Author: almakos

Nuk ka paraburgim as për Sasho Mijallkovin e Goran Grujovskin. Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1, ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Speciale Publike për ndërmarrjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit, ish drejtorit të DSK-së dhe ish komandantit të Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujovski. Këshilli ka sjellur vendim që si masë kujdesi t’u merren pasaportat, me detyrim një herë në javë të paraqiten në Gjykatën Themelore Shkup 1.  Këshilli Penal njofton se propozimi për caktimin e masës së paraburgimit kundër të akuzuarëve S.M., G.G., N.N., T.J. dhe N.N. është i pabazë, ndërsa me rastin e propozimit…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Shkupi 1 sot duhet të vendosë në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Publike Speciale për paraburgim për ish-kryeministrin dhe kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov, ish-ministren e brendshme Gordana Jankullovska, ish-ministerin e Transportit, Milje Janakievski dhe ish-sekretarët e Qeverisë, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Sipas prokurorisë, këta persona janë të dyshuar ne rastet “Titanik”, “Target” dhe “Fortesa” për të cilat gjykata dorëzoi materiale të premten rreth orës 21. Procedura parasheh që së pari Këshilli Penal i përbërë nga tre gjykatës të vendos nëse do të pranojë ose refuzojë kërkesat për paraburgim. Ndërkaq, të…

Lexo më Shumë

Partia e drejtuar nga Nikolla Gruevski e ka nisur ditën me akuza ndaj Prokurorisë Speciale Publike. Në komunikatën e zakonshme të mëngjesit VMRO-ja vlerëson se Prokuroria Speciale është arma kryesore në fuashtën e nisur për shkatërrimin e partisë. Sipas partisë opozitare, kjo fushatë në të njëjtën kohë e dobëson edhe shtetin. Në këtë frymë VMRO thekson se mëkati i tyre është fakti se për 11 vjet kanë punuar për të ruajtur interesat nacionale të shtetit, siç thonë ata. “Gjatë kësaj periudhe i kemi rezistuar çdo presioni për ta ndërruar emrin e shtetit dhe nuk lejuar pranimin e platformave të ardhrua…

Lexo më Shumë

02 July Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen për emrin, Methju Nimic prej sot e deri më 4 korrik do të qëndrojë në Shkup në biseda me kreun shtetëror të Maqedonisë për mundësitë për zgjidhjen e kontestit për emrin. Nimic, siç kumtoi pres-shërbimi i KB-së, vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të KB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin. Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së…

Lexo më Shumë

Reformatorët nga radhët e VMRO-DPMNE-së po i japin mbështetje Prokurorisë Speciale Publike, e cila është në qendër të kritikave nga ana e kësaj partie. Personat që po kërkojnë ndyshime në partinë e gruevskit pas mbetjes në opozitë, tashmë kanë edhe propozime konkrete. Ata rekombandojnë që Prokuroria Speciale duhet të bashkohet me Prokurorinë Themelore, duke bashkuar forcat për ta luftuar krimin dhe korrupsionin “pa dallime për personat që janë në pushtet dhe për ata që kanë mbetur në opozitë”.  /SHENJA/

Lexo më Shumë

02 July Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona dhe është plagosur rëndë një fëmijë. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:45 në aksin rrugor Shtip-Veles, pranë vendit të quajtur “Pika e Zezë”. Nga përplasja e dy mjeteve tip ‘Golf’ me targa të Kumanovës kanë humbur jetën 1 burrë dhe 2 gra, ndërsa një fëmijë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Shkupit.

Lexo më Shumë

Moti sot paradite pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësirave të moderuara dhe me erë të lehtë. Pasdite dhe në mbrëmje në ceri-perëndim të vendit pritet mot jostabil me rreshje të shiut dhe stuhi të mundshme. Temperatura e mëngjesit do të shkojnë nga 16 në 23 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 31 deri në në 40 gradë. Nga e hëna moti pritet të jetë kryesisht jo stabi dhe temperaturat do të bien ndieshëm.

Lexo më Shumë

Një pjesë e madhe e lagjes së Vizbegut që graviton në komunën e Shuto Orizares ka probleme të mëdha me ujin e pijshëm, e sidomos këto 10 ditët e fundit nuk ka pasur aspak ujë, me çka banorët e kësaj ane po hasin në vështirësi të shumta duke patur parasysh edhe temperaturat e larta që po na shoqërojnë këto ditë. Lëvizja BESA – Shuto Orizare ju bënë apel organeve kompetente që menjëherë të zgjidhin këtë problem, në të kundërtën do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë e mjetet demokratike për të siguruar kushtet tona elementare për jetesë, përfshirë këtu edhe protestat…

Lexo më Shumë

Përfundimisht skadoi afati i Prokurorisë Speciale Publike gjatë të cilit kjo prokurori mund të hapte raste të reja. Kjo ishte paraparë që nga themelimi i kësaj prokurorie, ku thuhej PSP mund të hapë lëndë në afat prej 2 viteve që nga marrja e materialeve. E materialet, kjo prokurori i morri pikërisht me datë 1 korrik të vitit 2015. Ndonëse ishte kërkesë e kësaj prokurorie që të zgjatet mandati i saj, kjo nuk ndodhi pasi Qeveria e mëparshme e përbërë nga partnerët VMRO-BDI, nuk arriti që të miratojë ligjin e ri për Prokurorinë Speciale Publike që parashihte zgjatjen e mandatit. Sidoqoftë,…

Lexo më Shumë

Të paktën pesë persona vdiqën sot në kryeqytetin bullgar për shkak të një vale të fortë të të nxehtit që ka prekur vendin, nga temperatura që arrijnë deri në 44 gradë Celcius. “Në mesditë, ekipet e shpëtimit i kanë dhënë asistencë rreth 200 personave që ndodheshin në gjendje të rëndë”, theksoi zëdhënësja e shërbimeve të urgjencës në Sofje, Katia Sungarska. Kjo e fundit kshilloi banorët që të mos dalin nga shtëpitë gjatë ditës dhe të telefonojnë shërbimet e urgjencës vetëm në raste shumë të rënda, për të ruajtur ambulancat për rastet që kanë më shumë nevojë.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në forumin “Bashkëpunimi  dhe siguria Adriatik-Mesdhe në Evropën Juglindore” në Dubrovnik, është takuar me diplomatin amerikan Hojt Brajan Ju. Në takim është potencuar mbështetja e SHBA-së për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, njofton MPJ. Siç theksohet në kumtesën e MPJ-së, Ji, i cili ishte mes panelistëve të forumit, ka –potencuar se momenti më i errët i Ballkanit për këtë vit ka qenë 27 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa lajmi më i mirë në gjithë rajonin formimi i Qeverisë së re reformatore. Në panel deiskutimin kushtuar paqes, sigurisë dhe stabilitetit, ministri…

Lexo më Shumë

E drejta për pjesmarrjen e fëmijëve në sjelljen e vendimeve, posaçërisht në sistemin arsimor është një nga veprimet dhe të drejtat e fëmijëve, ku është nxjerrë edhe nga Konventa për të drejtat e fëmijëve. Pra, Maqedonia është një nga  nënshkrueset e kȅsaj konvente. Për gjendjen momentale të kësaj çështje Kualicioni i organizatës së të rinjve “Tani”, ka bërë një hulumtim mbi të drejtat e fëmijëve, në  procesin e vendimarrjes në sistemin arsimor, njohton Almakos. Analiza tregon se sistemi arsimor është sferë e cila duhet ti kushtohet vëmendje dhe e njejta të rregullohet me ligj dhe në kontekst praktik. Për…

Lexo më Shumë