02 July Gjykata Penale e Shkupit vendosi kundër kërkesës së Prokurorisë Speciale, që ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov të shkoj në paraburgim. Vendim të njëjtë gjykata miratoi edhe për ish shefin e Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski. Dy të akuzuarit në lëndën më kryesore të Katica Janevës e cila duhet të zbulojë kush ka përgjuar dhe më pas si është shkatërruar pajisja e përgjimit, megjithatë nuk janë tërësisht të lirë. Sipas detyrës zyrtare, u shqiptohen masa të përkujdesit edhe atë, obligim që të akuzuarit njëherë në javë të paraqiten tek personi kompetent zyrtar në gjykatë dhe marrja e përkohshme…
Author: almakos
02 July Është çështje dite kur do të publikohet dhe do të paraqitet para Komisionit evropian “Plani 3-6-9”, i njohur ndryshe si “Udhërrëfyesi për reformat”. Zv/kryeministri për Çështje evropiane Bujar Osmani tha për ALSAT M se plani përmban të gjitha masat që duhet të ndërmerren në periudhën 3 mujore, 6 dhe 9 mujore edhe atë në 16 sfera të ndryshme. Kryesisht sipas Osmanit, në 3 mujorin e parë do të realizohen masat që nuk kërkojnë ndryshime ligjore dhe njëherësh do të kryhen përgatitjet e duhura për ndryshimet ligjore që do të duhet bërë në dy periudhat tjera. [embedded content]
02 July Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic po qëndron në Maqedoni. Pasdite ai do të takojë presidentin Gjorge Ivanov. Nimic pritet të takojë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov. Ndërmjetësi më 4 korrik pritet të qëndrojë edhe në Athinë. Nimic në një intervistë për emisionin 360 gradë tha se në Shkup nuk vjen me propozim të ri për çështjen e emrit. Ai thotë se vizita është për të diskutuar për përparimin në negociatat me Athinën.
02 July Gjatë vizitës së sotme të autostradës e cila po ndërtohet Kërçovë- Ohër, tek tuneli para Burimit të Kërçovës, ministri i transportit Goran Sugarevski, akuzoi qeverinë e mëparshme për realizim të dobët të aksit. Sipas tij një prej problemeve më të mëdha për ngecjen e punimeve është edhe rrëshqitja e dheut që e mbulon rrugën. Shkak për këtë është përzgjedhja e trasesë jopërkatëse, siç nuk është bërë as shpuarje gjeologjike në terren si dhe nuk është bërë revidimi i projektit. Nuk janë bërë apo janë bërë shumë pak analiza gjeoteknike dhe gjeomekanike të tokës. Tashmë 13 muaj të plota…
02 July Një muaj pas përmbytjeve në fshatin Poroj, gjendja me rrugët dhe urat e fshatit ende nuk është normalizuar. Vazhdojnë edhe më tej të mos fillojnë punët për ndërtimin e dy urave në brendi të fshatit, edhe përkundër premtimit se brenda një jave do të rregullohen, ndërkohë që, banorët ankohen se edhe pastrimi nuk është bërë tërësisht, ndërsa makineria është tërhequr. Kemi problem edhe atë problem të madh, se populli shkojnë në xhami, punojnë arat e në fakt duhet të kalojnë në këmbë. Kjo nuk është e drejtë, premtime të mëdha e realizim aspak”. Drejtoria që e ka pastrua…
02 July Cili është trajtimi fillestar të cilin e mori Specialja nga Gjykata penale e Shkupit pas ngritjes së aktakuzave të enjten dhe të premten? Në vend të ekspertëve, Alsat M kërkoi konkluzione përmes prizmit të shifrave. Nëse përjashtohet rasti “Titanik”, për të cilin ende pritet vendim, matematika thotë Epilogu nga kërkesat për paraburgim Paraburgime të kërkuara: 13 Paraburgime të miratuara: 0 Masa alternative: 11 Krejtësisht të refuzuara: 2 Nga gjithsej 13 kërkesa për paraburgim nga Katica Janeva, për të cilat gjykata publikoi vendim, janë miratuar zero. Ose me fjalë tjera, gjykata nuk pranoi asnjë paraburgim të Speciales. Por, në…
Në rajonin e Ohrit ka ndodhur një tërmet, i cili raportohet të ketë qenë më i fuqishëm nga ato të mëparshmit. Banorët kanë ndje dridhje më të forta krahasuar me tëremtet e mëparshme, të cilat nuk kanë qenë edhe aq të forta. Akoma nuk ka të dhëna zyrtare se ku ka qenë epiqendra e tërmetit dhe sa ka qenë fuqia e tij, por banorët e Ohrit për Telegrafi Maqedoni thonë se dridhjet kanë qenë të forta, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Priten të dhëna zyrtare nga kompetentët në vazhdim, ndërsa Telegrafi Maqedoni do të ju njoftojë me kohë.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic sot pasdite do të ketë takim me presidentin Gjorge Ivanov, njoftoi kabineti i presidentit. Nimic, i cili do të qëndrojë në Maqedoni deri të martën, do të ketë biseda me kreun shtetëror të Maqedoninë për mundësitë për zgjidhje të kontestit për emrin. Nimic vjen me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të OKB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin, informoi presshërbimi i KB-së. Në kumtesë shtohet se…
02 July Aktakuzat e Prokurorisë Speciale Publike të marrin epilog gjyqësor, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në sistemin gjyqësor. Këtë mesazh eurokomsionari për zgjerim Johanes Han e dërgoi nëpërmjet intervistës për Radion Evropa e Lirë duke shtuar se kjo do të ishte mesazh i qartë për funksionimin e gjyqësorit në mënyrë të pavarur. E rëndësishme është që njerëzit të kenë përshtypje, nëse doni të jenë të bindur se të gjitha rastet kriminale tërësisht hetohen dhe nëse ka nevojë të përfundojnë akuzat, të ketë raste gjyqësore dhe nëse ka nevojë edhe sanksione e kështu me radhë. Bëhet fjalë…
Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han ka bërë thirrje për përmirësimin e sistemit gjyqësor në Maqedoni. Ai ka thënë se vendi ka nevojë për gjyqësor funksional, transparet dhe të pakorruptuar. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Han ka thënë se ministrat patjetër të jenë të përkushtuar dhe të bashkëpunojnë në mes veti. “I besoj shumë zotëriut Pribe dhe ekipit të tij që ta shqyrtojnë këtë dhe të gjejnë zgjidhje përkatëse. E cila do t’u përgjigjet nevojave të vendit. Ajo që absolutisht është e nevojshme është që të kthehet besimi në gjyqësorin e pavarur, cilësinë e gjyqësorit”, ka thënë ndër të…
02 July Këshilli Penal, në kuadër të Gjykatës Themelore Shkupi 1, ka refuzuar kërkesa për parashtrim të masës së paraburgimit të të akuzuarve në rastin “Target” dhe “Titanik” dhe për të njëjtët është vendosur për masë kujdesi, paraqitje e tyre në gjykatë çdo të hëne dhe konfiskimin e pasaportave.Gjithashtu, siç njoftojnë nga kjo gjykatë, për të akuzuarit S.M., G.G., N.N., N.B. dhe E. XH., është vendosur masë kujdesi dhe marrje e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesë për nxjerrje të dokumenteve të reja.Ndërkaq për të akuzuarin me iniciale T.J., detyrim që çdo të hëne të paraqitet te personi i autorizuar.Krahas refuzimit…
02 July Një tjetër tërmet me intensitet 2,4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mëngjesin e sotëm në ora 9 e 58 minuta në rajonin e Ohrit. “Tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinë, ka qenë me intensitet prej tre ballëve sipas shkallës makrosizmike evropiane”, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Nga data 18 të këtij muaji e deri sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar 800 tërmete

