Author: almakos

Përfundoi pa një marrëveshje konkrete takimi i sotëm mes iniciativës qytetare “5 në 12” dhe ministrave, atij të shëndetësisë dhe ministres së arsimit, në të cilin u bisedua lidhur me kërkesat e kësaj iniciative për ndryshime ligjore, për sigurimin e kushteve më të mira për personat me nevoja të veçanta.  Si ministri jemi të hapur, na sugjeruan se si disa çështje mund t’i zgjidhim së bashku. Do të shohim mundësitë ligjore dhe financiare se çfarë mund të bëhet. U dhanë disa propozime nga ana e tyre, çfarë do të mundemi, do të bëjmë. Nuk kemi diçka konkrete për të treguar…

Lexo më Shumë

Librat e historisë do të pastrohen nga gabimet që kanë nxitur reagime në shtetet fqinje, paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev. I provokuar nga mediat bullgare, Zaev tha se personalitete të ndryshme si Car Samoili, Shën Kirili e Metodi i takojnë historisë së përbashkët të popujve sllav në Ballkan. Një nga çështjet e hapura në Maqedoni është edhe çështja e përdorimit të papërshtatshëm të fjalëve në libra dhe materiale tjera të caktuara, që janë materiale zyrtare shtetërore. Ekziston konsensus në Maqedoni për këtë çështje. Të gjitha botimet e reja do t’i kenë të menjanuara këto gabime, që lënë gjurmë në mënyrën më…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA pyet publikisht nëse me tenderin e shpallur nga Kompania shtetërore EELEM, për ndërtimin e sistemit të ngrohjes me vlerë prej 46,3 milion eurosh në Manastir, po fillon bashkëpunimi i qeverisë së re me qeverinë e vjetër për tenderë dhe për interesa materiale. Arsyetimi se ELEM nuk e mori parasysh kërkesën e zëvendës/kryeministrit për çështje ekonomike të qeverisë së re, Koço Angushev që të anulohet ky tender nuk është bindës për opinionin, prandaj nuk mund të në bindë as neve si parti politike. “Nëse qeveria e re dëshiron të na bindë se po mundohet të parandalojë diçka, por nuk…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese do ta rishqyrtojë mundësinë që e ka Drejtoria për Siguri për përgjim më të gjerë të komunikimeve. Gjykatësit ngritën procedurën për Nenin 175 të Ligjit për komunikime elektronike. Në seancën e sotme, gjatë diskutimit tre orësh, shumica e gjykatësve dyshuan në kushtetutshmërinë e këtij Neni. Ata arsyetuan se ky akt mundëson ndjekje të pakufizuar të komunikimeve nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), pa kontroll përkatëse, ndërsa në këtë Nen nuk janë përcaktuar kushtet në të cilat lejohet ndjekja e komunikimeve. Nga ana tjetër, gjykatësit të cilët nuk shikojnë asgjë jokushtetuese në Nenin 175 thanë se ai ka…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar pas kritikave të VMRO-DPMNE-së rreth politikave shëndetësore të qeverisë së re të drejtuar nga Zoran Zaev. Partia në pushtet vlerëson se për 11 vjet qeveria e drejtuar nga VMRO ka shkeluar të drejtat e mjekëve dhe të pacientëve. LSDM përmend faktin se gjatë kësaj qeverisjeve ka ndodhur eksod i madh i punonjësve shëndetësorë, ku çdo vit iknin jashtë vendit së paku 200 mjekë. Ai thotë se këto politika kanë shkaktuar kolaps të plotë në sistemin shëndetësor. LSDM thekson se Qeveria e re do të mbajë premtimet për rritjen e pagave të mjekëve e specialistëve,…

Lexo më Shumë

Rroga më të larta se deputetët dhe katër herë më të larta se pagat e mësuesve, harxhime të jashtëzakonshme për qira, për shërbime të telefonike dhe pagesa shtesë të panevojshme… Këto harxhime sipas Komisionit për Çështje ekonomike, i kanë bërë anëtarët e Komisionit për Energjetik. Goran Milevski, deklaroi se të gjithë këto harxhime janë të palogjikshme. Ju në rrogë prej 1500 eurove, keni konstatuar të merrni dhe të holla për regres. Rroga ka qenë e vogël prandaj keni pasur nevojë edhe të holla për pushim. Edhe për jetë jashtë institucionit keni ofruar rrogë shtesë. Pak kanë qenë 500 euro për…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian pret që zëvendësi i Prokurorit Publik shtetëror, Marko Zvërlevski, të jetë i pavarur dhe i besueshëm. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, pasi publikimit  të disa prej kandidatëve të mundshëm për zëvendësimin e Zvërlevskit. Qëllimi i reformave që BE-ja i kërkon nga vendi juaj kanë të bëjnë me de-partizimin dhe de-politizimin e gjyqësorit. Çështja e emërimit të prokurorit të ri të shtetit është çështje për të cilën Parlamenti i vendit tuaj do të vendosë nëse do të zgjedhë kryeprokuror të ri. Nëse Kuvendi vendos të emërojë një Prokuror të ri shtetëror, ne si BE sinqerisht…

Lexo më Shumë

Vullnet Ameti për të dytën herë radhazi është rizgjedhur në postin e rektorit të Universitetit të Tetovës. Me 42 vota pro dhe asnjë kundër, Ahmeti ka fituar garën për postin e rektorit ndaj kandidatit Alifeta Selimin, prorektor i financave, i cili ka grumbulluar vetëm tri vota të Senatorëve. Votimi për rektor të Universitetit të Tetovës ka qenë i fshehtë, ndërsa zgjedhjet i ka organizuar komisioni i senatit. Ameti në konferencën solemne për shtyp, është zotuar se besimin e dhënë nga senatorët, do e shndërrojë në punë dhe në angazhim për krijimin një Universiteti me performanca ndërkombëtare.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e fundit parlamentare prodhuan ndryshim. Tani për tani vetëm ndryshimin e pushtetit, në kuptimin e zëvendësimit të partisë maqedonase në pushtet. Shkoi VMRO-DPMNE-ja, erdhi LSDM-ja, tani më jo vetëm me BDI-në, por edhe me Aleancën për Shqiptarët. Por qytetarët presin ndryshime thelbësore, qasje të re nga pushteti dhe institucionet, mbrojtjen e interesit publik, interesit qytetar para atij partiak siç ka qenë deri më tani. Do të arrijë Maqedonia të bëhet shtet i vërtetë, që do të jetë në shërbim të qytetarëve, do të bëhet shtet demokratik apo do të lind një diktator i ri? Kjo është dilema kryesore e…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të vizitojë Brukselin, ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. I shoqëruar nga disa bashkë-partiak të tij, si ish ministri i jashtëm Nikolla Poposki, Vlladimir Gjorçev, Gruevski prtet të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Zgjerim Federika Mogerini, me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë. Kjo vizitë realizohet pas takimit të djeshëm që Gruevski pati me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, ku është vërejtur se e ka zbutur retorikën në raport me BE-në.

Lexo më Shumë

VMRO-Popullore e drejtuar nga ish-kryeministri Lupçe Georgievski ka mirëpritur vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari. Partia e ndarë nga VMRO-DPMNE-ja vlerëson se ky është hap i madh për përmirësimin e marrëdhënieve me vendin fqinj, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian. VMRO-Popullore thekson se kjo është një mundësi për të fituar përkrahje në rrugën e integrimeve evropiane, duke akuzuar ish-partinë amë se gjatë viteve të qeverisjes së saj e ka injoruar Bullgarinë dhe Greqinë. Sipas partisë së Georgievskit, vizita e kryeministrit Zaev në Sofje është një hap drejt evropianizimit të Ballkanit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev beson se Bullgaria po i ofron vendit miqësi të sinqertë. Këtë përshtypje e ka krijuar kreu i Ekzekutivit gjatë takimeve në Sofje. Në kuadër të vizitës dyditëshe, Zaev sot është takuar me kryetarin e Kuvendit Popullor bullgar Dimitar Gllavçev. Shërbimi për informimi Kuvendit bullgar ka njoftuar se Zaev ka shfaqur shpresë se marrëdhëniet midis dy vendeve në të ardhmen do të zhvillohen dhe thellohen. Ndërkohë, Gllavçev ka theksuar se Bullgaria ka pozicion dinjitoz për mbështetje të perspektivës euroatlantike dhe evropiane të Maqedonisë. “Do të punojmë në ndërtim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkan, ndërsa shembull…

Lexo më Shumë