30 June Një banor i komunës së Sarajit, i revoltuar se komuna nuk mbledh mbeturinat ashtu siç duhet, ka vendosur që të njëjtat t’i dërgoj para objektit të komunës. Ai thotë se në këtë komunë ka një diskriminim të madh përsa i përket mbledhjes së mbeturinave. Banori i revoltuar thotë se mbeturinat në këtë komunë mblidhen në mënyrë selektive, d.m.th vetëm në ato shtëpi që kanë gjendje të mirë financiare, ndërsa anashkalohen familjet e zakonshme të komunës edhe pse faturën e këtij shërbimi të gjithë e paguajnë njësoj. Mesazhi i plotë i banorit të Sarajit: Gjëja më e vështirë në jetë…
Author: almakos
Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot përmes kumtesës kërkoi ndërmarrjen e masave për mbrojtje të punëtorëve, të cilët punojnë në temperatura të larta dhe zbatim konsekuent të rekomandimeve nga Qeveria për mbrojtje nga moti i ngrohtë. Nga LSM-ja përkujtojnë se punëdhënësi, në pajtim me Ligjin për siguri dhe shëndet, është i obliguar të sigurojë kushte adekuate të punës, të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. “Punëdhënësi nuk mund të ndikojë në faktorët e jashtëm, siç janë rrezatimi solar, temperatura dhe lagështia e ajrit, por mund me zbatim adekuat të rregullave për mbrojtje në punë, në masë…
Për sot është paraparë që të zhvillohet një takim mes kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.Takimi pritet të mbahet në hapësirat e Qeverisë ndërsa do të filloj nga ora 16:00.Sipas informacioneve në takim do të bisedohet për funksionimin e Kuvendit të Maqedonisë si dhe reformat që duhet të bëhen në vend, me theks të veçantë reformat në drejtësi.
30 June Mbështetësit e VMRO-DPMNE-së aktualisht, në këto momente, po mblidhen para Gjykatës Penale në Shkup ku sot kjo gjykate duhet të vendosë për kërkesat për paraburgim që ka kërkuar PSP-ja ditën e djeshme, për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe anëtar të tjerë të kësaj partie. Momentalisht trafiku është komplet i bllokuar në këtë bulevard nga protestuesit që kanë vendosur automjetet e tyre kryq e tërthor në këtë bulevard duke krijuar një kaos total në të gjitha akset që lidhin këtë kryqëzim.
Një banor i komunës së Sarajit i revoltuar me faktin se autoritetet komunale nuk kanë mbledhur mbeturinat para shtëpisë së tij, ka vendosur që të njëjtat t’i dërgoj para objektit të komunës. Ai thotë se në këtë rast ka pasur një diskriminim ngase mbeturinat në këtë komunë mblidhen vetëm për ato shtëpi që kanë gjendje më të mirë financiare ndërsa anashkalohen ata familje që nuk qëndrojnë mirë financiarisht, edhe përkundër faktit se me rregull paguajnë obligimet e tyre për shërbimet komunale. “Përkundër telefonatave që i bëra në Komunën e Sarajit për tu ankuar se pse nuk i kanë marrë mbeturinat,…
Edhe sot nëpërmjet një komunikate për media kanë reaguar nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre qëllimi i PSP-së është eliminimi i VMRO-DPMNE-së me qëllim dobësimin e shtetit. “PSP po udhëheq një proces qëllimi i të cilit është politik dhe jo juridik, dhe pa pasur fakte po akuzohet një parti e tërë. 100 persona nga trupat kryesore të VMRO-DPMNE-së janë politikisht të akuzuar pa pasur prova- PSP është shndërruar në zyre të LSD”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
Zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë në malin në mes të Strugës dhe fshatrave Dologozhdë dhe Poum. Ekipet e njësive territoriale të zjarrfikësve nga Struga, ndërmarrja publike “Jabllanicës” dhe drejtori për mbrojtje dhe shpëtim dhe vendasit janë në terren dhe për të luftuar me flakët, përcjell TetovaSot. Komandanti i zjarrfikësve në Strugë, Minir Mamudi informon se në terren janë tre kamionë të zjarrfiksave, por që nuk kanë kapacitet për të shuar zjarrin, i cili shpejt u përhap për shkak të erërave të forta që fryjjnë në këtë rajon. Ndihmë kanë kërkuar edhe nga zjarrfikësit Ohrit dhe nga Drejtoria për Mbrojtje…
Për herë të parë këtë verë për qytetarët e Maqedonisë të cilët do të pushojnë në bregdetin shqiptar do të kujdesen edhe policë nga Maqedonia. Kjo është dakorduar në takimin e sotëm të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu me përfaqësues të Ministrisë shqiptare të Punëve të Brendshme. “Në periudhën nga 1 korriku e deri më 30 gusht, pjesëtarë të Ministrisë tonë do t’u dalin në ndihmë për pyetje nga sfera e krimit dhe komunikacionit rrugor. Kjo mbështetje del nga Protokolli midis ministrive të punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Shqipërisë për bashkëpunim gjatë sezonit turistik”, shkroi…
Gjykatësit nga këshillat penal nga Gjykata themelore Shkup 1 dje dhe sot vendosin rreth aktakuzave dhe kërkesave për përcaktim të masave për kujdes dhe masës për paraburgim për rastet e Prokurorisë speciale publike që dje u pranuan në Gjykatë. Gjykata penale informoi se lëndët nën titullin “Total”, “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” përmes vendosjes automatike janë ndarë në punë për vlerësim të aktakuzës tek gjykatësja Monika Bahçovanovska. Lëndët që janë në kompetencë të Sektorit për krim të organizuar gjithashtu përmes vendosjes automatike janë ndarë tek disa gjykatës. Tek gjykatësja Lidija Petrovska është vendosur lënda “Tarif”, tek gjykatësi Goran Boshevski lëndët…
Ura është metaforë e fuqishme për lidhje dhe përparim. Të ndërtohen ura do të thotë të afrohen njerëzit, të tejkalohen dallimet dhe të shkohet përpara. Unë e shoh Ambasadën e SHBA-së si një urë të tillë metaforike, sepse punojmë me Maqedoninëdhe me qytetarët e saj në bazë të vlerave të përbashkëta me qëllim që të lëvizim përpara drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta. Këtë e theksoi ambasadori amerikan, Xhes Bejli gjatë fjalimit të djeshëm në Ambasadë në pritjen solemne, që tradicionalisht organizohet me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Në prani të kryetarit të Kuvendit të…
Të dënuarit në rastin Sopoti thonë se qeveritarët nuk duhet që ta presin 100-ditëshin e Qeverisë së re për ta zbadhur këtë rast. Ata i bëjnë thirrje politikanëve shqiptarë që janë pjesë e Qeverisë që të bëjnë diçka për ta zbardhur rastin. Në emisionin Arena, ata përmendin faktin se deri tash janë mbështetur fare. Ata paralajmërojnë se në qoftë se 18 shtator, kur është seanca, nuk zgjidhet rasti do të organizojnë protesta. “Ne do të aktivizohemi dhe do të dalim në rrugë. Qeveria e ka afatin deri atëherë”, thotë Shaban Limani. Ai thotë se për fat të keq kanë qenë…
Familjarët e të dënuarve në rastin Sopoti kishin shpresë të madhe se sot gjatë konfernecës së Prokurorisë Speciale do të hapte rastin. Por, ata u zhgënjyen shumë kur nuk e dëgjuan se po përmendet rasti i tyre. Të dënuarit e këtij rasti që vuajnë burgun shtëpiak janë rrëfyer për Emisionin Arena në Televizionin SHENJA. Njëri prej të dënuarve, Sulejman Sulejmani thotë se është rëndë për atë që si 74 vjeçar të paraqitet çdo dy javë në gjykatë. “Shnetin ma kanë marrë. Në Ahiret do t’u lypi xhevap. Shumë keq është me ta marrë anën e keqja. Ali Ahmeti e përmendi…

