Marrëdhëniet politike mes Kroacisë dhe Maqedonisë janë të shkëlqyera, ashtu siç është edhe bashkëpunimi ekonomik. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq, gjatë vizitës së tij tre ditore zyrtare në Shkup. Duke folur për rrugën drejtë anëtarsimit të vendit tonë në BE dhe problemet me të cilat përballet vendi, Jandrokoviq, tha se RMV mund të konsideroj në mbështetjen e Kroacisë.
“Republika e Kroacisë, është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë. E di që po përballeni me probleme, e di që antarsimi juaj në NATO u përmbush me pengesa dhe se ende po përballeni me probleme të caktuara në rrugën drejtë BE-së”, ka deklaruar Gordan Jandrokoviq, kryetari i Kuvendit të Kroacisë
Ndërsa kryetari i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi tha se asgjë nuk e ka lëkundur vendin tonë nga rruga drejtë antarsimit në BE.
“Asgjë nuk na ka lëkundur dhe nuk na ka devijuar nga vendosshmëria dhe prioriteti ynë në BE. Jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë për të bërë, reforma për të zbatuar dhe çështje për të zgjidhur, por me aleatët si Kroacia dhe miq të tjerë të BE-së, besojmë fuqishëm se ky proces do të jetë i suksesshëm edhe për ne, ashtu siç ishte për Kroacinë”, ka deklaruar Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit të RMV-së. /SHENJA/
Data 15.11.2026
Aktuale
- “I ke parë fëmijët si bankomate” – Përplasje e ashpër mes Jonida Maliqit dhe psikologes Anjeza Dishnica
- Rugova: Figura e pavarësisë që nuk mund të harrohet
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile



