Të gjitha iniciativat me të cilat u kontestua në aspektin kushtetues dhe ligjor sistemi i ri “Safe City”, për kontrollin e trafikut në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë janë hedhur poshtë, vendosën gjykatësit kushtetues në seancën e sotme.
Sipas gjykatësve, sistemi nuk shkakton pabarazi mes qytetarëve në mënyrën siç pretenduan paraqitësit e disa iniciativave.
Për paraqitësit ishte problematike fakti që në komunikimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme me qytetarët nuk përdoret edhe gjuha shqipe si gjuhë zyrtare në shtet, si dhe fakti që sistemi zbatohet vetëm në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë.
Po ashtu, ata kundërshtuan edhe faktin se me këtë projekt u imponohet qytetarëve detyrimi ligjor që të kenë numër personal telefoni dhe adresë elektronike.
Vendimi u mor pasi gjykatësit, në varësi të përkatësisë së tyre etnike, kishin qëndrime të ndryshme nëse janë cenuar apo jo të drejtat e një pjese të qytetarëve.
Gjyqtarja raportuese, Ana Pavlovska-Daneva, në fillim të seancës deklaroi se vlerëson se iniciativat duhet të refuzohen.
Data 29.09.2026
Aktuale
- Mickoski zbulon detajet nga vizita në SHBA.Ja çfarë synohet për të ardhmen e vendit
- Nga 1 deri më 30 tetor, vazhdimi i të drejtës për bursë studentore
- Vuçiq për nderimet gjatë varrimit të kriminelit Mlladiq: Nuk shoh se kemi bërë diçka të keqe!
- Pesë migrantë të fshehur mes mallrave nga Turqia, zbulohen nga Dogana në Tetovë
- Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së
- Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmojnë vizitën sekrete të kryeministrit izraelit në Abu Dhabi
- Transplanti i veshkës së derrit: Një shpresë e re për pacientët në nevojë
- Tragjike! Goditi kokën gjatë ndeshjes së futbollit, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar në Greqi



