Fakti që VMRO-DPMNE është në opozitë nuk është vullneti i qytetarëve të Maqedonisë, por është fryt i disa lojërave mes partive politike nën tavolinën e gjelbërt, kërcënimeve dhe presioneve. Kështu ka deklaruar Ilija Dimovski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të kësaj partie, e cila në Muzeun e VMRO-së po e feston 27 vjetorin e themelimit. “Kjo është një gjendje jo e natyrshme, për shkak se kur vendoset një gjendje jo e natyrshme çdoherë ka kundër reagim. Unë besoj se kundër reagimi i qytetarëve të Maqedonisë do të jetë më i madh dhe më i fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale”, tha…
Author: almakos
Gjithsej 26.105 vende janë siguruar për regjistrimin e studentëve në universitetet shtetërore edhe atë 13.953 vende për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 8.367 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 3.785 për studentë me korrespondencë, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës pasi Qeveria mori vendim për Konkursin për regjistrim të studentëve në universitetet shtetërore. Me këtë, siç është theksuar në kumtesën e Ministrisë dikasteriale, janë siguruar mjaft vende për regjistrimin e të gjithë maturantëve të interesuar, si dhe për persona të tjerë të interesuar për të studiuar në universitetet shtetërore. “Gjatë konfirmimit të numrave për regjistrim të studentëve…
Në shumë pika të vend parkimit, është vendosur stendë, ku vozitësin e makinës e udhëzon se në cilën zonë gjendet dhe sa orë është e drejtë vend parkimi. Hapësira e kohës është brenda orëve 7 të mëngjesit deri në ora 23 të natës. Por parkimi ka limit, ndeja më e gjatë është dy orë, në të kundërtën përgjegjësit e parkingut do të aktivizojnë “prangosjen” e makinës. Në raste kur nevoitet vendi i lirë dhe pronari i makinës ka keqpërdorur kohën ose ka vendosur makinën keq, jashtë vijave të vendit të parkimit, përgegjësit e komunikacionit zhvendosin makinën prej vendit të zonës…
Drejtoria për siguri dhe Kundërzbulim dhe Byroja për Siguri publike do të udhëhiqen nga kuadro të propozuar nga Ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Në vend të Vladimir Atanasovski me DSK-në do të udhëheq Goran Nikollovski, ndërsa Byronë për siguri publike, në vend të Mitko Çafkovit do ta udhëheq, Llaze Vellkovski. Këtë e vendosi Qeveria në seancën e mbrëmshme në të cilën, siç informoi shërbimi qeveritar për media, janë marrë shumë vendime të rëndësishme për nevojat e qytetarëve dhe bëri ndryshimet e nevojshme të kuadrove në interes të stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Në kumtesë Qeveria, thekson…
Kryetari i Dibrës thotë se për sanimin e rrugëve të Dibrës, ndihmojnë mërgimtarët “Dibranët që jetojnë dhe punojnë në SHBA: Baudin Çanka, Refik Kosovrasti, Dritan Fida dhe Arijan Marku, investuan për rindërtimin e rrugës më të vjetër në Dibër, e cila fillon nga Kryeja e Hanit, kah Xhamia e Hynqarit dhe përfundon mbi Xhaminë e Teqesë, ku gjendet edhe funerali i qytetit. Kjo rrugë përfshin 2000 m2 dhe u shtrua me asfalt. Investimi i bujarëve dibranë u realizua, kurse punimet përfunduan vetëm brenda një jave. Investitorëve u dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë në jetë, kurse qytetarëve u urojmë që…
Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur të hetojë rastin e sigurimit të brendshëm të Kuvendit, të cilët nuk dëgjuan urdhrat e kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferri, për të larguar nga Foltorja deputetin e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, i cili po pengonte rrjedhën normale të seancës dhe nuk respektoi vendosjen e rendit nga kreu i Kuvendit Xhaferri. Nga ministria e Punëve të Brendshme, me shkrim u përgjigjën sot për TV SHENJA, se sektori për kontrollit të brendshëm vetëm se ka filluar të hetojë rastin. “Kontrolli i brendshëm pranë MPB-së, e heton rastin dhe për një kohë shumë të shkurtër do të…
Dështimi i partive shqiptare në Qeveri për të marrë njërën nga dy institucionet kyçe në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, dëshmon se partitë politike shqiptare asnjëherë nuk kanë analizuar mirë se cilat janë institucionet me rëndësi në të cilat nuk duhet të lëshojnë pe. Kështu vlerëson eksperti për siguri, Bashkim Selmani, duke komentuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë që edhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim por dhe Byroja për Siguri Publike të udhëhiqen nga kuadro maqedonas. Profesori Selmani nënvizon se kjo shihet si tolerancë e shqiptarëve për të cilën duhet të mbajnë përgjegjësi, sepse këto janë dy sektor…
Nga Zyra për informim të Universitetit të Tetovës njoftojnë se Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës organizoi Konferencën e parë shkencore ndërkombëtare. Në këtë konferencë morën pjesë mbi 100 studiues të shkencave matematike-natyrore nga vendi dhe rajoni. Në fillimin e punimeve të kësaj konference, i pranishëm ishte edhe Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti bashkë me dekanë, senatorë dhe studentë. Ndërsa, pjesëmarrësve në emër të Universitetit të Tetovës, me fjalë përshëndetëse ju drejtua Prorektori për Arsim i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Reshat Qahili. Ai tha se mbajtja e kësaj konference shkencore, në përmbyllje të…
Me vetëm dy tenderë të shpallur, nga arka e komunës së Tetovës do të dalin mbi 1 milion e gjysmë euro (1 608 095 euro). Pak ditë pasi që iu vazhdua mandati kryetares së Tetovës Teuta Arifi, komuna përsëri ka kontraktuar tenderë të majmë për modernizimin e sistemit të ndriçimit publik dhe për riparimin e disa objekteve infrastrukturore. Vetëm për modernizimin e sistemit të ndriçimit në qytet, komuna e Tetovës ka harxhuar mbi 1 milion euro. Tenderin e ka fituar kompania “Iskratel” nga Shkupi e cila ka qenë në garë edhe me dy firma të tjera. Meqë dokumentacioni i tenderit…
17 June Ish Komandant Çela, tani në krye të resorit për zbatim të Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika nuk ka plan konkret për zgjidhjen e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të dëshmorëve. Lika nuk garanton se një ligj i ngjashëm si ai për “branitellat” do të miratohet për pjesëtarët e UÇK-së. Unë mendoj se duhet të ndërmerret diçka në këtë drejtim dhe se çfarë do të bëhet më tutje për momentin nuk jam në gjendje të them me përpikmëri, për shkak të mos-keqkuptimit nga ana e opinionit dhe sidomos nga ana e atyre që veçmë kanë qenë pjesëmarrës…
Edhe këtë verë mbetet status-kuo situata me plazhet në Strugë. Autoritetet lokale refuzojnë të lëshojnë shpallje për koncesione, ndërsa kontratat e qiramarrësve aktual kanë skaduar që nga viti i kaluar. Megjithatë ata vazhdojnë menaxhimin me plazhet për shkak se me ndryshimet e Ligjit për ndërtim të cilat Qeveria i miratoi vitin e kaluar, përparësi në marrjen e koncesioneve u jepet koncesionarëve ekzistues. Por koncesionerët shpresojnë të ketë zgjidhje. Ata thonë se janë të gatshëm për sezonin turistik, por nuk do të investojnë në përmbajtje të reja. Edhe në Ohër, për shumicën e plazheve gjatë këtyre ditëve skadojnë kontratat për koncesionet.…
Ekspertët kërkojnë që me reformat për administratën publike të përfshihen edhe shërbimet e inspektimit. Ata thonë se vendi jonë nuk ka nevojë për 34 inspektorate dhe për shumë inspektorë. Ish-deputetja e LSDM-së dhe profesoresha Ana Pavlovska Daneva tha se shembulli më i spikatur është ekzistenca e Këshillit të Inspektimit dhe kompetencat e tij. Askush në katër vitet e fundit nuk është interesuar nëse duhet të ekzistojë Këshilli i inspektimit, një organizatë ombrellë që është unike në botë, një organ tjetër i tillë nuk ekziston. Ka këshilla Inspektimi, por jo me këto kompetenca si te ne. Pse ata kanë nevojë për…

