Author: almakos

03 July Nuk mjafton vetëm mbështetja e OKB-së që problemi mes Maqedonisë e Greqisë të zgjidhet, vlerëson ish-ambasadori, Nano Ruzhin. Ruzhin thekson nevojën për ndërmjetësim nga ana e SHBA-së dhe BE-së po dhe për shkathtësi të diplomatëve të të dy vendeve. Gjithsesi sipas tij, sado e vështirë të duket zgjidhja e çështjes, pritjet që të gjendet kompromis janë reale.  Në qarkullim janë disa propozime që tani për tani diplomacia maqedonase nuk i merr parasysh. Tashmë është ajo që duhet të pranojë diçka. Normalisht diplomacia greke më shumë është e inspiruar nga interesat e brendshme politike dhe ajo dëshiron që sa…

Lexo më Shumë

03 July Seanca Parlamentare për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski është caktuar për më 5 korrik. Qeveria ditë më parë vendosi në mbledhje për shkarkimin e tij si njeri jo profesionist dhe me ndikim  politik. Këshilli i Prokurorëve Publik fillimisht dha leje për shkarkimin e tij nga pozita e të parit në Prokurori edhe pse vetë kreu i këtij Këshilli Petar Anevski e kishte mbrojtur Zvërlevskin duke e cilësuar si profesionist dhe njeri i mirë. Nëse, Zvërlevski shkarkohet do ta zëvendësojnë zëvendësit e tij. Procedura për zgjedhjen e Prokurorit Publik rrjedh në atë mënyrë që Kuvendi me propozim të Qeverisë…

Lexo më Shumë

03 July Gjykimi për lëndën “Fortesa 2” është anuluar edhe sot ndërsa seanca e radhës është caktuar për 26 shtator. Ish drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski dhe gjashtë nëpunësve, kanë avokatë të ri. Nikola Dodevski ka zëvendësuar ish prokurorin publik, Lupço Shvërgovskin i cili tashmë është avokati i ish drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijalkov. Avokatët e ri nga gjykata kërkuan kohë që të njihen me akuzën dhe provat kundër të akuzuarve që ngarkohen për shkatërrim të dokumenteve zyrtare lidhur me përgjimin e paligjshëm. Ndryshe, sot në gjykatë duhej të dëshmojnë katër dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria Speciale,…

Lexo më Shumë

03 July Gjykata Penale ende nuk ka miratuar vendim për paraburgim në rastin “Titanik”. Vendimet janë duke u shkruar, ndërsa Gjykata Shkupi 1, mbetet të njoftojë nëse do ketë paraburgim për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, ish-ministrat në qeverinë e tij, Mile Janakieski dhe Gordana Jankullovska dhe sekretarët e përgjithshëm të qeverisë, Martin Protugjer dhe Kirill Bozhinovski. Të gjithë janë të akuzuar për ryshfet në zgjedhje, si dhe shkelje të së drejtës për të votuar. Ndryshe nga e premtja deri dje, Penalja i refuzoi të gjitha kërkesat për paraburgim të parashtruara nga Katica Janeva. Nga PSP njoftuan për ankesa në Gjykatën e…

Lexo më Shumë

03 July Nuk mund të ketë progres drastik në zgjidhjen e kontestit rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë gjatë muajve të ardhshëm, theksoi ndërmjetësuesi i OKB-së, Methju Nimic pas takimit me kryeministrin, Zoran Zaev dhe ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov. Megjithatë Nimic vlerëson pozitivisht vullnetin e vendit për përfundimin e këtij procesi dhe takimin e ministrit të jashtëm, Nikolla Dimitrov me homologun grek, Nikos Kocias. Për ta zgjidhur këtë problem na duhet progres në përgjithësi. Kjo do të thotë se të dy palët duhet të mendojnë seriozisht rreth pozicioneve të tyre dhe gjithashtu të dëgjojnë me vëmendje palën tjetër. Jam…

Lexo më Shumë

03 July Personit të cilit Gjykata ia ka marrë pasaportën nuk duhet t’i lejohet dalja nga shteti me dokument tjetër udhëtimi, konsideron ekspertja juridike Margarita Caca- Nikollovska. Maqedonia ka firmosur marrëveshje dypalëshe me Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë për kalimin e kufirit vetëm me letërnjoftim, me çka edhe ky dokument bëhet dokument udhëtimi. Por, sipas Nikollovskës, në raste të këtilla në pikat kufitare, çdo dokument që mund të shërbej si dokument udhëtimi duhet të trajtohen njësoj, pa dallim se a bëhet fjalë për pasaportë ose letërnjoftim vendor ose të huaj. Sipas numrit amë mund të vërtetohet se bëhet fjalë për person…

Lexo më Shumë

Tërmeti i fuqishëm prej 5.0 shkallë ka lënë pas edhe dëme materiale. Ka pasur çarje të mureve, rrëshqitje të dheut e gurëve në diss vende. Tërmetet e vazhdueshme që e kanë epiqendrën në rajonin e Ohrit. Raportohet se janë krijuar edhe disa vrima të reja në Kosel, në hapësirën e vullkanit të vetëm aktiv në Ballkan. Tërmeti i sotshëm ka qenë më i fuqishmi në serinë e 800 dridhjeve tjera të vogla gjatë javëve të fundit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Bedri Ajdari, familjar i të dënuarve në rastin “Monstra”, ka reaguar sërish pasi që Prokuroria Speciale nuk mori në shqyrtim dosjen e këtij procesi të dyshimtë gjyqësor. “Monstra” e mposhti Specialen, “Sopoti” i mposhti gjykatat, ndërsa të gjitha së bashku do ta mposhtin Maqedoninë në tërësi”, ka shkruar Ajdari, në profilin e tij në Facebook. Së fundi, gjatë debatit në Emisionin “Arena” në televizionin SHENJA, familjarët e të dënuarve kanë paralajmëruar se do të radikalizojnë hapat në rast se nuk dnermerren hapa për ta zgjidhur këtë problem. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Një tërmet i shkallës 5.0 sipas shkallës Rihter është ndier para pak minutash në Maqedoni. Sipas të dhënave elektronike të marra na Qendra Sizmeologjike, tërmeti ka pasur epiqendren në Resnjë, në afërsi të Ohrit. Dridhjet e lehta janë dëgjuar edhe në Shkup. /SHENJA/

Lexo më Shumë

03 July Një tjetër tërmet, këtë herë me intensitet më të lartë prej 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur para pak minutash rajonin e Ohrit. Tërmeti u ndje edhe në Shkup dhe zonat përreth. Epiqendra e tij u regjistrua në afërsi të fshatit Kosel me një thellësi prej 2 km. Në rajoni i Ohrit, në dy javët e fundit janë regjistruar më shumë se  800 tërmete.

Lexo më Shumë

Një tërmet i shkallës 4.9 sipas shkallës Rihter është ndier para pak minutash në Maqedoni. Sipas të dhënave elektronike të marra na Qendra Sizmeologjike, tërmeti ka pasur epiqendren në Resnjë, në afërsi të Ohrit. Dridhjet e lehta janë dëgjuar edhe në Shkup. /SHENJA/

Lexo më Shumë