Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës, duke thënë se është e vetmja parti parlamentare që ka në programin e saj dhunën. Në podkastin e tij flasim, kreu i qeverisë i quajti protestuesit e dhunshëm të opozitës si mercenarë të paguar, duke thënë se tubimet e PD janë “si jashtëderdhje në rrugë të plakut të lajthitur”. Rama theksoi se PD është një forcë politike pa mision, por ka vetëm një funksion, sipas tij ‘të shkarkojë rropullitë e plakut. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Vaj medet pikë e zezë’. “Kisha shumë kohë, s’mbahet mend pa komentuar…
Author: almakos
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me kthjellime (diell) në orët e mesditës. Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, në pjesën më të madhe të vendit. Në qendër dhe në jug, reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave e lokalisht breshër. Gjatë ditës reshjet priten të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të…
Kryetari i Lëvizja BESA dhe njëri nga liderët e VLEN, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me strukturat e degës së partisë në Saraj, ku në fokus të diskutimit ishte e ardhmja dhe procesi i bashkimit të VLEN-it. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mobilizuese, Kasami theksoi se me vendimin e Kuvendit Qendror është nisur “rruga pa kthim” drejt bashkimit dhe strukturimit të plotë të VLEN-it, me synimin për krijimin e një shtëpie të përbashkët, të fortë dhe të organizuar mirë. “VLEN-i po bëhet sepse është vullnet dhe kërkesë e aktivistëve, votuesve dhe të gjithë shqiptarëve, vullnet i shprehur në…
Ish-ambasadori britanik John Stewart Duncan, i cili ishte dëshmitar i tretë mbrojtës në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, ka vlerësuar fjalët përfundimtare të mbrojtjes të paraqitura gjatë kësaj jave. Përmes një postimi në X, Duncan e ka cilësuar këtë javë si “tejet domethënëse” dhe ka shprehur pritshmëri për përgjigjen e Prokurorisë ndaj dëshmisë së tij. Ai theksoi se shpreson që prokuroria të sqaroje se përmbledhja e hollësishme që ai ka paraqitur disa herë në dëshmi nuk mund të konsiderohet si “njohuri të pakta mbi realitetin në terren”.
Në vitin 2022, Prokuroria e Posaçme regjistroi një procedim kundër 32 personave që dyshohej se ishin implikuar në sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen e Indrit Dokles, ndërkohë që ky i fundit ndodhej i shpallur në kërkim për të njëjtat akuza. Mes anëtarëve të grupit ishte edhe Elvin Merlika, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar i akuzuar në dosjen e njohur si “Plumbi i artë”. Sipas SPAK, Merlika ka bashkëpunuar me Ervis Martinajn dhe Alket Xhixhën për vrasjen e mbetur në tentativë të Dokles, duke vepruar si grup i strukturuar kriminal. Plani për vrasjen e…
Një 46-vjeçar shqiptar, i skeduar për krime të ndryshme dhe kryesisht në fushën e vjedhjeve, mbeti i vdekur pas plagosjes së rëndë gjatë arratisjes teksa kishte shkuar për të bastisur një banesë, pasi këmba e tij u ngul në një shtyllë hekuri me majë e vendosur si gardh për t’u mbrojtur nga derrat e egër. Para kësaj, pronarët kishin qëlluar me armë në ajër dhe autoritetet thanë se plaga e viktimës ishte pikërisht nga vetëplagosja aksidentale gjatë arratisjes nga frika e arrestimit. Çarja e arteries femorale bëri që shqiptari të humbte jetën Ngjarja ka ndodhur në Gorello (Arezzo), ku viktima…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, ka njoftuar se gjatë pjesëmarrjes në Munich Security Conference është takuar me Richard Grenell, të dërguarin special për misione të posaçme të presidentit amerikan Donald Trump. Sipas Mickoskit, takimi ka qenë produktiv dhe është karakterizuar nga një diskutim i hapur dhe konstruktiv mbi bashkëpunimin mes dy vendeve. “Takim produktiv dhe diskutim i shkëlqyer me Richard Grenell, i dërguar special i presidentit Trump për misione të posaçme. Marrëdhëniet strategjike me SHBA-në janë themeli i stabilitetit dhe zhvillimit tonë ekonomik. SHBA-ja mbetet mbështetësi ynë më i madh dhe partneri ynë strategjik,” ka theksuar Mickoski. Ai ka shtuar…
Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë detaje në lidhje me operacionin që u krye për riatdhesimin e Eva Dumanit, e cila prej 12 vitesh qëndronte në kampin Al-Hol të Sirisë. Përmes një reagimi në X, ministria bën me dije se operacioni është kryer në bashkëpunim mes institucioneve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ministria thotë se operacioni ishte i shtrirë në kohë. Më tej, ministria thekson gadishmërinë “për t’ju përgjigjur në çdo rast, nevojave apo situatave që ndikojnë shtetasit shqiptarë kudo që ata ndodhen”. “Në përgjigje të interesit të mediave, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, informon se falë koordinimit…
Ish-kryepolici Mit’hat Havari, ka rrëfyer peripecitë e përndjekjes nga Sigurimi i Shtetit, sekretet e asaj kohe, thashethemet apo spiunimet që bëheshin dhe se si rekrutoheshin bashkëpunëtorët. Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, foli në emisionin “Kjo Javë” në “News24”, me rastin e librit të tij “Dosja 41 71”, ku rrëfen edhe përndjekjet nga ish-Sigurimi i Shtetit. “Nga ato që edhe kam gjetur te Autoriteti i Dosjeve, por edhe nga periudha e përjetuar, ka pasur njerëz dashakeqës. Dimitrovski, kishte qenë ish-oficer i Sigurimit të Shtetit. Gjomemo edhe ky më ka denoncuar, ndërsa këta tjerët nuk i konsideroj kanë qenë njerëz…
Operatori i News24, Aldo Kashri ka rrëfyer momentet që përjetoi gjatë protestës së opozitës më 10 shkurt, për shkak se mori flakë nga shpërthimi i bombave molotov që u përdorën nga protestuest para godinës së parlamentit. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë”, ai tha se ditën e protestës, ishte si herët e tjera mbi makinën e direktes për të filmuar protestën. Në momentin që disa protestues po iu hidhnin efektivëve molotovët, një prej tyre ra mbi makinë dhe për pasojë mori flakë bashkë me të. Ai tregoi se gjëja e parë që ka bërë ka hequr xhupin që i…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin nacional Pogradec-Korçë, në afërsi të fshatit Starovë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor rreth orës 18:30. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, bëjnë të ditur bluzat e bardha. Policia ndodhet ende në vendngjarje, për ta zbardhur shkaqet e aksidentit dhe rrethanat, teksa do pyetet edhe drejtuesi i mjetit.
Prokurorët kanë gjobitur degën holandeze të markës luksoze Louis Vuitton me 500,000 euro për shkelje të Aktit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimin e Terrorizmit. Louis Vuitton BV doli si e dyshuar gjatë një hetimi më të gjerë për pastrim parash të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Publik Kombëtar. Gjatë një periudhe të zgjatur, kompania nuk i kontrolloi siç duhet identitetet e klientëve që kryenin vazhdimisht blerje të mëdha me para në dorë. “Çështja po zgjidhet nëpërmjet një urdhri penal për të lehtësuar presionin mbi kapacitetin e kufizuar të sallës së gjyqit në Gjykatën e Qarkut të Roterdamit”,…

