Për herë të parë në botën e shfletuesve të internetit, njëri prej tyre ka aftësinë për të kryer detyra në internet në vend të përdoruesit, njoftoi Opera gjatë prezantimit të mjeteve të reja të AI. Në panairin e teknologjisë MWC në Barcelonë, Opera norvegjeze prezantoi, si e para në botë, një shfletues interneti me shtimin e inteligjencës artificiale që është në gjendje të kryejë detyra në mënyrë autonome në vend të përdoruesit. Sistemi i agjentëve të AI quhet Operatori i Shfletuesit dhe është një agjent vendas i integruar në shfletues, i cili mund të marrë përsipër detyra të caktuara dhe…
Author: almakos
Zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, ka vizituar sot Prekazin për të nderuar “Epopenë e UÇK-së”. Gjatë vizitës, ai theksoi rëndësinë e kujtimit të historisë dhe lavdisë së luftës së UÇK-së, duke nënvizuar se ky moment është frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. “Si për çdo shqiptar nga të gjitha trevat sot krejt zemrat e shqiptarëve janë të kthyera nga Prekazi për rikujtim të Epopesë dhe luftës së lavdishme, kjo është për të mos harruar historinë dhe për motivim për sot por edhe për të ardhmen. Sheh…
Marrëdhëniet politike mes Kroacisë dhe Maqedonisë janë të shkëlqyera, ashtu siç është edhe bashkëpunimi ekonomik. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, gjatë vizitës së tij tre ditore zyrtare në Shkup. Duke folur për rrugën drejtë anëtarsimit të vendit tonë në BE dhe problemet me të cilat përballet vendi, Jandrokoviq, tha se RMV mund të konsideroj në mbështetjen e Kroacisë.“Republika e Kroacisë, është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë. E di që po përballeni me probleme, e di që antarsimi juaj në NATO u përmbush me pengesa dhe se ende po përballeni me probleme të caktuara…
Koalicioni VLEN sot ka akuzuar BDI-në se ndryshoi ligjin ku u ndalohej të merrnin pozita udhëheqëse personave të cilat janë në listën e zezë të SHBA-ve apo Britanisë së Madhe. “Bujar Osmani i njohur me rastin Pacienti lavdërohet e krekoset që BDI e ka sjellë ligjin për masa restriktive për ata që janë në listë të zezë. Por, harroi të cek se pikërisht ishin ata që kur Talat Xhaferi ishte kryeministër teknik, propozuan dhe miratuan ndryshime në ligjin për masa restriktive. Ishte pikërisht BDI, ajo e cila ndryshoi ligjin ku u ndalohej të merrnin pozita udhëheqëse personave të cilat janë…
Mbrëmjen e sotme Gjesti trazoi shtëpinë. I gjithë ky plan ishte të kuptonte se kush e donte në të vërtetë e kush jo. Për një kohë qëndroi mbyllur në dollap pastaj doli te dera. Ishte Shkelzeni ai i cili shkoi i pari dhe e pa Gjestin duke shpërthyer në lot.
Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për mbylljen e platformës TikTok për një afat kohor prej 12 muajsh. Lajmi bëhet i ditur nga vetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila në deklaratë për media nga Kryeministria, informoi se do bëhet mbyllja e përkohshme e këtij rrjeti social. Ajo u shpreh se ky vendim u mor për çështje sigurie, në mënyrë të tillë që të vendosen filtra mbrojtëse në TikTok, dhe kryesisht për sigurinë publike digjitale. “Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në…
Prokuroria pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vazhduar hetimet në lidhje me incineratorin e Elbasanit, duke u rikthyer sërish te ky objekt rreth mesditës së kësaj të enjteje. Sipas burimeve zyrtare, për gazetarin Fatmir Popja, po kryhen veprime hetimore dhe kontroll i landfillit të Elbasanit. Hetimi ka filluar pas një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit 2023, kur një zjarr i madh përfshiu inceneratorin, duke çuar në regjistrimin e një dosjeje penale për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” dhe “Ndotjen e ajrit”. Prokuroria po heton për shkaqet e këtij zjarri dhe pasojat mjedisore…
Kryetari i Saborit kroat, Gordan Jandrokoviq sot u prit në Shkup nga homologu i tij në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi. Jandrokoviq u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.Jandrokoviq zhvilloi takim tet-a-tet me Afrim Gashin.Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Jandrokoviq do të flasë para deputetëve në kuadër të seancës së sotme të 37-të.Ai do të takohet edhe me Bllagica Lasovska, kryetare e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë dhe me anëtarët e grupit. Për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Gordan…
Një moment i pazakontë mes Loredanës dhe Jozit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania po bën xhiron e rrjeteve sociale. Një video e publikuar në X (ish-Twitter) tregon momentin kur Loredana e godet Jozin me një shishe, ndërsa ai ndodhej i shtrirë duke marrë një trajtim estetik në dhomën e makijazhit. Pamjet kanë ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët po diskutojnë nëse ky veprim ishte shaka apo një reagim i nxitur nga tensionet e fundit mes tyre. Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes pas spektaklit të së martës, ku Jozi, në një farë mënyre, “e tradhtoi”…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar serish nga qelia për dosjen e SPAK në ngarkim të tij. Ne reagim, të postuar në rrjetet e tij sociale, Veliaj shkruan se ai nuk ka prishur asnje prove dhe nuk eshte larguar nga vendi. Nderkohë qe në dosjen e SPAK akuzohet se ka intimiduar agjentet e BKH-së, Veliaj shprehet se ka bërë atë që do bente çdo burrë, duke i kërkuar qe të mos i ngacmonin familjen, pasi ky i fundit nuk ndodhej në Shqipëri. Erion Veliaj zbulon dhe mesazhin qe i ka dërguar agjentit të BKH-së kur këta të…
Apple ka bërë një hap të rëndësishëm në botën e laptopëve duke prezantuar një edicion të ri të MacBook Air, që ofron performancë të jashtëzakonshme dhe veçori të reja tërheqëse, pa humbur dizajnin e njohur për shumë vite. Laptopi i ri vjen i pajisur me çipin inovativ M4 të Apple, një e arritur e fundit në linjën e çipave të serisë M, duke garantuar performancë të përmirësuar për përdoruesit. Ky çip premton të sjellë një shpejtësi më të madhe dhe efikasitet energjetik të avancuar, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për profesionistët dhe studentët. MacBook Air ofrohet në dy…
Një 45 vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi dyshohet të ketë shpërndarë lënë narkotike të forta në këtë qytet. Në pranga ka rënë shtetasi A.B., 45 vjeç, i cili ishte vënë nën hetim prej 3 muajsh nga operacioni policor i koduar “White Snow”. Pas një kontrolli në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 220 doza kokainë, 1 peshore elektrike, 2 aparatë celularë dhe 1 makinë. Sakaq, për shkak të hetimeve të kryera ndaj këtij shtetasi, me datë 4 mars, Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi…