Author: almakos

Zbatimi i reformave të nevojshme për ardhmërinë e vendit drejt integrimeve euroatlantike, ishte kryefjala e agjendës së vizitave që kryeministri i vendit, Zoran Zaev realizoi sot në Bruksel. Gjatë takimit mes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe Zaevit është diskutuar për hapat që planifikon t’i ndërmarrë shteti në periudhën në vijim. Ndërkohë, Mogerini ka rikujtuar edhe njëherë për rëndësinë e implementimit të Marrëveshjes së Përzhinos, reformat e rekomanduara dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike. “Përfaqësuesja e lartë Federika Mogerini dhe kryeministri Zaev janë dakorduar për rëndësinë e unitetit dhe pajtimit në shtet dhe nevojën për të ecur përtej ndarejve…

Lexo më Shumë

Sonte në orët e vona të darkës pritet që zyrtarizohen edhe dikasteret e eshalonit të dytë dhe të tretë që do t’ju takojnë BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, si dhe emrat e funksionarëve që do të ulen në to. Nga LR-PDSH kanë konfirmuar sot për televizionin Shenja se kjo parti do të ketë dy zëvendës ministra dhe dy sekretarë shtetërorë, ndërsa nuk është precizuar ende numri i drejtorive. Aleanca për Shqiptarët do të ketë zëvendës-ministër të transportit dhe lidhjeve si dhe zëvendës ministër për punë dhe politikë sociale. Nga dy sekretarët këtij koalicioni i ka takuar sekretari shtetëror në Ministrinë…

Lexo më Shumë

Dëshmitari i palës mbrojtëse në rastin e Kumanovës, Shenasi Memeti, i punësuar në Agjencinë për Inteligjencë nuk u paraqit në gjykatë për të dhënë dëshmi duke qenë i dyshuar se ka ftuar grupin e armatosur në Maqedoni dhe që ka pasur kontakte më disa prej tyre. Gjykatësja nuk dha ndonjë sqarim për mungesën e Memetit por vetëm tha se  ftesa është dërguar në mënyrë të rregull deri tek adresa e dëshmitarit. Të akuzuarit vazhdojnë të mos e njohin këtë trup gjyqësor dhe në shenjë proteste përsëri kanë lëshuar seancën. “Sinqerisht kam pasur konsideratë të lartë për punën që po e…

Lexo më Shumë

Karvani i Organizatës Kulturore “Merhamet” dje ka vizituar fshatrat e harruara të Maqedonisë Lindore, respektivisht fshatrat e rrethinës së Strumicës, Dojranit dhe Vallandovës, shkruan SHENJA. Banorët e këtyre viseve, ishin tejet falënderues për vizitën dhe ndihmat e sjella, duke shprehur mirënjohje për shoqatat “Merhamet” dhe “Gjysmëhëna e Kuqe Turke”, duke shtuar se vizita e realizuar pikërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit, ka një domethënie të veçantë për ta. “Organizatat ‘Gjysmëhëna e Kuqe Turke’ dhe organizatën ‘Merhamet’ i falënderojmë shumë për ndihmat e sjella. Pakot që i kanë sjellë, i kemi pranuar në xhami dhe nesër do t’i shpërndajmë nëpër…

Lexo më Shumë

 Prokuroria Themelore Publike Shkup deri te Gjykata themelore Shkupi 1 Shkup ka dorëzuar propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për shkupjanin, i cili pesë vjet ka përpunuar dokumente të falsifikuara dhe i ka shitur për 1.000 deri në 6.000 denarë, rast të cilin dje kumtoi MPB-ja. “Pas zbatimit të kallëzimit penal, PTHP Shkup inicioni procedurë kundër një personi për vepra të bëra penale – falsifikim i dokumenteve nga neni 378 dhe Përpunim dhe furnizim i armëve dhe mjeteve dedikuar për kryerjen e veprës penale nga neni 395 nga Kodi Penal”, kumtoi sot PTHP-ja. I dyshuari pasi kishte furnizuar mjete –…

Lexo më Shumë

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për 1,5 denarë, ndërsa çmimi i derivateve disel ulet për 2,5 denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet ulje e çmimeve të rafinuara dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 6,52, gjegjësisht 4,17 për qind. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 është 62,5, ndërsa i EUROSUPER BS-98, 64,5 denarë për litër. EURODISEL  (D-E-V) do të shitet për 48, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 36,5 denarë për litër. Me vendim nga KRRE, për 1,176 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i…

Lexo më Shumë

Të udhëhequr nga maksima “Më mirë 10 fajtorë në liri, sesa 1 i pafajshëm në burg” OJQ-të dolën me kërkesa të reja për reformimin e gjyqësorit. Transparency International-Maqedoni dhe Shoqata për hulumtime “Zelena Lupa” kërkojnë nga pushteti i ri të rishqyrtojë politikën sanksionuese dhe ligjin për amnisti; ndërsa nga gjykatësit akt-vendime objektive, të bazuara mbi gjendjen e vërtetuar faktike. Burgjet e Maqedonisë janë të stërmbushura me qindra, mijëra raste që janë viktimë e një sistemi monstruoz dhjetë-vjeçar. Apeloj deri tek qeveria e re e Republikës së Maqedonisë të mendojë sa më parë rreth ligjit për amnisti, atë ligj që disa…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov të mërkurën do ta vizitojë Athinën që është vizita e parë zyrtare me ftesë të shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, informon gazeta greke “To Vima”. “Vizita e parë e ministrit të ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë në Greqi është fakt. Nikolla Dimitrov, diplomat i Maqedonisë i cili në vitet paraprake ishte negociuesi kryesor i Maqedonisë në konsultimet në suaza të KB-së, bashkëbisedues i rregullt i ambasadorit grek Adamanntios Vasilakis, i cili e përfaqëson Greqinë në bisedat me Methju Nimicin për çështjen e emrit të Shkupit”, shkruan gazeta. “To…

Lexo më Shumë

Në vizitën e tij të parë si kryeministër i Maqedonisë, Zoran Zaev, nga Brukseli tha se kjo tregon orientimin e qartë të qeverisë së tij në rrugën e Bashkimit Evropian, duke shtuar se anëtarësimi në BE për ato nuk ka asnjë alternativë tjetër. Anëtarësimi në BE është prioriteti kyç strategjik i Maqedonisë. Qëllimi jonë është që negociatat për anëtarsi t’i fillojmë sa më shpejtë. Patëm një këmbim mendimesh të hapur dhe konstruktiv lidhur me perspektivat e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Biseduam se Maqedonia si edhe vendet tjera jo-anëtare të Ballkanit perëndimorë janë partnere të BE-së dhe se tani na duhet…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski ka arritur në PSP. Ai në një deklaratë të shkurt para medieve tha se është thirrur për shkak se shumë shpesh ka folur në Kuvend. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, është i dyshuar në rastin “Talir”. Para tij në PSP kanë arritur zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Lexo më Shumë

Pas marrjes në pyetje në PSP, zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, ka deklaruar se ka kërkuar qasje deri tek provat dhe se nuk e di për farë e akuzojnë.Ai para gazetarëve tha se edhe njëherë është vërtetuar se PSP po vepron në bazë të urdhrave të LSDM. Në pyetjen se ku është ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Kotevski deklaroi se nuk e din ku gjendet ai. Ai është marrë vesh me prokurorët përsëri të paraqitet në këtë institucion si i dyshuar, por t’i mundësohet qasje në provat. Qasje në provat kanë kërkuar edhe Rangellova, Dimitriev dhe Janakievski.

Lexo më Shumë

Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev, ka realizuar takim me përfaqësuesen e lartë të Këshillit Evropian, Frederika Mogerinin, shkruan SHENJA. Zaev shoqërohej nga ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendësministri për eurointegrime, Bujar Osmani dhe nga ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov. Kryeministri Zaev tha se ky takim shfaq vendosmërinë e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përshpejtimin e proceseve eurointegruese. “Në interes të qytetarëve të Maqedonisë është iniciativa për dinamikë të re në procesin eurointegrues. Qëllimi ynë është që deri në vjeshtë të sigurojmë progres të mjaftueshëm në sferat reformuese kyçe, me…

Lexo më Shumë