08 September Punësimet partiake, tekstet joadekuate shkollore, ndryshimi i ligjeve të arsimit në mënyrë të shpejt dhe metodologjia e vjetër e zhvillimit të procesit mësimorë, sipas ekspertëve janë arsyet kryesore e rezultateve të dobëta të nxënësve në shkencë, lexim dhe matematikë. Këtë një ditë më parë e konfirmuan edhe rezultatet e Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Studenteve (PISA), ku filloristët e Maqedonisë janë radhitur në fund të rang listës botërore. Është një prej faktorëve kryesorë sepse të gjithë ata të cilët janë punëtorë dhe anëtarë të ndonjë partie. Kështu që vijnë arsimtarë me njohuri të pakta të cilët edhe nuk…
Author: almakos
Sot lideri i LSDM-së dhe njëherë kryetar i Qeverisë, Zoran Zaev, në kremtimin e organizuar nga LSDM-ja në vendin Tri Dardhët në Draçevë me rastin e Ditës së Pavarësisë, tha se Maqedonia është pjesë e BE-së dhe NATO-s. Ku dhe bëri me dije se gjasat janë reale që në vjeshtë Maqedonia të marrë rekomandim të pastër nga KE-ja dhe të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Pos tjerash kryeministri Zaev tha se qeveria e tij ka marrë masa, ku edhe synon integrimin e vendit në strukturat atlantike. “Realitet janë perspektivat ekonomike, qetësia në familje, punësimet e reja, ndërmarrjet e suksesshme…
08 September Maqedonia pritet të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda 1 viti ose 1 vit e gjysëm, u zotua Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov nga Talini i Estonisë. Dimitrov premtoi se në takimin joformal të shefave të diplomacive të vendeve anëtarë dhe të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian do t’i bind të gjithë se kjo është edhe në interes të Bashkimit Evropian. Kam një histori të mrekullueshme për t’iu treguar ministrave në momentet shpresë-dhënëse të Maqedonisë. Shpresojmë t’i fillojmë negociatat për një vit ose një vit e gjysmë. Pra jam këtu për t’i bindur ata…
Kryeministri Zoran Zaev, sot në varrezat e qytetit Butel në Shkup u dha nderime dhe vendosi lule në varret e ish-presidentëve të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski. Shërbimi qeveritar për marrëdhëne me publikun vlerëson se respekti i duhur ndaj monumentit të dy presidentëve në këtë ditë është mirënjohje për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në krijimin dhe kujdesin e përfitimeve nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë. /SHENJA/
Sot është Dita Ndërkombëtare e Shkrim-Leximit, e cila ka për qëllim të nxjerrë në pah rëndësinë e leximit për individët, komunitetet dhe shoqëritë. Dita Ndërkombëtare për avancim të shkrim-leximit e cila shënohet çdo vit më 8 shtator ka për qëllim që të ngritë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në lidhje me problemin e analfabetizmit i cili fatkeqësisht si proces është prezent në shumë shoqëri. Iniciativa e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për avancimin e shkrim-leximit rrjedh nga Konferenca botërore e ministrave të arsimit e organizuar në muajin shtator të vitit 1965 në Teheran e cila temë si bazë e kishte zhdukjen e…
Degët e partive shqiptare te Gazi Babes kanë pranuar iniciativën e Bashkësisë Lokale, “Alija Avdoviç” që të garojnë me listë të përbashkët të këshilltarëve për komunen e Gazi Babës. Në vijim edhe njoftimi i plotë: NJOFTIM Nën iniciativë dhe organizim të Bashkësisë lokale “Alija Avdoviç”-Hasanbeg gjegjësisht sekretarit Zurap Murtezani arritën që: Të gjithë kryetarët e degëve të Gazi Babës , Lëvizja BESA z.Fatmir Shaqiri, Bashkimi Demokratik për Integrim z.Ali Sadiku dhe Aleanca për Shqiptarët z.Shefik Ukiqi njëzëri u bashkuan dhe vendosën që në zgjedhjet lokale në komunën e Gazi Babës për këshilltarë komunal të garojnë me list të përbashkët Nenshkrimi…
Me Ministrin në largim, Arben Taravari, biseduam për gjendjet në shëndetësi, për vendimin e tij për largim nga pozita e ministrit, për kandidaturën e tij për kryetar komune dhe për gjendjet brendapartiake, njofton Civil Media. CIVIL Media: Gjatë gjithë kohës përsëritni se “do ta bëni, do ta bëni”, ndërkohë që e paralajmëruat kandidaturën tuaj për kryetar të Komunës Gostivar. Pse vendosët ta bëni këtë hap? Taravari: Për mua personalisht ishte një hap shumë i rëndë. Njëzetë vite jam në shëndetësi, dhe këtë e ndjej si shtëpinë time. Tani jam mjeku i parë në Maqedoni, dhe është shumë rëndë që njeriu…
Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa thotë për mediat në vend se partia e tij, gjegjësisht kryetarët e komunave që do të jenë fitues, së pari do të bëjnë incizimin e funksionimit të tyre e më pas sanimin e kësaj gjendje, kurse më pas të punojnë intensivisht për krijimin e kushteve për investitorët e huaj. Paralelisht më këto, Zendeli thotë se me buxhetin që do kenë fillimisht do të punojnë në përmirësimin e standardit jetësor, si dhe investime në segmente që prekin jetën e qytetarëve. “Puna e parë që do të bëjnë kryetarët e komunave që do të jenë nga Lëvizja…
Një person është gjetur i vdekur gjatë intervenimit të ekipit të Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit, në një banesë në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, mbrëmë rreth orës 3, ku për shkaqe të panjohura deri më tani ka shpërthyer zjarr. Siç kumtoi MPB, ekipi në banesë e ka gjetur të vdekur N.N. (23), ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës mjekësore urgjente. Me urdhrin e Prokurorit publik, trupi i personit të vdekur është dorëzuar për obduksion. Ekspertizë do të bëhet gjatë ditës së nesërme.
Qëndrimi i ish deputetit Izet Zeqiri, në facebook: ZGJEDHJET LOKALE- Jetë ose vdekje Të nderuar kandidat për kryetar mos e ndiqni shembullin tim se do “përfundoni”. 1. Mos beni programe për qeverisjen e komunave në katër vitet e ardhshme. Sepse unë me program, plan strategjike për zhvillimin e komunës së Tetovës dhe plan akcional mora 2300 vota kurse kundër kandidatët pa program 26.000 vota. 2. Edhe pse keni gabuar qe jeni kandiduar, mos “gaboni” të jepni dorëheqjen nëse i humbni zgjedhjet, sepse karriera e juaj e vrullshme politike vdes me gjithë pozitat që i keni. Kjo është etika nëse do e…
Partia opozitare maqedonase VMRO – DPMNE në ofanzivë të re kundër LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev. Nëpërmjet kumtesës nga VMRO – DPMNE kumtojnë socialdemokratët në 100 ditët e parë të qeverisjes përveç që kanë harxhuar mjete të shumta financiare, ata nuk kanë realizuar asnjë projekt që do të ishte në dobi të qytetarëve të vendit. Sipas partisë së Nikolla Gruevskit, kjo politikë e LSDM-së dhe Zoran Zaevit do të merr fund më zgjedhjet lokale, kur qytetarët do ta dënojnë punën, sipas VMRO-DPMNE-së, jo të aftë të LSDM-së si dhe do ta deligjitmojnë kryeministrin Zoran Zaev.
Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua uron feston e pavarësisë “8 Shtatori” dhe bëri thirrje në pjesëmarrje përgjegjëse në komunikacion dhe arritje të sigurt në destinacionin e dëshiruar. Nga KRSKRR informojnë se sipas buletinit të MPB-së momentet e dedikuara për pushim dhe festim shumë shpesh shndërrohen në tragjedi familjare e cila lë pasoja të gjata dhe fatale. “Periudha nga qershori deri në shtator në botë është e njohur si 100 ditët më të zeza në rrugë. Të dhënat jozyrtare statistikore tregojnë se nga fillimi i vitit 91 persona e kanë…

