Author: almakos

18 June Emrat e shkollave “Ismail Qemali” dhe “ Imri Elezi” në Çair mbeten çështje problematike edhe pas ndryshimit të pushtetit. Ende nuk dihet se si Qeveria e re do të zgjidh çështjen e emrave të shkollave të Çairit.  Alsat tentoi të bjer në kontakt me ministren e re të Arsimit Renata Deskoska lidhur me këtë çështje, por nga kabineti i saj nuk ishin të kapshëm për të dhënë sqarime. Përmes linjës telefonike nga shërbimet e dikasterit të Arsimit shkurt thanë se pyetjet e drejtuara nga Alsat se si  kjo ministri mendon ta zgjidh këtë çështje të kamotshme, thanë se…

Lexo më Shumë

18 June Në vend të ndihmës financiare shtetërore për fermerët, disa ekspertë propozojnë stimul të ri jo-monetar për fermerët vendas. Profesorë universitar thonë se modeli ekzistues i subvencioneve nuk jep rezultate për shkak se shumica e parave, në vend që të ri-investohen në rritjen e rendimenteve dhe sipërfaqeve përfundojnë në përmirësime të shtëpive apo edukimin e fëmijëve. Nuk ka strategji zhvillimi. Me siguri diçka duhet të ndryshojë. Të shihet në strukturën e bujqësisë dhe struktura e eksportit dhe e prodhimit, gjithashtu të shihet cilat kultura do të mbështeten. Ndërsa, subvencionet mos të jenë në formën e primeve, por në formën…

Lexo më Shumë

18 June Ndërmarja Publike “Rrugët e Maqedonisë” kumtoi se nesër nga ora 13 e deri në orën 17 në ndërprerje do të jetë komunikacioni në rrugën Mavrovë – Dibër përgjatë fshatit Rajçicë deri në Dibër. Arsye për ndërprerjen është kryerja e aktiviteteve ndërtimore, gjegjësisht asfaltimin e kësaj pjese të rrugës.

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Vardarit (Vardarska Makedonija)” do të jetë propozimi grek deri tek qeveria e Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, shkruan javorja greke ‘Realnews’. Sipas gazetës, qeveria greke vlerëson se referenca gjeografike “Vardarit” do t’i hiqte të gjithë kërkesat irredentiste të palës maqedonase. Sipas javores, propozim alternative i palës greke mund të jetë edhe “Republika e Shkupit”, të cilin pala maqedonase e ka refuzuar në bisedimet e mëparshme. Propozimet, sipas gazetës, janë të njohur për autoritetet e vendit dhe mediatorit Metju Nimic.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili po qëndron për vizitë pune në Maqedoni, i shoqëruar nga ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara dhe nga deputeti në Parlamentin e Turqisë, Hüseyin Büge, u prit nga presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, në vilën presidenciale “Villa Vodno”, raporton Anadolu Agency (AA). Pas takimit me presidentin e Maqedonisë, ministri Çavuşoğlu do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ministrat e të dy vendeve do të realizojnë takim kokë më kokë, si dhe do të zhvillohet një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, me ftesë të kongresmenit amerikan Robert Pitinxher dhe Parlamentit të Republikës së Letonisë, nesër do të marrë pjesë në  Forumin e tetë Parlamentar të Sigurisë në Riga, Republika e Letonisë Xhaferi, siç kumtoi Kabineti i tij, në forum do të mbajë fjalim me temën: “Përdorimi armiqësor i informacionit dhe siguria kompjuterike”. Në suaza të Forumit të tetë Parlamentar të Sigurisë, është paraparë që Kryetari Xhaferi të realizojë takim bilateral me kryetaren e Palamentit të Letonisë Inara Murniece.

Lexo më Shumë

Tërmeti i ri ka pasur epiqendrën 31 km në juglindje të Lesbosit, në një thellësi prej 10 km. Më herët ishin regjistruar edhe dy lëkundje të vogla, që e kanë çuar numrin e lëkundjeve pas tërmetit kryesor, në mbi 360 tërmete nën magnitudën 5 shkalla Rihter. Sipas sizmiologëve, procesi i çlirimit të energjisë sizmike të mbledhur në këtë zonë pritet të zgjasë të paktën dy muaj, e sigurisht tërmetet e njëpasnjëshme janë një dukuri normale sipas tyre. Por duke iu referuar tërmetit kryesor të ditës së hënë, që goditi në veçanti zonën Vrisa, ekspertët theksojnë se kanë të bëjnë me…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme e akuzon LSDM-në dhe partnerët e tyre të koalicionit, sepse, siç thonë, me paaftësinë e tyre personale e rrezikuan shëndetin e qytetarëve dhe mjedisit jetësor duke rrezikuar ta shndërrojnë Strugën nga perla e Liqenit të Ohrit në deponi. “Qeveria e LSD-së lejoi qytetarët e Strugës ta thithin ajrin e dëmshëm dhjetë ditë. Me vetë shuarjen e deponisë nuk do të zgjidhet ky problem, sepse ekziston rrezik sërish të ndizet, ndërsa njëkohësisht ka rrezik ta kontaminojë tokën dhe ujërat nëntokësore të cilat derdhen në Liqenin e Ohrit dhe në lumin Drini i Zi”, theksohet në kumtesë.…

Lexo më Shumë

VMRO-­DPMNE ditën e djeshme festoi 27 vjetorin e themelimit të saj si parti politike dhe 124 vjetorin nga themelimi i Organizatës. Para anëtarëve të kësaj partia u drejtua vet ai,  kreu i VMRO-­së Nikolla Gruevski i cili mes tjerash foli edhe në lidhje me shqiptarët. “Shqiptarët në Maqedoni me kalimin e kohës do të kuptojnë se me LSDM-së çdo gjë është erë dhe mjegull. Bashkësia ndërkombëtare nuk do të zhgënjehet sepse ata e dinë se me kë kanë punë por aktualisht u nevojiten.”, tha Gruevski në fjalimin e tij për 27­vjetorin të VMRO-­DPMNEsë. “Ndërkohë, ne duhet të punojmë për të…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tetovë, në bulevardin “Marshall Tito” në afërsi të mbikalimit hekurudhor. Sipas zëdhënësit të policisë në Tetovë, tetovari 26 vjeçar me inicialet E.A, ka humbur kontrollin me motoçikletën e tij dhe ka goditur mbrojtësen metalike të rrugës në afërsi të Monopolit. Nga goditja e fuqishme ai mori lëndime të rënda në trup dhe në kokë. Menjëherë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës, por mjekët nuk mundën të bënin asgjë, përveçse të konstatonin vdekjen e tij. I riu ishte djali i vetëm i familjes dhe prindër i një vajzë një të mitur.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushogllu, ka mbërritur në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup, në kuadër të vizitës së tij zyrtare një ditore në Maqedoni, raporton AA. Ai do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit me të cilët pritet të diskutojë temat aktuale në rajon dhe më gjerë. Shefi i diplomacisë turke në kuadër të qëndrimit të tij në Maqedoni, gjatë ditës së nesërme do të takohet me homologun e tij, Nikolla Dimitrov, ku pritet të shkëmbehen mendime për marrëdhëniet dypalëshe. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë njoftojnë se…

Lexo më Shumë

Ne jemi në fazën e ristrukturimit dhe freskimit partiak, kjo është faza e fundit e dialogut brendapartiake për ndryshime kadrovike dhe ndërtimin e politikave të reja, me qëllim kthimin në pushtet, ka deklaruar Nikolla Gruevski, në 27 vjetorin e partisë VMRO-DPMNE. “Kam punuar me nder dhe me dashuri. Kishte gabime, por krahasuar me reformat ato ishin të vogla. Por, në periudhën që pason do t’i përmirësojmë dhe populli do të shoh se cili është dallimi mes neve dhe LSDM-së, edhe atë jo në fjalë boshe por në vepër”, tha Gruevski, përcjell SHENJA. Ai porositi se partia duhet të ristrukturohet, në…

Lexo më Shumë