarisht mësojmë se do të jenë një sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tjetri në Ministrisë e Drejtësisë Partitë janë marr vesh edhe për zv/sekretar të përgjithshëm të Qeverisë megjithatë kjo…
Ambasadori i ShBA-së në Shkup, Jess Baily, ka bërë sot promovimin e pllakës përkujtimore në rrugicën për Luftën e Parë Botërore në Parkun Nacional Pelister. Siç theksoi Bejli gjatë fjalimit të tij, vendosja e kësaj pllake ka për qëllim të vë në pah prezencën humanitare dhe ushtarale të Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe në Ballkan gjatë Luftës së Parë Botërore. “Hapja e rrugicës nga Lufta e Parë Botërore është mënyrë shumë e mirë se si të mbahet mend historia. Sot vendosim edhe një shenjë e cila thekson kontributin e popullit amerikan që ka ndihmuar popullatën lokale”, deklaroi ambasadori Baily.…
Komisioneri për Politikë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i bëri thirrje opozitës malazeze të kthehet në Parlament, sepse ky është vendi i vetëm ku duhet të diskutohet. Ai tha se gjendja në të cilën ndodhet Mali i Zi, ku po vazhdon bojkoti i opozitës, ndikon në reputacionin e vendit në negociatat me BE-në, raporton AA. Komesari Hahn po qëndron për vizitë në Mal të Zi ku i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Dragica Sekuliç dhe ministri i Çështjeve Evropiane Aleksandar Andrija Pejoviç dhe partnerët e projekteve CGES dhe KfW, kanë vizituar trafon Lastva që është pjesë e korridorit…
Fshati Poroj edhe më tej rrezikohet nga vërshime madje me pasoja edhe më të rënda se ato të vërshimeve të fundit. Kështu alarmojnë ekspertët e fushës të cilët thonë se masat e mara nga Qeveria janë joadekuate dhe ato kanë të bëjnë vetëm me sanimin e pasojave. Ndërkaq zgjidhja e problemit, sipas inzhinjerit, Vullnet Palloshi, ende është shumë larg masave që ka vendosur Qeveria dhe Komuna e Tetovës. “Këto problem që lindin me vërshimet në fshatin Poroj dhe poshtë fusha e Tetovës edhe fshati Gjermë, është një problem më kompleks që në 40 vitet e fundit edhe n ë shirat…
Nisma qytetare “5 në 12”, ditën e hënë do ia dorëzojë Kuvendit kërkesat e tyre që kanë të bëjnë me ngritje të procedurës për ndryshime dhe plotësime të akteve ligjore dhe nënligjore për personat me aftësi të kufizuara, hendikep, ose nevoja të posaçme. Suvar Atalishan, nga iniciativa qytetare “5 në 12” njoftoi se për ditën e nesërme kanë organizuar një ngjarje me moto “Mundemi, dijmë dhe kemi aftësi” në të cilën presin të marrin pjesë shumë njerëz, veç tyre edhe përfaqësues të ministrive, para të cilëve do t’i prezantojnë kërkesat që do t’i adresojnë Kuvendit. “Mundemi, dijmë dhe kemi aftësi…
Ambasadori i SHBA Jess Baily ka bërë sot promovimin e pllakës përkujtimore për Luftën e Parë Botërore në Parkun Nacional Pelister, raporton SHENJA. Pllaka e re ka për qëllim të vë në pah rolin e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni dhe në Ballkan gjatë Luftës së Parë Botërore. Ambasadori Bejli gjatë fjalimit të tij tha se lufta e parë botërorë shënohet për të përkujtuar viktimat e kësaj lufte. Por, sot kjo ditë shënohet nëpërmjet aktiviteteve qe kanë për qëllim të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ai rikujtoi sakrificën e qytetarëve amerikanë që kanë bërë gjatë kësaj lufte për të parandaluar dhunën…
Edhe përkundër deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev se Maqedonia duhet të tregohet neutrale gjatë votimit “për” ose kundër pranimit të Kosovës në UNESKO, një pjesë e analistëve mendojnë se kjo mund të ndryshojë. Analisti Blerim Reka mendon se prapëseprapë për shkak të përbërjes së kabinetit të qeverisë, dhe votave të shqiptarëve, qeveria e re nuk do ta problematizojë kyçjen e Kosovës në institucionet relevante ndërkombëtare. Kur e them këtë bindjen time e bazoj në tri fakte që nuk mund të injorohen assesi. Fakti i parë është që nuk mund të injorohet vullneti politik i 25%-shit të popullatës së këtij vendi,…

