Një incident ka ndodhur sot ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku një përplasje e ashpër verbale mes një avokati dhe një punonjësi sigurie ka shkaktuar ndërhyrjen e policisë. Gazetari Endrik Mehmeti raporton ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, kur avokati Redi Llanaj ka shpërthyer në një debat të tensionuar me një punonjës sigurie brenda godinës së gjykatës. Tensionet mes të dyve kanë kaluar shpejt në një përballje verbale me tone të larta, duke sjellë ndërhyrjen e policisë. Për shkak të përshkallëzimit të situatës, oficerët e policisë kanë shoqëruar të dy palët për të dhënë shpjegime në komisariat. Në një…
Author: almakos
Sot po mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Në seancën e sotme ishte paraparë të dëshmonte babai i Naim Murselit, Shaban Murseli, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur në seancë. Ai përmes telefonit i ka thënë gjykatës se nuk do të paraqitet për të dëshmuar dhe se “deklaratat e tij mbeten ato të mëparshmet”. Seanca po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit tjetër, Florian Avdija.
Pas zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, deputeti Nenad Rashiq ka falënderuar kolegët që e mbështetën dhe ka shprehur shpresën për një proces të shpejtë institucional. “Jam shumë falënderues ndaj kolegëve të mi që sot votuan për mua dhe shpresoj se ky do të jetë një fillim i ri në ndërtimin e institucioneve, sa më shpejt që është e mundur”, u shpreh Rashiq pas votimit. Nga votimi i mbajtur, Rashiq ka marrë 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha teksa në sallë u dëgjuan duartrokitje.…
Gjatë kësaj fundjave, veçanërisht nesër (e shtunë, 11 tetor), në Republikën e Maqedonisë do të kemi pak më shumë vranësira, të cilat do të shkaktojnë shfaqjen e shiut shumë të lehtë dhe lokal. Nga DPHM njoftojnë se në rajonin e Vardarit dhe në rajonet lindore të Maqedonisë do të ketë erëra të forta, herë pas here të forta nga veriu (herë pas here dhe lokalisht me shpejtësi mbi 60 km/orë). Do të ketë më shumë diell dhe erëra shumë më të dobëta të dielën (12 tetor). “Në Shkup dhe zonën përreth, veçanërisht nesër (e shtunë, 11 tetor), do të ketë…
María Corina Machado Pariska, fituesja e Çmimit Nobel për Paqen 2025, është një nga figurat më të spikatura të opozitës në Venezuelë dhe një zë i fortë kundër regjimit autoritar të Nicolás Maduro-s. Inxhinierja dhe politikania 58-vjeçare është njohur ndërkombëtarisht për angazhimin e saj të palëkundur në luftën për demokraci, të drejta civile dhe zgjedhje të lira në vendin e saj. Machado hyri në skenën politike në vitin 2002, kur themeloi organizatën për mbikëqyrjen e zgjedhjeve Súmate, së bashku me aktivistin Alejandro Plaz. Më vonë, ajo mori drejtimin e partisë liberale Vente Venezuela, duke u kthyer në një nga zërat…
Nenad Rashiç, nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit. Me 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ai u bë njëri nga pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Përveç votave nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa prej deputetetëve të komuniteteve joshumicë joserbe, ai siguroi edhe votat e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës abstenuan, ndërsa Lista Serbe votoi kundër./REL
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, ku i akuzuar kryesor është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Sot, para trupit gjykues ka dëshmuar Valon Lluka, ndërsa ndaj tij ka pasur dy pyetje vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj. “Unë kam vetëm dy pyetje, mundësisht të më përgjigjeni me ‘po’ ose ‘jo’. Pasi kemi qëndruar bashkë në stacionin e policisë, ju keni deklaruar se keni shkuar së bashku me Naimin në Swiss. A e njihni personin e tretë që ka qenë me ju?”, pyeti Ademaj. Lluka u përgjigj me “Jo”. Pyetja e dytë e…
Sot është publikuar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh. Në incizim e publikuar nga Radio Televizioni dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiq. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”. Gjithashtu,…
Një plantacion marijuane me 130 rrënjë, është zbuluar nga policia greke në Platania të Hanias, ndërsa dy kultivues shqiptarë u kapën në flagrancë. [embedded content]Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshës 33 dhe 46 vjeç , të cilët u arrestuan, ndërsa policia gjeti në vendngjarje edhe më shumë se 3 kilogramë marijuanë. Në veçanti, në kuadër të planifikimit dhe veprimeve të posaçme për të luftuar posedimin dhe trafikimin e narkotikëve dhe pas shfrytëzimit të duhur të informacionit të marrë nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Hanias, u organizua dhe u krye një operacion…
Një ditë pas mbledhjes së jashtëzakonshme me 260 gjyqtarë, komandanti i Gardës së Republikës, Simon Zereci, ka inspektuar ambientet e GJKKO. Zereci zhvilloi një takim me kryetarin e GJKKO-së, Erion Bani, për të diskutuar mbi gjendjen aktuale të sigurisë në gjykatë, si dhe pritet të kryejë një inspektim të plotë të ambienteve. Ky zhvillim vjen një ditë pasi kryetari Bani, gjatë mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve, kërkoi inspektime të menjëhershme në të gjitha ambientet e gjykatave. Ai theksoi nevojën për të evidentuar çdo problematikë, përfshirë edhe ankesat apo shqetësimet e gjyqtarëve dhe stafit, të cilat lidhen me sigurinë gjatë ushtrimit të…
Afati i fundit për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2025 më 19 tetor, skadon sonte në mesnatë. Megjithatë, më 14 tetor skadon afati për regjistrimin e personave që dëshirojnë të votojnë në zgjedhje dhe që vuajnë masën e arrestit shtëpiak. Sipas orarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një votues që nuk është në gjendje të votojë në qendrën e votimit, një person i pafuqishëm ose i sëmurë, dhe që dëshiron të votojë në zgjedhje duhet të njoftojë Komisionin Komunal të Zgjedhjeve jo më vonë se shtatë ditë para ditës…
Çdo ditë, yjet na ofrojnë një mundësi për të reflektuar mbi jetën tonë dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Sot, më 10 Tetor, horoskopi sjell mesazhe të veçanta për secilën shenjë, duke na udhëhequr në rrugën tonë të përditshme. A jeni gati të zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju? Dashi, sot do të ndjeni një urgjencë për të zgjidhur çështje që ju kanë shqetësuar për një kohë të gjatë. Energjia juaj ndërmarrëse do t’ju ndihmojë të zhvilloni projekte që ju prekin personalisht. Ky është momenti ideal për të vendosur objektivat e së ardhmes dhe për të reflektuar…

