Seanca e Kuvendit në të cilën do të diskutohet për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Marko Zvërlevski do të mbahet të mërkurën më 5 korrik. Kjo çështje do të jetë e 30 në rendin e ditës. Diskutimi për shkarkimin e Zvërlevskit është me propozim të Qeverisë e cila vlerëson se ai në mënyrë joligjore dhe në mënyrë joprofesionale ka ushtruar detyrën. Propozimin me shumicë votash e ka pranuar Këshilli i Prokurorëve Publik.
Author: almakos
03 July Sipas burimeve jozyrtare, paraditen e sotme një i ri nga Tetova ka humbur jetën në Liqenin e Ohrit, paraprakisht në hotelin “Drim” të qytetit të Strugës. Sipas pushuesve dhe dëshmitarëve okular në që ndodheshin në plazh në ato momente, ekipet e shpëtimit kanë reaguar shumë me vonesë dhe policia është lajmëruar vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja. Sipas ligjeve pozitive çdo plazh duhet të ketë të siguruar ekipe shpëtimi të cilat gjatë sezonit duhet të jenë në gjendje gatishmërie për të shpëtuar pushuesit nëse u rrezikohet jeta. Por deri më tani, edhe pas shumë rasteve tragjike, asnjë…
Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit Methju Nimic është takuar me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Kreu i BDI-së ka deklaruar me diplomatin e OKB-së ka biseduar për tejkalimin e pengesave në rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. “E inkurajova mikun tonë që të vazhdojë përpjekjet konkrete midis Shkupit dhe Athinës, sepse për ne integrimi euroatlantik nuk ka asnjë alternativë”, ka vlerësuar Ahmeti. /SHENJA/
Rasti “Fortesa 2” u anulua për shkak se i akuzuari kryesor, Goran Grujovski ka angazhuar avokat të ri. Lupço Shvrgovski është avokati, i cili tani e tutje do ta mbrojë ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë të DSK-së dhe pasi që sapo e ka marrë lëndën në duar, kërkoi më shumë kohë për t’u njoftuar me detajet e akuzës dhe gjykimit të deritanishëm. Por, Shvërgovski paraqitet si avokat edhe i Sasho Mijallkovit. Ish kryeprokurori Shvërgovski nuk tregoi nëse edhe të akuzuar të tjerë në rastet e Prokurorisë Speciale kanë treguar interes që ai t’i mbrojë në gjykatë. Në sallën e…
Përfaqësuesi special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic, ka mbajtur konferencë për gazetarë pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Ndërmjetësuesi Nimic ka thënë se nuk ka sjellë ndonjë propozim konkret për zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë, raporton Televizioni SHENJA. Nimic ka thënë se me zyrtarët e lartë shtetërorë maqedonas ka zhvilluar për të arritur pajtueshmëri ndërmjet dy palëve për këtë çështje. Diplomati ka njoftuar se pas Shkupit do ta vizitojë Athinën, ku do të bisedojë me zyrtarët grekë për çështjen e emrit. /SHENJA/
03 July Këshilli Penal i Gjykatës Themelore pritet që sot të vendos rreth kërkesës së Prokurorisë Speciale për marrjen e masës së paraburgimimit për kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-shefin e Kabinetit të Gruevskit, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovskin, të cilët akuzohen në rastin gjyqësor “Titanik”. Ndërkohë, dje kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar që të miratojë një kërkesë të ngjashme të PSP-së për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe disa të akuzuar të tjerë. Prokuroria Speciale ka njoftuar se do t’i apelojë këto vendime.
Këshilli Penal i Gjykatës Themelore pritet që sot të vendos rreth kërkesës së Prokurorisë Speciale për marrjen e masës së paraburgimimit për kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-shefin e Kabinetit të Gruevskit, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovskin, të cilët akuzohen në rastin gjyqësor “Titanik”. Ndërkohë, dje kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar që të miratojë një kërkesë të ngjashme të PSP-së për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe disa të akuzuar të tjerë. Prokuroria Speciale ka njoftuar se do t’i apelojë këto vendime.
03 July Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot me ftesë të kryetarit të Kuvendit malazez Ivan Brajoviq, do të kryej vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi. Siç njoftoi Kabinet i kryetarit të Kuvendit, në kuadër të vizitës zyrtare Xhaferi do të realizojë takime me kreun shtetëror të Malit të Zi dhe me kryetarin e Komunës së Ulqinit.
Përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara në bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë në ditën e tretë të vizitës së tij në Maqedoni, Methju Nimic, takoi kryeministrin Zoran Zaev, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend. Më pas do të takojë edhe ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. Pas takimit me shefin e diplomacisë maqedonase, është paralajmëruar se Nimic do të adresohet në një konferencë shtypi, ndërsa tani për tani nuk ka paralajmërime për takime tjera zyrtare. Dje pasdite, Nimic takoi presidentin Gjorge Ivanov, kabineti i të cilit njoftoi se është shqyrtuar gjendja aktuale në bisedimet për…
03 July Një person ka humbur jetën, ndërsa tre janë lënduar rëndë në një aksident rrugor që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19 në rrugën Prilep – Krushevë, në dalje të Prilepit tek vendi “Begova Livada” afër fshatit Konjare e Madhe. “Nga shkaqe që akoma nuk dihen një automjet i tipit “folksvagen vento” me targa të Prilepit ka dalë nga rruga, ku në vendngjarje ka ndërruar jetë një 24 vjeçar, banor i fshatit Sllavej të Prilepit me iniciale I.P., ndërsa tre bashkëudhëtarët kanë shpëtuar me lëndime më të lehta. Ekspertizë në vendngjarje kryejnë policia dhe prokurori publik”, deklaroi zëdhënësja e SPB…
Tërmet me intensitet prej 3,7 ballësh sipas shkallës së Rihterit mbrëmë në orën 3:54 sërish është regjistruar në rajonin e epiqendrës së Ohrit. Sipas Qendrës sizmologjike mesdhetare evropiane, epiqendra ka qenë 6 kilometra në lindje nga Ohri në thellësi prej 6 kilometra. Tërmeti më i fuqishëm në rrethinën e Ohrit është ndjerë dje paradite në orën 11:39 me intensitet prej 3,9 ballësh sipas shkallës së Rihterit, me epiqendër shtatë kilometra në veriperëndim të Resnjës, në thellësi prej pesë kilometrave në shtresën e tokës. Nga data 18 e muajit të kaluar e deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar…
Moti në vend sot pritet të jetë i freskët me reshje të mundshme lokale të shiut. Pritet të ketë erë të përforcuar nga veriu. Temperatura e mëngjesit do të shkojnë nga 13 deri në 20 gradë, ndërsa gjatë ditës nga 19 deri në 29 gradë. Indeksi UV do të ketë një vlerë 6. Edhe në Shkup pritet të ketë mot të ngjashëm, me mundlsi për reshje shiu. Temperatura e mëngjesit do të jetë 18, ndërsa gjatë ditës mund të arrijë deri në 25 gradë celsius. /SHENJA/

