26 June Administratë efikase publike, organe të pavarura rregullatore, menaxhim i përgjegjshëm i parave publike. Këto janë prioritetet kryesore ekonomike që duhet të jenë pjesë e planit të veprimit të qeverisë për të përshpejtuar proceset integruese të vendit në BE. Menaxhimi i financave publike është një nga masat që rrjedhin direkt nga raporti i ekspertit gjerman Rajnhard Pribe. Këtu është çështja se si menaxhohet me borxhin. Ne e dimë se nuk dihen deri në fund informacione në kuptimin e asaj, se sa është borxhi i ndërmarrjeve publike, sa është borxhi i brendshëm ndaj bizneseve, çfarë “baloni” do të bëhet nga…
Author: almakos
Euro-komisari Johanes Han dhe kryeministri Zoran Zaev kanë përfunduar takimin e përbashkët në Qeveri. Pas takimit, dy bashkëbiseduesit kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për gazetarë. Han ka deklaruar se ky është momenti vendimtar për të gjithë liderët politik dhe faktorët vendosës në vend që të punojnë së bashku për të çuar përpara dialogun politik dhe për të ecur përpara në rrugën e integrimeve evropiane. Ai ka thënë se sheh optimizëm në vend për reformat në vend dhe një një dinamikë të re, të drejtuar për përmirësimin e jetës për qytetarët. “Mesazhi im për të gjithë është që të gjithë…
26 June Temperaturat e larta kanë boshatisur qendrën e kryeqytetit. Matjet e termometrit flasin se gjatë ditës së sotme temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë, ndërkaq më alarmante pritet të jetë gjendja të shtunën e ardhshme kur temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Ato pak qytetarë që takuam nëpër rrugë ankohen se kryeqyteti nuk ofron vende të mjaftueshme për freski gjatë kësaj periudhe të nxehtë vere. “Nuk kemi pishina mjaftueshëm nëpër qytet, ferr është. Shteti duhej të kujdesej për këtë gjë por çfarë të bëjmë. Duhet të punohet në këtë drejtim, Shkupi nuk është vend…
Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn pas takimit që ka pasur në Qeveri me kryeministrin Zoran Zaev në rrjetin social twitter ka shkruar se me Zaevin kanë pasur një takim produktiv. “Takim i mirë me kryeministrin Zoran Zaev në Shkup. Vendi ka hapur një faqe të re, duke hapur rrugën për dinamik të re për reformat në të mirën e qytetarëve. Përgëzime për kryeministrin për lidershipin e treguar me zgjatjen e dorës ndaj fqinjëve dhe lënien anash të ndarjeve politike dhe etnike”, ka shkruar Hahn në tëitter, përcjell SHENJA.
Tërmet i ri me fuqi prej 3.7 shkallës para disa minutave e ka dridhur Maqedninë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Resnjë me thellësi prej 10 kilometra.
Në fshatin Gllumovë është bërë sot varrimi katër viktimave të djeshme. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i banorëve, të cilët kanë ndarë dhimbjen për këtë ngjarje tragjike, raporon Televizioni SHENJA. Sot gjatë ceremonisë së varrimit janë parë një numër i konsiderueshëm i forcave policore që janë kujdesur për sigurinë. Dje, dorasi Shaban Sulejmani nga Gllumova ka vrarë vëllaun dhe dy nipërit, ndërsa në fund ka vrarë edhe veten. /SHENJA/
26 June Në Maqedoni, vite me nuk funksionon sistemi për parandalimin e breshrit. Mos pasja e një sistemi të tillë bëri që së fundmi më 14 qershor, por edhe shumë herë të tjera, breshri të shkaktojë dëme bujqësore por edhe të tjera materiale nëpër shtëpi dhe biznese. Nga enti hidrometeorologjik i Maqedonisë thonë se sistemi i tillë ka funksionuar por në mënyrë graduale është ndërprerë që nga viti 1974 kur është instaluar dhe nuk është mirëmbajtur. Tërësisht ai është ndërprerë pesë vite më parë. Për momentin sistem për mbrojtje kundër breshrit në Maqedoni nuk ka. Ai nuk funksion katër deri…
26 June Eurokomisari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, mbërriti para pak çastesh në Qeveri. Seanca pritet të fillojë në këto momente. Në këto momente ai po zhvillon një takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev , zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Pas takimeve pritet të mbahet seancë tematike e Qeverisë kushtuar prioriteteve reformuese urgjente për integrimet euroatlantike ku do të marrë pjesë edhe komisari evropian Han. Pas përfundimit të seancës tematike të Qeverisë do të mbahet pres konferencë e kryeministrit…
Komisari Johanes Han ka arritur në Qeveri ku ka nisur takimin kokë më kokë më kryeministrin Zoran Zaev. Pas kësaj, do të ketë takime ndërmjet delegacioneve të të dyja palëve. Në këto takime do të marrin pjesë anëtarët e kabinetit qeveritar, përfshirë Radmilla Sheqerinskën, Nikolla Dimitrovin e Bujar Osmanin, raporton SHENJA. Më vonë pritet të mbahet një seancë e Qeverisë ku do të marrin pjesë edhe Han dhe anëtarët tjerë të delegacionit evropian. Komisari Han pritet të takohet edhe me liderët e partive politike shqiptare. Në BDI do të ketë takime në orën 16:15, te Lëvizja BESA në orën 17:35,…
26 June Ekspertët janë të ndarë sa i takon ndryshimit të mundshëm të sistemit zgjedhor në Maqedoni. Profesori Temelko Ristevski mendon që modeli aktual me 6 njësi zgjedhor është më i përshtatshmi meqë përfaqëson më mirë nevojat e qytetarëve, megjithatë Kodi Zgjedhor duhet të pësojë azhurnime të caktuara. Mendoj se modeli momental i njësive zgjedhore më mirë i tregon nevojat e qytetarëve. Nëse merren parasysh interesat e qytetarëve, se kush do t’i përfaqësojë, edhe ashtu me radhë, mendoj se ky model është i mirë, por supozoj se njerëzit e LSDM-së kanë konsultuar ekspertë dhe e dinë këtë problematikë dhe jo…
Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë po jep rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta për shkak se vendi është përfshirë nga faza portokalli. Qytetarët kwshillohen të mbrohen nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, të shmangin dalje në ambient të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00, të mbajnë veshje të lehtë, syza mbrojtëse dhe kapelë, të konsumojnë ushqim të lehtë dhe pije, të kenë kujdes në përgatitjen dhe konsumimin e ushqimit, të shmangin prodhime të përgatitura termike, si për shembull majonez prej vezëve shtëpiake dhe me kujdes të konsumojnë akullore dhe kremra të ndryshëm, të konsumojnë…
26 June Një tërmet me magnitudë prej 2,8 ballë sipas shkallës së Rihterit dhe intesitet prej III deri IV sipas Shkallës markosizmike evropiane në mëngjesin e sotëm në orën 1 e 12 minuta është ndjerë në Ohër, Strugë dhe Resnjë. Siç infomin Observator sizmilogjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, tërmeti vjen nga rajoni epiqendror i Ohrit.

