Author: almakos

Nga komuna e Sarajit thonë se banorët e Sarajit të prekur nga vërshimet mund të dorëzojnë fletëparaqitje për vlerësimin e dëmeve në banesa, objekte ndihmëse dhe pasuri të tjera. Afati është nga 16 deri më 23 shkurt, ndërsa komisioni i komunës do të verifikojë dëmet dhe ndihmojë banorët me dokumentacionin e nevojshëm. “Njoftohen të gjithë banorët e vendbanimeve të Komunës së Sarajit, të cilët janë prekur nga vërshimet e dendura të ditëve të fundit, mund të paraqesin fletëparaqitje për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte banimi, objekte ndihmëse, pajisje dhe pasuri të tjera. Komisioni i formuar nga…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura kanë shkaktuar vërshime në disa zona të banuara të qytetit, duke rënduar situatën në të gjithë rajonin e Pollogut. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me gjendjen e krijuar dhe ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet përgjegjëse. Sipas tij, përkundër përpjekjeve maksimale të Komunës dhe ndërmarrjeve komunale për të menaxhuar situatën në terren, nevojitet ndërhyrje e menjëhershme nga ELEM, si institucion me kompetenca për menaxhimin e ujërave të lumit Vardar, si dhe nga zyrat e Ekonomizimit të Ujërave, përgjegjëse për sistemin e ujitjes. Komuna ka ngritur alarm edhe pranë Qendra…

Lexo më Shumë

Instituti GAP ka nxjerrë në pah një situatë alarmante për 11 komuna të Kosovës, të cilat rrezikojnë të mbesin me buxhet të njëjtë për vitin 2026. Kjo situatë është rezultat i një shpërndarjeje të pabarabartë të investimeve nga niveli qendror, duke lënë shumë komuna pa mbështetje të mjaftueshme financiare. Raporti i GAP-it tregon se për vitin 2026, shpenzimet për pagat në komuna pritet të rriten me 48.8 milionë euro, duke arritur një rritje prej 13 për qind. Po ashtu, shpenzimet për mallra dhe shërbime do të rriten me 6.78 milionë euro, ndërsa investimet kapitale do të rriten me 16.6 milionë…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.1 lekë dhe do shitet me 106.1 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.1 lekë dhe do shitet me 111.1 lekë.

Lexo më Shumë

Përmes një mesazhi në facebook një nga figurat e njohura të Aleancës për Shqiptarët, njëherit edhe Sekretari Organizativ i partisë, Gadaf Uzairi, ka njoftuar mbylljen e kapitullit të tij politik brenda këtij subjekti. Statusi i plotë i Gadaf Uzairi “Sot ndihem i detyruar te flas për nje moment vendimtar dhe emocional në jetën time. Me përgjegjësi dhe respekt për çdo hap që kam bërë, dua ta ndaj me ju qëndrimin tim, të cilin e shpreha në Kuvendin e Aleanca për Shqiptarët. Gjatë gjithë rrugëtimit tim, gjithmonë jam udhëhequr nga ideali dhe bindja se çdo veprim dhe vendim duhet të shërbejë…

Lexo më Shumë

Media britanike The Telegraph i ka kushtuar një artikull shqiptarit që nuk mund të deportohet ka organizuar një festë luksoze me shampanjë për të kremtuar 10-vjetorin e jetës së tij në Britani, pavarësisht urdhrave për largim. Dorian Puka, 29 vjeç, i cili ka qenë dy herë në burg dhe deportuar për vjedhje banesash, arriti të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar të dyja herët dhe të vazhdonte aktivitetin e tij kriminal. Për këtë përvjetor, ai organizoi një festë VIP në klubin Cirque le Soir, i rrethuar nga valltare burleske dhe shampanjë me vlerë mijëra paund. Në videot e postuara në Instagram,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari në kuvendin e 6-të të partisë tha se është marr vendim për formimin e një këshilli organizativ të kongresit i cili do të udhëhiqet nga Valbon Limani. Ai shtoi se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por pa saktësuar se kur, duke shtuar se kjo varet nga VMRO-DPMNE pasi që i ka numrin më të madh të deputetëve. “Nuk mund ta them me siguri, e kam thënë çdo herë se kjo më së shumti varet nga VMRO-DPMNE pasi që i ka 58 deputetë për të shpallë zgjedhjet duhen 61 vota. Sipas asaj…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se sot në Fushë Topanë kanë promovuar projektin e vendosjes së kontinjerëve nëntokësorë, projekt ky që do të realizohet në tërë Çairin. “Në Çair po sjellim një standard të ri jetese. Sot në Fushë Topanë bashkë me drejtorin e NP “Higjiena Komunale” Dragi Mitkovski promovuam edhe një nga projektet më moderne për pastërtinë dhe rregullin urban, vendosjen e kontinjerëve nëntokësorë, projekt i cili do të realizohet në gjithë Çairin. Ky projekt është një hap i madh përpara. Një ndryshim që shihet dhe ndihet. Kjo do të thotë më pak mbeturina jashtë.…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka njoftuar se në mbledhjen e Shtabit të Krizave është analizuar gjendja faktike në terren pas reshjeve të rrëmbyeshme dhe vërshimeve që përfshinë disa vendbanime të komunës së Sarajit. “Sipas të dhënave, më shumë se 30 shtëpi janë kapluar nga uji, ndërsa ekipet në terren kanë ndërhyrë me intensitet dhe të gjitha objektet e prekura janë pastruar. Në kuadër të Shtabit të Krizave janë të angazhuara: Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendra për menaxhim me kriza, njësitë e zjarrfikësve nga Tetova, Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit të Shkupit, Ndërmarrja Publike e Qytetit të…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Librazhd, ku një i ri 23-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë riparimit të automjetit të tij. Sipas informacioneve paraprake, në Spitalin e Librazhdit është transportuar për ndihmë mjekësore shtetasi me iniciale Leonard Duka, 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht teksa po punonte në mjetin e tij në servisin e shtetasit me iniciale I. P. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura dhe intensive gjatë mbrëmjes së të shtunës, kanë shkaktuar probleme në shumë vendbanime të qytetit të Shkupit, Kërçovës, Tetovës dhe Gostivarit. Sa i përket rajonit të Shkupit, fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht në komunën e Sarajit janë përfshirë nga përmbytje. Sipas pamjeve nga terreni, disa rrugë janë mbuluar nga uji, ndërsa sipërfaqe të tëra fushash janë përmbytur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin në këto vendbanime rurale. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, z. Muhamed Ali, së bashku me kryetarin e Komunës së Sarajt, z. Muhamed Elmazi, kanë dalë të terren për të parë nga…

Lexo më Shumë

Një shembje e murit pritës ka ndodhur në aksin rrugor Maliq–Lozhan, pranë urës së Qenckës, në kilometrin e 13-të, duke shkaktuar pengesa për qarkullimin normal të automjeteve. Sipas burimeve zyrtare, rrëshqitja e një masivi dheu ka dëmtuar murin pritës, dhe aktualisht lëvizja po kryhet me një korsi të vetme. Autoritetet rekomandojnë që drejtuesit e automjeteve të lëvizin me kujdes dhe të ndjekin sinjalistikën e vendosur për të shmangur aksidentet.

Lexo më Shumë