Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni paraqitën një propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, përmes një procedure të shkurtuar, në mënyrë që qytetarët të mos mbeten me statuse të pazgjidhura për shtëpitë e tyre për shkak të pengesave administrative ose procedurave të ngadalta. “Shumë nga bashkëqytetarët tanë kanë qenë të bllokuar në labirintet e kontesteve gjyqësore për marrëdhënie pronësore-juridike, procedura të ndryshme ose çështje të mëparshme për vite me radhë, të cilat nuk ishin për fajin e tyre. Ligji aktual parashikonte një periudhë vlefshmërie deri më 3 mars të vitit 2026, që do…
Author: almakos
Raportet e revizionit përbëjnë një instrument kyç për kontrollin dhe llogaridhënien dhe kërkojnë shqyrtim serioz dhe thelbësor nga deputetët dhe shërbimet e Kuvendit, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në ngjarjen “Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare përmes bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit dhe Entit Shtetëror të Revizionit”. Gashi theksoi se në revizion vlen parimi “ajo që nuk është dokumentuar, as nuk është bërë”, duke theksuar se Kuvendi në periudhën e ardhshme do të përqëndrohet në aktivitetet konkrete për përmirësimin e rolit mbikqyrës. Ai njoftoi tre prioritete, siç janë përforcimi i mekanizmave për ndjekjen dhe zbatimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të revizionit, përmirësimin e…
Avokati Lluka Mishetiq, i cili përfaqëson ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, ka ngritur një alarm të fortë gjatë ditës së tretë të deklaratave përmbyllëse. Ai ka kritikuar ashpër Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), duke e quajtur të papranueshme mënyrën se si janë trajtuar provat në dosjen e saj. Mishetiq ka theksuar se në të gjithë materialet e paraqitura nga ZPS, janë shpërfillur provat që diskreditojnë akuzat dhe pretendimet e prokurorisë. Kjo është një çështje serioze që ngre pikëpyetje mbi integritetin e procesit gjyqësor. “Kur analizohen dhe shqyrtohen parashtrimet përfundimtare të ZPS-së, është sikur të lexohet një kronikë apo analizë…
Një situatë e tensionuar po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku akuzat e rënda ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe të tjerëve po hetohen me kujdes. A është e mundur që një e-mail të zbulojë informacione të rëndësishme për dy vrasje të pasqaruara? Kjo është pyetja që po shqyrtohet në këtë proces gjyqësor. Procesi gjyqësor ka të bëjë me vrasjen e Liridona Ademajt, e cila ndodhi më 29 nëntor 2023. Murseli, Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj janë të akuzuar për këtë rast, dhe dëshmitë e paraqitura deri tani janë tërheqëse dhe shqetësuese. Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen,…
Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në mbarë territorin e vendit privuan nga liria shtatë shoferë për shkak se drejtuan automjet pa poseduar patentë shoferi. “Prej tyre dy në Shkup dhe nga një në Gjevgjeli, Bogdanc, Gostivar, Tetovë dhe Manastir. Shoferi në Gostivar është i mitur, si dhe një nga shoferët në Shkup, i cili drejtonte motoçikletë. Personat u ndaluan në stacion policor dhe me udhëzime të prokurorit publik, automjetet u sekuestruan dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, thonë në MPB. Apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat…
Heqja e të drejtës diskrecionare të drejtorëve për të zgjedhur gjatë punësimit të kuadrit mjekësor në shëndetin publik, kaloi në seancën e sotme të 12-të të Komisionit kuvendor për shëndetësi. Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore me procedurë të shkurtuar, përcillet në seancë plenare të Kuvendit. Deputetja Jovana Mojsoska nga E Majta tha se bëhet fjalë për ndryshim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore. Ajo tha se në të kaluarën ka pasur praktikë negative me ç’rast është shfrytëzuar e drejta e drejtorëve të institucioneve shëndetësore, gjatë punësimit të kuadrit mjekësor. “Kjo e drejtë diskrecionare ka rezultuar katastrofike dhe është…
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i i nformon personat fizikë dhe juridikë se konform nenit 62, paragrafi 3 nga Ligji i ri për mbikëqyrje inspektuese, i cili është në fuqi nga 1 janari i vitit 2026, shërbimet inspektuese të AUV nuk do të veprojnë rreth nismave të parashtruara në mënyrë anonime për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese për çështje nga fushëveprimi i punës së institucionit. “Veprimet e ndërmarra mbi iniciativat e paraqitura në mënyrë të rregullt do të kryhen në përputhje me Procedurën për veprim mbi iniciativat për mbikëqyrjen inspektuese të AUV-së. Iniciativa mund të dorëzohet drejtpërdrejt te AUV përmes…
Në GJKKO ka nisur procesi gjyqësor ndaj Arben Ahmetajt, ku janë zbuluar edhe emrat e dëshmitarëve. Gazetarja Klodiana Lala raporton dëshmitari i parë që do të thirret është Lirim Fejzollari. Ndërkohë në listë për të dëshmuar është edhe ish ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Ndërsa në 24 shkurt ora 14:00 do të mbahet procesi i radhës. Dëshmitarët: Arben Myderizi, Adrian Myderizi, Shkëlqim Cani, Gelardina Prodani, Fatmir Hoxhaj, Klodian Mene, Roza Naumi, Endri Duçka, Ergys Qirici, Hysen Caka, Rudina Karamuço, Manjola Fagu, Nuri Sopaj, Idlir Xhoxhi, Adriana Sheti, Dezdemona Alickaj, Silvana Gjikdhima, Emil Nova, Igli Gugashi, Federik Seiti, Florian Pustina, Lirim…
Partia opozitare LSDM thotë se ende nuk ka përgjigje se si 5 ton drogë, me vlerë rreth 40 milionë euro, kaluan kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe përfunduan në Serbi. Sipas LSDM-së, heshtja e institucioneve ngre dyshime se dikush po përpiqet ta fshehë rastin. Nga kjo parti thonë se një sasi kaq e madhe droge nuk mund të kalonte pa ndihmën ose neglizhencën e strukturave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Doganat dhe institucione të tjera. LSDM i referohet edhe raportimeve të mediave në Serbi, sipas të cilave një zyrtar i arrestuar i SNS-së, i lidhur me drogën e zbuluar…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, kur një tërmet i fuqishëm goditi rajonin, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë tek banorët. Epiqendra e tërmetit ishte 23 km në Lindje të qytetit, dhe dridhjet e tij u ndjenë në shumë zona të Kosovës. Mediat lokale kanë raportuar për momentet e frikshme të lëkundjeve, duke publikuar pamje që tregojnë se si ndihen dridhjet. Këto pamje janë një dëshmi e fuqisë së natyrës dhe ndikimit të saj në jetën e përditshme të njerëzve. Një nga momentet më të veçanta të këtij tërmeti ishte ai kur një qeni, duke ndjerë rrezikun, e…
Në një botë ku teoritë e konspiracionit shpesh marrin përparësi mbi faktet, pretendimi se Jeffrey Epstein është ende gjallë ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale. Ky pretendim, i mbështetur nga disa dokumente të dyshimta, sugjeron se vdekja e Epstein ishte një skenar i sajuar nga autoritetet amerikane. Kjo teori ka ngjallur kuriozitetin e shumë njerëzve, duke i bërë ata të pyesin: A është e vërtetë që Epstein ka gjetur një mënyrë për të shpëtuar nga pasojat e veprimeve të tij të paligjshme? BBC ka ndërmarrë një hetim të detajuar mbi këto pretendime dhe ka konfirmuar se ato janë…
Një aksident i rëndë trafiku i shoqëruar me shpërthim zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në hyrje të Shkupit, duke shkaktuar bllokim të plotë të autostradës. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet udhëtarësh, të cilat pas përplasjes janë përfshirë nga flakët dhe janë djegur plotësisht. Trafiku është ndërprerë në segmentin pranë Hipodromit, në drejtim të kryeqytetit, ndërsa edhe mëngjesin e sotëm automjetet e djegura ndodhen ende në vendngjarje. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me shkaqet e aksidentit apo nëse ka persona të lënduar. MARKETING

