Author: almakos

Ka përfunduar takimi mes liderëve të BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Pas përfundimit të takimit, liderët thanë se kanë për qëllim që të bashkëpunojnë për çështjet që tangojnë shqiptarët, njofton SHENJA. “Mbetet që edhe në të ardhmen që këto takime në vazhdimësi të mbahen dhe të shohim se si t’i koordinojmë edhe më mirë punët që më me lehtësi të arrijmë te realizimi i pikave të kësaj marrëveshje”, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Numri një i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se kjo bisedë ishte shumë e nevojshme, duke shtuar se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme por…

Lexo më Shumë

Kryetarët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi, janë duke realizuar një takim në një nga restoranet në Tetovë. Zyrtarisht nuk ka informata se për çfarë do të bisedohet, por burime partiake jozyrtarisht kanë thënë se temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet politike në vend dhe temat që tangojnë shqiptarët, mëson SHENJA. Ditëve të fundit është folur edhe për mundësinë që BDI t’i ofrojë PDSH-së të jetë pjesë e koalicionit qeveritar, por zyrtarisht dy partitë para takimit nuk kanë thënë asgjë lidhur me këtë. Ky është takimi i parë tet-a-tet që Ahmeti dhe Thaçi realizojnë pas një kohe…

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka porositur pas mbylljes së vendvotimeve se në Kosovë, se e mira e përbashkët dhe politika duhet të jetë qëllimi për Kosovën. “Pa marrë parasysh se numërimin e votimit final, sfidat dhe mundësitë mbeten. E mira e përbashkët, e jo politika, duhet të jetë qëllimi për Kosovën”, ka shkruar diplomati amerikan në llogarinë e tij në rrjetin Twitter.

Lexo më Shumë

Banorë të lagjes “Dardania” në Tetovë kanë mbajtur sot një protestë kundër deponisë së egër që ndodhet në afërsi të lagjes së tyre, gjegjësisht në hyrje të qytetit të Tetovës. Ata thonë se autoritetet komunale dhe qendrore deri më tani kanë qenë të shurdhër për apelet e tyre dhe se durimit i ka ardhur fundit. Gjendja është bërë alarmante, ndërsa druajnë se nga mbeturinat dhe insektet rrezikojnë të paraqiten edhe sëmundje të ndryshme. Protestën e banorëve të lagjes Dardania e ka mbështetur edhe Lëvizja ekologjike nga Tetova, Eco Guerilla. Deponia e egër në hyrje të Tetovës qëndron për një kohë…

Lexo më Shumë

Nostalgji dhe gëzim. Përmallim dhe shpresë. Të gjitha këto në një vend, në një sofër. Takimi i miqve dhe fqinjëve të vjetër në oborrin e shkollës, në vendin ku kishin kaluar bashkë fëmijërinë, edhe këtë vit ngjalli emocione të veçanta për ish-banorët dhe banorët aktual të fshatit të Koliçanit të epërm. Një iftar tradicional që organizohet tanimë 19 vite me radhë, mbledh në një vend banorët e këtij fshati pothuajse të boshatisur. Të moshuarit rikujtonin kohërat kur lulëzonte jeta në fshatin në të cilin tani janë të banuara vetëm 60 shtëpi, duke numëruar gjithsej rreth 300 banorë aktual. Një numër…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë. Një veturë ka devijuar rrugën duke i shkatërruar edhe rrethojat mbrojtëse që ndajnë dy drejtimet dhe duke përfunduar në pjesët anësore të drejtimit të kundërt. Fatmirësisht, në ato momente nuk ka pasur qarkullim të automjeteve nga drejtimi i kundërt. Ekipet policore ishin në vendin e ngjarjes dhe nuk lejonin ndalimin e veturave tjera. Mbetet e paqartë nëse në këtë aksident ka në vrarë apo të plagosur. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Mot jo stabil dhe me vranësira na pret edhe gjatë javës së ardhshme. Në ditët e para të javës temperaturat do të rriten dhe moti do të jetë më stabil, megjithatë siç njoftojnë nga enti hidrometereologjik, se nga mesi i javës do të ketë sërish destabilizim të motit. “Prej nesër napret mot më i ngrohtë, do të ketë stabilizim të kohës dhe andaj nesër dhe të martën do të ketë ditë me diell me praqitje të vranësirave lokale dhe me erë të lehtë në drejtim të veriut. Megjithatë temperaturat do të jenë dukshëm më të larta andaj që gjatë ditës…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, njëherësh ushtrues i detyrës së kryeministrit, Ivica Daçiq, tha se “zgjedhjet e sotme në Kosovë janë të një rëndësie jetike për popullin serb”, për të shtuar se serbët, vetëm të bashkuar mund të sigurojnë mbijetesën e tyre në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA). Daçiq u bëri thirrje serbëve të dalin në votime në numër sa më të madh dhe të votojnë për “Listën Serbe”, për të cilën tha se është e vetmja që gëzon mbështetjen e qeverisë dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Lexo më Shumë

Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë vale të re të emigrantëve nga Siria dhe Afganistani që përmes Greqisë do kalonin nëpër Maqedoni dhe vendet e rajonit me destinacion të fundit  Evropën perëndimore, thonë ekspertët e sigurisë. Ata gjithashtu paralajmërojnë edhe për respektimin e të drejtave të njeriut në rastin e emigrantëve, gjë për çka në të kaluarën kanë ekzistuar vërejtje serioze si nga Avokatët e Popullit të vendeve të rajonit por edhe nga disa organizata ndërkombëtare. Me fillimin e muajve të nxehtë ekziston rreziku nga valë të reja emigrantësh. Kjo nuk është vetën teorikisht, por edhe në praktikë. Ajo që është…

Lexo më Shumë

Projektit për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit të filluar vite më parë akoma nuk i shihet fundi. Qytetarët dhe zejtarët për Alsat thonë se nuk e ndjejnë “revitalizimin” dhe se ka ende shumë për t’u bërë. “Jo, jo nuk është gjallëruar aspak, vetëm që është e vdekur faktikisht. Përparësi, asgjë nuk ka. Është shumë dobët. Asnjë projekt në Çarshi si duhet nuk është.” “Ndjehet. Mund të kaloni dhe të shihni se shumë dyqane janë renovuar. Patjetër duhet të rregullohet situata, pasi ka shumë turistë që vijnë këtu.”  “(A e ka Çarshia gjallërinë që e ka pasur dikur?) Jo,…

Lexo më Shumë

Edhe përmbyllja e këtij viti shkollor do të mbahet mend për gabime të shumta dhe gjuhë të urrejtjes nëpër tekstet shkollore, të arsimit fillor dhe atij të mesëm. Ministrja e Arsimit, Renata Deskovska paralajmëron zgjidhjen e këtij problemi përmes formimit të grupeve të punës të cilat do të bëjnë kontrollin e të gjitha teksteve shkollore.  Në përputhje me zgjidhjet pozitive ligjore do të formojë grupe të punës të cilat do të bëjnë kontrollin e librave, me qëllim verifikimin e mospërputhjeve, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një numër të madh të librave të cilat…

Lexo më Shumë

Joefikase, e partizuar dhe e ekspozuar ndaj presioneve politike, këto janë epitetet më të shpeshta për administratën publike në Maqedoni në disa vitet e fundit. Proceset reformuese nuk zhvillohen me shpejtësinë e duhur, kritikonin nga Komisioni Evropian. Qeveria e re, si gjitha të tjerat deri më tani, premton çlirimin e sektorit publik nga vasaliteti dhe nënshtrimi ndaj elitave politike.  Duam ta rishikojmë tërë mënyrën e vlerësimit të punonjësve në administratën publike dhe me këtë ata asnjëherë më tepër të mos jenë objekt i ndonjë presioni politik, pavarësisht se kush është në pushtet – tha Dajan Mançevski, ministër i Shoqërisë informatike…

Lexo më Shumë