Në periudhën nga 01.03.2026 deri më 10.03.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore që i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 6,264 urdhërpagesa të lëshuara, 1,800 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes. “Janë privuar nga liria 151 persona, nga të cilët 32 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në vendbanim, tre për vozitje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara jashtë vendbanimit, 50 për vozitje…
Author: almakos
Pas investigimit në segmentin e shembur në rrugën që lidh Gjinarin me 7 fshatra, i përfshirë në projektin e qeverisë për “100 fshatrat turistikë”, “TakFak” pyeti në njësinë administrative Gjinar dhe bashkinë e Elbasanit. Administratori i njësisë administrative të Gjinarit, thotë për mikrofonin e “TakFak” se kompania që ka ndërtuar rrugën është Fondi i Zhvillimit. “Rruga është dëmtuar 2 herë, më e fundit 3 muaj më parë. Në muajin dhjetor, unë i bëra kërkesë bashkisë për të ndërhyrë sepse është çarë. Herën e parë erdhën e bënë prapë ato të firmës, te Fondit të Zhvillimit, edhe u ça prapë, e…
Sh.B. “Logos-A” sjell botimin e ri “Metodologjia islame e leximit të kohëve të vështira” të mendimtarit turk Mehmet Görmez. Lexuesit të përgjithshëm ia sjellim edhe një vepër shtesë me titull: “Metodologjia islame e leximit të kohëve të vështira” nga Mehmet Görmez, ish kryetarit i Presidencës së Çështjeve Fetare të Turqisë. Në këtë vepër, përfshihen ligjërata e ndryshme të cilët flasin mbi mënyrën sesi njeriu duhet përgatitur dhe t’iu bëj ballë fatkeqësive të ndryshme. Frymëzimi vazhdon…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë agjencisë së lajmeve Axios se lufta do të përfundojë “së shpejti” dhe se “praktikisht nuk ka mbetur asgjë për të synuar”. “Sa herë që dua që të përfundojë, do të përfundojë”, raportoi agjencia e lajmeve Trump. Konflikti nisi më 28 shkurt në bashkëpunim me Izraelin, Ministri i Mbrojtjes i të cilit, Israel Katz, tha të mërkurën se lufta “do të vazhdojë pa asnjë kufizim kohor”. Katz tha se konflikti do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe derisa të arrihen të gjitha objektivat e fushatës së përbashkët izraelito-amerikane,…
Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi pas takimit me përfaqësues të marketeve ka thënë se kujdesi për qytetarët dhe mbrojtja e standarit të tyre janë prioriteti i tyre kryesor. “Sot pata një takim pune me përfaqësues të supermarketeve të mëdha, në të cilin diskutuam lëvizjet e çmimeve dhe situatën aktuale të tregut. Ministria e Ekonomisë dhe Punës nuk do të ndërhyjë në treg pa një arsye të justifikuar, por nuk do të mbetet pasive nëse krijohet presion i pajustifikuar mbi qytetarët. Së bashku me përfaqësuesit e supermarketeve, ramë dakord që çmimet e produkteve duhet të mbeten në nivel ferr dhe se…
Familja e ndjerit Martin Cani, i cili humbi jetën në tetor të vitit 2024, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar pranë shkollës “Fan Noli”, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ka cilësuar antikushtetues vendimin e qeverisë për mbylljen e rrjetit social “TikTok”, duke vlerësuar se me këtë vendim u cenua liria e shprehjes. Në një deklaratë zyrtare, familja Cani shprehet se vendimi i Kushtetueses konfirmon atë që, sipas tyre, kanë thënë që nga dita e parë, se Martini nuk humbi jetën për shkak të rrjeteve sociale, por si pasojë e dështimit të institucioneve. Sipas familjes, mbyllja e…
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Konstadinovski, në seancën kushtuar iniciativave kundër “Safe City”, tha se ai që posedon makinë do të duhet të posedojë edhe telefon celularë por edhe e-mail adresë. Kjo ngase njëra nga iniciativat ishte se jo të gjithë kanë telefona celulartë dhe e-mail adresë. “Për shkak se jetojmë në botë të tillë. Nëse jo atëherë të shkojë me kalë, nëse është e mundur dhe ku është e mundur. Për shkak se jetojmë në botë të tillë”, tha Kostadinovski, raporton SHENJA. Gjykatësi tha se shembullin e “Safe City” e sheh si shpresë se qytetarët e vendit mund të…
Prej më shumë se gjashtë muajsh, televizioni News24 dhe mediat e tjera të “Hysenbelliu Group” kanë zhvilluar një sërë investigimesh gazetareske, përmes të cilave janë ngritur dyshime dhe janë bërë publike informacione mbi skandale të mundshme dhe raste të dyshuara abuzimi që lidhen me Drejtoreshën e Tatimeve të Tiranës, znj. Erilinda Lala, si dhe me persona të lidhur me të (familjarë të saj). Në vend që ndaj këtyre denoncimeve të kishte transparencë institucionale dhe një reagim shpjegues për opinionin publik, është zgjedhur një rrugë tjetër: përdorimi i mekanizmave administrativë për të ushtruar presion dhe për të ndëshkuar mediat që kanë…
Të gjitha iniciativat me të cilat u kontestua në aspektin kushtetues dhe ligjor sistemi i ri “Safe City”, për kontrollin e trafikut në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë janë hedhur poshtë, vendosën gjykatësit kushtetues në seancën e sotme.Sipas gjykatësve, sistemi nuk shkakton pabarazi mes qytetarëve në mënyrën siç pretenduan paraqitësit e disa iniciativave.Për paraqitësit ishte problematike fakti që në komunikimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme me qytetarët nuk përdoret edhe gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në shtet, si dhe fakti që sistemi zbatohet vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.Po ashtu, ata kundërshtuan edhe faktin se me këtë projekt u…
Ka vdekur i riu Yll Çeku nga fshati Qyshk i Pejës. I ndjeri ishte aksidentuar me motor katërrotësh muaj më parë në dalje të Pejës dhe ndodhej në koma. Yll Çeku ishte nipi i gjeneralit Agim Çeku. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Qyshk.
Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, reagoi ashpër lidhur me atë që e cilësoi si një “sulm të paprecedentë” nga administrata tatimore ndaj bizneseve të lidhura me Hysenbelliu Group, duke pretenduar se veprimet lidhen me investigimet dhe raportimet e mediave të këtij grupi. Gjatë fjalës së tij, Toska deklaroi se është informuar se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ndërmarrë kontrolle dhe masa ndaj bizneseve të pronarit të televizionit, duke e lidhur këtë zhvillim me punën investigative të medias. “Jam vënë në dijeni sot se ndaj News24 dhe bizneseve të pronarit që i zotëron është ndërmarrë një…
Pavarësisht rritjes së fundit të çmimeve të derivateve, Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë vendi me çmimet e derivateve më të lira në rajon. Kështu deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i cili mes tjerash shtoi se për shkak të kësaj, me naftë dhe derivate të naftës po furnizohen edhe qytetarët e vendeve fqinje. Mickoski deklaroi se nuk ka vend për panikë dhe se gjendja me naftë është stabile. Duke i komentuar propozimet e opozitës për ulje të akcizave të naftës dhe propozimet tjera, kryeministri tha se janë duke shqyrtuar disa opsione që t’ua bëjnë përditshmërinë më të lehtë qytetarëve. HRISTIAN MICKOSKI…

