Author: almakos

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë në ekipin e avokatëve të tij një mbrojtës ligjor amerikan, pjesë e studios Kasowitz Benson e Torres LLP. Avokati Joshua Roberts ka zhvilluar nje takim në paraburgimin e Durrësit. Ai është shprehur per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht. Fjala e avokatit: Emri im është Joshua Roberts, jam partneri i një studioje ligjore amerikane që këshillon kryetarin Veliaj dhe jemi në dijeni për arrestin e tij prej datës 10 shkurt. Jam këtu thjesht në…

Lexo më Shumë

Tentimi i sotëm i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për të zhbllokuar punën e Komisionit Parlamentar për Punë Sociale, demografi dhe rini ka rezultuar i pasuksesshëm. Pas dorëheqjes së deputetes Ilire Dauti nga pozita e kryetares së Kuvendit, Gashi caktoi deputetin e Frontit Evropian Bejxhan Iljaz që të kryesojë me seancën e sotme të komisionit, megjithatë ai nuk u paraqit sot në Kuvend. Iljaz ka theksuar se nuk do të vijë sot në Kuvend për shkaqe subjektive, po po ashtu ka thënë se, është emëruar pa qenë i konsultuar. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut “Sot në Kabinetin e kryetarit ka…

Lexo më Shumë

Është gjetur trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025. Mësohet se Naim Likometi është gjetur i mbytur nga policia në plazhin e Gjirit të Hartës. Policia nisi kërkimet në det pasi mesditën e sotme në breg të detit në Ksamil, ata gjetën fillimisht një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit. Sipas burimeve, 49-vjeçari i cili zotëronte një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe…

Lexo më Shumë

Një defekt teknik në një mjet të parkuar pas magazinave në afërsi të stacionit të trenit në Lushnje ka shkaktuar zjarr. Si pasojë e djegies së automjetit zjarri u përhap në fasadën e një magazine me materiale ndërtimi. Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrfikës të bashkisë Lushnje që e ka vënë nën kontroll zjarrin dhe nuk e ka lejuar të precipitojë. Bashkë me zjarrfikësit kanë mbërritur dhe uniformat blu të komisariatit të Lushnjës që po dokumentojnë ngjarjen. Sipas të dhënave nga drejtuesit e repartit të zjarrfikësve, defekti teknik në mjet ka shkaktuar zjarr, i cili nëse nuk do…

Lexo më Shumë

Driloni dhe Sara janë ndër çiftet më të komentuara në “Big Brother”. Dyshja po vazhdojnë njohjen e tyre edhe jashtë shtëpisë, shkruan Kosovarja. Driloni në një shëtitje me makinë, i ka bërë dhuratë një arush Sarës, të cilin e ka publikuar vet ai. Ndonëse të pa ndarë nga njëri tjetri, çifti po duken tejet të lumtur.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, inspektuan sot ecurinë e punimeve në shkollën e re 9-vjeçare “Angela Merkel” në Kamëz. Gjatë inspektimit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, nënvizoi rëndësinë e këtij investimi për t’iu siguruar nxënësve kushte të denja për të mësuar dhe zhvilluar aftësitë e tyre. Shkolla “Angela Merkel” i shtohet 18 institucioneve të reja arsimore të Bashkisë Kamëz, e cila do të hapë dyert në shtator të këtij viti, me 38 klasa, 10 laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative për 1,300 nxënës…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se administrata e tij po zhvillon bisedime me katër grupe të ndryshme për shitjen e TikTok, platformës popullore në pronësi kineze, e cila vazhdon të hasë probleme ligjore në Shtetet e Bashkuara. Fati i TikTok ka mbetur i paqartë që pas miratimit të një ligji që kërkon nga pronari aktual, ByteDance, të shesë platformën për arsye sigurie kombëtare ose për të përballuar një ndalim të mundshëm. Ky ligj hyri në fuqi më 19 janar, duke shkaktuar shqetësime për vazhdimësinë e shërbimeve të TikTok në SHBA. Sipas informacionit të raportuar nga Reuters, Trump ka…

Lexo më Shumë

Një sherr me grushte e shqelma ka ndodhur mes nxënësve të gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë pas mbarimit të mësimit. [embedded content] Në pamjen e siguruara nga Panorama.al, shihet 4 nxënës që dhunojnë një bashkëmoshatar të tyre përballë shkollës. Gjithashtu ata e godasin edhe me konin e parkimit në rrugë, ndërsa adoleshenti tentoi të mbrohet me duar. Mësohet se nga uniformat blu janë shoqëruar deri më tani 6 persona.

Lexo më Shumë

Detaje të reja dalin nga zhdukja misterioze e 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ka humbur gjurmët që prej mëngjesit të 8 marsit 2025. Sipas burimeve për News 24, 49 vjeçari Naim Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij. Sipas familjarëve në momentin kur është larguar nga banesa, Naimi ishte i veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një…

Lexo më Shumë

“Do të luftoj deri në fund, fëmija im humbi jetë në mënyrë tragjike në rrethana të menduara. Do të këmbëngul të dalë e drejta. Seanca të bëhet e hapur, s’kemi çfarë mbajmë sekret. Seanca të zhvillohet me dyer të hapura, fëmija im të bëhet shembull për të tjerët, që kjo tragjedi të mos ndodh në familjet e tjera”, tha ajo.

Lexo më Shumë

Kryebashkiaku Erion Veliaj do të paraqitet ditën e nesërme (11 Mars) në Apelin e GJKKO-së ku do të zhvillohet seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së tij për lirimin nga qelia. Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave prej datës 10 Shkurt, së bashku me biznesmenët nën hetim, kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO-së do të zhvillohet në orën 10:00. Sipas shortit të hedhur, trupi gjykues monokratik do të përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi,…

Lexo më Shumë

Është një situatë shqetësuese për miliona përdorues të X, i njohur ndryshe si Twitter, pasi aplikacioni ka hasur një ndërprerje të rëndësishme këtë mëngjes. Aplikacioni, i cili përdoret nga shumë njerëz çdo ditë për të komunikuar dhe shpërndarë informacione, ka pasur probleme të mëdha me aksesin në llogaritë e tij. Përdoruesit kanë raportuar se janë të bllokuar, duke mos qenë në gjendje të postojnë apo të shohin ndonjë aktivitet nga të tjerët. Mesazhi shqetësues “Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni” është paraqitur në ekranet e shumë përdoruesve, duke përforcuar frikën dhe ndjesinë e pasigurisë rreth platformës. Sipas të dhënave nga…

Lexo më Shumë