Author: almakos

Autoritetet greke duke se kanë në dorë informacione të rëndësishme për të identifikuar vrasësin e pronarit grek dhe shqiptarit, ngjarje e ndodhur në kampingun në Finikounda. I vetmi dëshmitar okular i masakrës, nipi i pronarit të vrarë, dha një përshkrim të detajuar të autorit të krimit të dyfishtë. Vrasësi ishte i dobët, bjond, shumë i ri, që nuk e fliste mire gjuhën greke, u pa duke udhëtuar me shpejtësi me një skuter drejt fshatit Koryfasio, rreth 40 minuta pas krimit. Nipi i përshkroi momentet e tmerrit duke u shprehur: “Sapo qëlloi xhaxhain tim, arrita të vrapoja shpejt. Kalova përpara kujdestarit tonë.…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e konsideroi vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja si një akt barbar dhe kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Në një prononcim për mediat pas homazheve të zhvilluara në nder të gjyqtarit, Manja deklaroi se “kjo të shpërbejë kjo ditë si një homazh për të gjithë punonjësit e drejtësisë që në të gjithë këto vite kanë përjetuar sakrifica”. “Jam sot këtu për ti dhënë nderimet e fundit një mikut tim të vjetër, me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësisë në ditë të vështira, 2002-2007, ku i ndjeri miku im Astrit…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka reaguar ashpër ndaj kritikave të fundit nga ana e LSDM-së, të cilat i ka cilësuar si “sulme të dëshpëruara, të pabaza dhe të motivuara politikisht”. Përmes një postimi në Facebook, ai ka komentuar kërkesat e përsëritura të kësaj partie për dorëheqjen e tij, duke thënë se ato synojnë të mbulojnë dështimet politike të opozitës dhe frikën e saj nga përgjegjësia. “Ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të një vale tjetër sulmesh të motivuara politikisht nga LSDM-ja ndaj meje. E kuptoj dëshpërimin e tyre, sidomos kur çdo sondazh i ri tregon një rënie…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili akuzohet se nxiste një të mitur për të vjedhur. Njoftimi: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Influenca”. Identifikohet dhe arrestohet një 23-vjeçar që nxiste një 13-vjeçar, për të vjedhur. Vihen në hetim 13-vjeçari, autor i dyshuar i një sërë vjedhjesh në kryeqytet, si dhe 2 shtetas të tjerë që i blinin të miturit, sendet e vjedhura. Sekuestrohen 4 monopatina, të dyshuara të vjedhura. Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen e autorëve të vjedhjeve, përpara përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 finalizuan operacionin “Influenca”, në kuadër…

Lexo më Shumë

Sulmi me thikë ndaj kryetares së zgjedhur të Herdecke, Iris Stalzer, ka shkaktuar tronditje në Gjermani. Politikania është shtruar në spital në gjendje kritike pasi u godit me thikë në shtëpinë e saj. Incidenti ndodhi mesditën e së martës. 57-vjeçari Iris Stalzer, e cila u zgjodh kryetare bashkie më 28 shtator dhe pritej të merrte detyrën më 1 nëntor, u gjet e mbuluar me gjak në shtëpinë e saj në North Rhine-Ëestphalia. Sipas policisë, ajo ka 13 plagë me thikë në bark dhe shpinë, dhe u transportua me helikopter në një spital në Bochum, ku po lufton për jetën. Mjekët…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.7 lekë dhe do shitet me 83.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.5 lekë dhe do shitet me 111.8 lekë.

Lexo më Shumë

Pesë ditë para zgjedhjeve lokale, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë një njoftim të rëndësishëm për studentët, duke ofruar një paketë mbështetjeje financiare që do të ndihmojë ata në fillimin e vitit akademik. Ky vendim, i cili pritet të miratohet së shpejti, parashikon ndarjen e 100 eurove për çdo student që plotëson kriteret e nevojshme. Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare që lidhet me regjistrimin dhe shpenzimet e tjera që vijnë me fillimin e studimeve. Kryeministri Kurti theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar që studentët dhe familjet e tyre të kenë mundësi të…

Lexo më Shumë

Me propozim të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi ndarjen e mjeteve financiare për dy parqet nacionale “Mali Sharr” dhe “Pelister”, të cilat po ballafaqohen me probleme financiare vite me radhë. Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e dy parqeve kombëtare – “Mali Sharr” dhe “Pelister” – të cilat prej vitesh përballen me sfida të theksuara financiare. Kjo mbështetje financiare ka për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre zonave të mbrojtura. Bazuar në kërkesat e paraqitura…

Lexo më Shumë

Ish-prokurori Ervin Karanxha foli me tone të ashpra në Log. News24, lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Apelit pasditen e djeshme, nga një pjesëtar i një pale në proces gjyqi. Karanxha theksoi se reforma në drejtësi ka dështuar, pasi pronarët e tokave ende sorrollaten dhe nuk gjejnë drejtësi për pronat e tyre. Sakaq, thekson se kushtet në Apel janë të papranueshme dhe nuk mund t’i ngelet faji një roje sigurie që ka lënë të futet në Gjykatë një njeri i armatosur. Ervin Karanxha: Kur shteti nuk ruan me siguri gjyqtarin është goditje shumë e madhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Strugës, Ramiz Merko sot në Gjykatën Themelore në Strugë i tha fjalët përfundimtare në rastin me emërimin e drejtorit të jashtëligjshëm në shkollën fillore “Zini Hani”, lëndë në të cilën zhvillohej procedurë edhe kundër Egzona Shej, e cila në dy mandate të njëpasnjëshme e kryente funksionin u.d. drejtoreshë në atë shkollë, ndërsa sipas akuzës, akuzohet edhe për falsifikim të dokumentit. “Ndjej për detyrë, nëse është e nevojshme do të mbaj të gjithë përgjegjësinë, por Egzona duhet të lirohet”, tha Merko në fjalën e tij përfundimtare, duke theksuar se ana materiale nuk ishte në interes të të akuzuarës së…

Lexo më Shumë