Author: almakos

Sindikata e të punësuarve në Qendrën për Menaxhim me Krizat, akuzon Agron Buxhakun se gjatë ushtrimit të detyrës drejtor në këtë institucion, nëpërmjet personave të afërt, nënvlerëson, kërcënon dhe fyen persona të caktuar, të punësuar në QMK. Ndërkohë që nga ana tjetër, siç thonë nga sindikata, ka më tepër se 15 raste ku kuadrot profesional nëpërmjet udhëzimeve janë ricaktuar në vende tjera të punës. “Raportet njerëzore janë në nivelin më të ulët si asnjëherë më parë, disa personave të caktuar u janë përgjuar telefonat fiks. Askush me askënd nuk flet, mbizotëron frikë dhe frikësim. Derisa persona të tjerë, të pa…

Lexo më Shumë

16 Qershor 2017 Rastet tragjike të ndodhura kohët e fundit, në seri, të vrasjeve ka terrorizuar pjesën e shëndoshë të shoqërisë. Shumë dilema pse këto veprime kalojnë në masën ekstreme të marrjes së jetës. Në këto shqyrtime vijnë një kompleks shpjegimesh e rrethanash psikike të kamufluar në psikologjinë e njerëzve të sëmurë, shkruan Almakos. Sipas Entit Shtetëror Statestikor thonë se çdo vit ndodhin raste tragjike, të vrasjes me dhunë, ku nga vdekja e dhunshme vitin e kaluar në Maqedoni humbën jetën 497 persona, që është për 3.1 për qind më pak krahasuar me vitin 2015, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.…

Lexo më Shumë

Shkup, 16 Qershor Drejtori i Ndërmarrjes “Parkingu i qytetit të Shkupit”, Sasha Bogdanovic dhe kryetari i Shoqatës për mbështetjen dhe ndihmën ndaj personave të përjashtuar nga shoqëria dhe të varfërve “Ushqim për të gjithë – BUM”, Dushko Hristov, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të krijimit të kushteve që të punohet bashkërisht në luftën kundër varfërisë dhe urisë, që dominon në mesin e popullatës lokale, që bie në kategorinë e njerëzve në nevojë dhe të varfrërve, përmes krijimit si “Banka e ushqimit”, në nivel lokal, njohton Almakos. Qëllim ky në luftën kundër urisë dhe varfërisë me objektivin kryesor për të…

Lexo më Shumë

16 June Qeveria e re nuk duhet të pres asnjë minutë, por kenjëherë duhet ti rreket punës për zgjidhjen e problemit me deponitë në Maqedoni. Kjo është një gjë që është dashur të bëhet që moti, por ka munguar vullneti për zgjidhjen e këtij problemi si nga komunat, po ashtu edhe nga pushteti qendror, ka komentuar kështu, eksperti i ekologjisë Murtezan Ismaili. Ai më tej ka shtuar se duhet pasur vetëm plane sepse të njëjtat janë plakur tanimë dhe duhet veprim konkret. “këto plane nuk janë të sotme, këto plane janë plakur më shumë se unë, dhe është absurde dhe…

Lexo më Shumë

16 June Krye parlamentari Talat Xhaferi me të drejtë kërkoi largimin deputetit opozitar Vladimir Gjorçev, me çka parandaloi tensionimin e situatës, vlerëson ish-krye parlamentari Stojan Andov. Sipas Andovit, Xhaferi ka vepruar në përputhje me ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit. Talat Xhaferi me të drejtë parandaloi përshkallëzimin e situatës, dhe kjo ishte hap i drejtë, për shkak se punët shkonin që të krijohet një konfuzion ndoshta edhe përleshje fizike, ose deri tek një dhunë më të madhe që ti largojnë të gjithë deputetët prej Kuvendit, dhe kjo do të ishte incident shumë më i madh me pasoja të gjata për punën…

Lexo më Shumë

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve të rastit të Brodecit, të njohur si Stuhija Malore, kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe të Drejtat e njeriut, e cila ka refuzuar ankesën. Ata vlerësojnë se gjykata ka bërë precedencë sepse ka lejuar që në marrjen e vendimit të bëjë pjesë edhe gjykatësi Jovan Ilievski, i cili ka drejtuar Prokurorinë Publike për krime të organizuara në vendin tonë, në kohën që lënda është gjykuar në Maqedoni.  Gjatë ditës së djeshme kemi pranuar aktgjykimin me të cilin është bë shkelje flagrante të rregullit numër tetë të rregullores së Gjykatës Evropiane për liritë dhe…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka parashtruar kërkesë në Gjykatën Supreme për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me veprimin e Gjykatës Penale për rastin “Talir”. Prokuroria Speciale kërkonte ngrirjen e përkohshme të pronës së kësaj partie për shkak të dyshimeve se e njëjta në mënyrë joligjore është financuar dhe se kjo pronë ka prejardhje nga vepra e kryer penale- shpërdorim e detyrës zyrtare dhe autorizimit. Prokuroria Speciale shpjegon se i ka dorëzuar gjykatës raporte të mjaftueshme financiarë të partisë të cilat mbështesin dyshimin e tyre. Në kërkesën e mbrojtjes së ligjshmërisë Specialja ka kritikuar interpretimin e rreptë të Ligjit për Financimin e Partive politike…

Lexo më Shumë

Edhe babai duhet të ketë të drejtën e marrjes së shtesës prindërore për fëmijën e tretë. Kështu vlerëson Avokati i Popullit i cili në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ka paraqitur Iniciativë për përgatitjen e propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. Avokati i Popullit vlerëson se me ligjin ekzistues, baballarët janë të diskriminuar edhe pse  në shumë raste ata luajnë rolin e nënës dhe bëjnë kujdes të plotë ndaj fëmijëve. Kjo e drejtë është e lidhur vetëm me njërin nga prindërit, respektivisht vetëm me nënën, ku saktësisht janë të caktuara kushtet të…

Lexo më Shumë

Në seancën gjyqësore për vrasjen e 4 vjeçarit Almir Aliu nga Kumanova, mbrojtja dhe pala e dëmtuar debatuan hetimin e veçantë për komunikacionin, të përgatitur me kërkesë të mbrojtjes. Avokati mbrojtës i të akuzuarit Boban Iliç thotë se hetimi i ri ka treguar se Iliç ka kryer aktin si pasojë e dëmtimit të xhamit të përparmë të veturës. Mbrojtja madje pretendon se trajektorja e lëvizjes së të akuzuarit me veturë ka treguar se i ai, gjatë ikjes nga disa persona që kanë dashur ta sulmojnë, u është shmangur fillimisht dy fëmijëve nga krahu i majtë i rrugës dhe kjo ka…

Lexo më Shumë

Deponia në dalje të  Komunës së Haraçinës dhe në hyrje të Likovës vazhdon të paraqesë një rrezik për banorët e këtyre zonave.  Djegia e deponisë, qenë endacakë, kafshë të ngordhura dhe shumë rreziqe të tjera, janë problem i përditshëm për banorë e fshatrave Nikushtak, Orllancë dhe Mojancë. Ata kërkojnë nga komuna dhe qeveria që të gjejë zgjidhje një ditë e më parë meqë as nuk mund të lëvizin lirshëm.  “Na helmuan, na mbytën, 100 herë kemi kërkuar por askush nuk ka marr masa. Këta janë helmime të përditshme, na helmuan me fëmijë me krejt, ka qenë endacakë, ka qenë që…

Lexo më Shumë

16 June Lëvizja Vetëvendosje e Kosovës vlerëson se ka një paralelizëm mes BDI-së në Maqedoni dhe PDK-së në Kosovë sa i përket mënyrës së tyre të themelimit dhe metodologjisë së tyre të funksionimit. I ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat, deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca akuzon se BDI njëjtë si PDK funksionojnë pa llogaridhënie ndaj qytetarëve. BDI-ja me sa e kam përcjellë unë edhe metodologjinë e tyre të ushtrimit të Qeverisë dhe rezultatet e tyre tregojnë pak a shumë për një far metode të njëjtë të cilën e kemi hasur edhe në Kosovë me qeverisjen e PDK-së. Kjo ka…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gjykatësve sot mbajti kuvendin e rregullt të 12 vjetor. Kryetari i këtij organi, gjykatësi suprem Xhemail Saiti, tha se duhet të ndryshojë perceptimi i gjyqësorit dhe të zbatohen prioritetet urgjente për reforma nga raporti i Pribesë. Edhe gjykatësi Llazar Nanev është me të njëjtin qëndrim. Sipas tij duhet të rishikohet mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve si dhe ndëshkimi i tyre dhe shkarkimi. Për Nanevin është për të ardhur keq që pikërisht Pribe i zbuloi mangësitë në gjyqësor, edhe pse ato ekzistojnë vite me radhë.

Lexo më Shumë