Përfaqësuesi Special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic prej sot e deri më 4 korrik do të qëndrojë Shkupin, ku do të bisedojë me zyrtarët e lartë maqedonas rreth mundësive për zgjidhjen e kontestit. Shërbimi për Informim i OKB-së njofton se Nimic vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë për të diskutuar mënyrat për të arritur përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit. Shërbimi njoftoi se pas kësaj është parashikuar që Nimic të shkojë në Athinë. Matju Nimic, në fund të…
Author: almakos
Nga Ministria e Financave informojnë se parakusht për rritjen e rrogës minimale është që të parashihen para me rebalancin e buxhetit, për të cilin është duke u punuar, por që nëse nuk dorëzohet deri në mes të muajit korrik për miratim në Qeveri, atëherë do të mbetet të miratohet në muajin Rritja e rrogës minimale do të pret muajin shtator, pasi fillimisht duhet të bëhet rebalanci i buxhetit të vitit 2017, i cili ende nuk është gati, megjithëse nga Ministria e Financave sigurojnë se po punohet në planifikim e rebalancit të buxhetit, shkruan gazeta KOHA. Nga Ministria e Financave informojnë…
Grupi i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës sot do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të kryer patrullime rrugore së bashku me Policinë e Shqipërisë. Paraprakisht do të mbahet një konferencë për media në pikën e kalimit kufitar Vërmicë, pastaj ekipet policore do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për të kryer detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit. Kjo realizohet referuar bashkëpunimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me Policinë e Shtetit të Republikës së Shqipërisë bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të firmosur nga autoritetet policore të të dyja shteteve për organizimin e shërbimeve…
Gjykatësit e Penales do të vendosin brenda 24 orëve nëse do të respektohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për arrestimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt. Specialja ka dorëzuar mbrërmë vonë materialet hetimore për aktpaditë e ngritura për pesë lëndë që kanë të bëjnë me çështjet “Tifani”, “Trevnik”, “Total”, “Tortura” dhe “Titanik”. Ndërkohë, mbrëmë Këshilli Penal i Gjykatës Themelore – Shkupi 1, pas analizave të detajuara të fakteve dhe dëshmive solli vendime me të cilat nuk përcaktoi ndonjë masë paraburgimi, por vetëm u është marrë pasaporta disa prej të akuzuarve në lëndët e Speciales. Pritet që në…
Prokuroria Speciale Publike sonte rreth orës 21:00 i dorëzoi në Gjykatë lëndët për rastet “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa”. Të dyshuar kryesor në këto lëndë janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov. Ndërkohë sonte Gjykata themelore – Shkupi 1 njoftoi se nuk ka ngritur asnjë masë të paraburgimit por vetëm u është marrë pasaporta disa prej të akuzuarve në lëndët e Speciales.
30 June Gjykata Penale ka sjellë vendime megjithatë raportohet se për asnjërin nga të akuzuarit nuk është sjellë vendim për paraburgim. Alsat mëson se disa nga të akuzuarit duhet të paraqiten çdo të hëne në gjykatë, disave u është marrë pasaporta dhe masa të tjera të ngjashme, megjithatë nuk është shqiptuar asnjë masë për paraburgim. Nga ana tjetër PSP-ja në çdo moment pritet deri tek Gjykata Penale të dërgoj edhe informatat shtesë për dy raste. Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup sonte përmes një njoftimi informon se ka sjell vendim për caktimin e masave të sigurisë për 5…
30 June Këshilli penal sont shpalli vendimet e marra për një pjesë të kërkesave për paraburgim dhe masa të kujdesit të kërkuara nga Prokuroria Speciale Publike. Ivana Taleskës i është marrë pasaporta dhe detyrim paraqitjeje çdo të hënë, masa e njëjtë është caktuar edhe për Llatasin.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga deputetët Afrim Gashi dhe Fadil Zendeli, kanë takuar sot kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit, Kasami tha se pjesë e bisedës kanë qenë funksionimi i Kuvendit dhe reformat e domosdoshme që duhet t’i bëjë vendi. “Biseduam dhe ia bëmë të qartë se Lëvizja BESA është parti opozitare, dhe mëtutje aktivitetin e saj do ta orientojë drejtë një opozite të mirëfilltë dhe se Lëvizja BESA është e gatshme të jetë pjesë e proceseve reformuese të cilat kanë të bëjnë me rrugëtimin e Maqedonisë drejtë BE-së dhe reformave në Drejtësi dhe lirimin e mediave…
Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, është themeluar një mekanizëm i pavarur institucional, i quajtur RYCO (RAJKO), i cili synon të promovojë frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit mes të rinjëve në rajon, përmes programeve të shkëmbimeve rinore. Ndërsa sot ambasadorët e Francës, Austrisë, Gjermanisë dhe Italisë ishin të pranishëm në Shkup për ta prezantuar këtë organizatë edhe para të rinjëve të këtij vendi, duke ftuar shoqërinë e Maqedonisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për hartimin dhe propozimin e projekteve konkrete. RYCO është frymëzuar nga modeli franko-gjerman i pajtimit, ndërkaq krijimi…
30 June Gjykata Penale ende punon në 18 kërkesat për paraburgim për rastet e PSP-së. U.d kryetar i Gjykatës Themelore Shkup 1, Stojançe Ribarev për Alsat M sot pasdite shkurtimisht tha se asnjë vendim deri më tani nuk është shkruar dhe nënshkruar nga gjykatësit që vendosin nëse do të ketë paraburgim për ndonjërin prej të akuzuarve. Në Gjykatë është vendosur kujdestari, kurse gjykatësit kanë marrë instruksione që ta përshpejtojnë procesin. Në opinion tashmë qarkullojnë informacione jozyrtare se disa personave u është shqiptuar masa e paraburgimit, por Ribaervi nuk e konfirmoi këtë lajm. Ekspertët e drejtësisë janë të ndarë rreth procedurës…
Faji për mos procedimin e rasteve që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me shqiptarët, siç janë “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova” e të tjerë, nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, nuk qëndron vetëm tek kjo e fundit, por një jesë të konsiderueshme të fajit bartin edhe Këshilli i prokurorëve, Prokuroria pubike themelore – Shkupi 1 dhe gjykatat. Kështu u shpreh eksperti juridik Naser Zyberi në intervistën e zhvilluar në kuadër të edicionit të lajmeve në TV SHENJA. “PSP në mënyrë permanente ka insistuar që këto raste t’i barten në kompetencë PSP-së, dhe der në momentin e fundit disa prej këtyre ende nuk janë…
Në Qendrën për Kulturë, Komuna e Gostivarit organizoi Akademinë Solemne me rastin e Ditës së Komunës, 29 Qershorit. Në prani të funksionarëve të lartë shtetëror, deputetë, përfaqësues të jetës fetare, kryetarë komunash, përfaqësues të Komunave Stari Grad të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Smolen të Bullgarisë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta pasi përshëndeti të pranishmit foli mbi rëndësinë e Ditës së Komunës së Gostivarit, njofton Flaka. 29 Qershori paraqet Ditën e Komunës së Gostivarit. Kjo datë, tha kryetari Bejta, për qytetarët e Komunës së Gostivarit ka një domethënie të madhe historike, pasi më 29 qershor të vitit 1992 pas…

