Policia ka vendosur në pranga dy të rinj pasi u kapën në flagrancë duke shitur drogë. Reshat Qatromi dhe 27-vjeçari Ledin Kazanxhi (Allamani) u kapën në flagrancë në rrugën “Memo Meto”, me një qese me 1.7 kg kanabis që e posedonin me qëllim shitjen. Gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër kanabis, pajisje elektrike që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i policisë: DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Interruption”. U kapën në flagrancë në tentativë për të…
Author: almakos
Asus ka prezantuar një linjë të re inovative monitorësh që shfaqin jo vetëm pikselë të mrekullueshëm, por ofrojnë gjithashtu një sistem pastrimi të ajrit të integruar, duke sjellë përfitime të shumta për shëndetin e përdoruesve. Seria VU Air Ionizer e Asus përfshin tri modele befasuese: VU249HFI-W me 23.8 inç, VU279HFI-W me 27 inç, dhe VU34WCIP-W me 34 inç. Çdo model është projektuar me teknologjinë më të fundit për të ofruar një përvojë vizuale të jashtëzakonshme dhe funksionalitete që tejkalojnë pritshmëritë e zakonshme. Këto ekrane vijnë me sistemin e integruar “VU Air Ionizer” që, sipas Asus, është në gjendje të eliminojë…
Para nisjes së seancës në të cilën do të vendoset për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, VMRO-DPMNE edhe njëherë i bëri thirrje opozitës që të mbështesin interpelancat dhe të sillet drejtësi në vend sepse siç thonë, qytetarët e kanë humbur besimin në gjyqësor. Sot është dita kur siç u shpreh Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së, të kërkohet përgjegjësi nga antarët e Këshillit Gjyqësor, siç shtoi gjyqsori duhet të jetë i pavarur dhe Këshilli Gjyqësor duhet të lirohet nga ndikimet politike.“Ky trup gjyqsor nuk ka ngritur asnjë të procedurë serioze kundër gjykatësve të cilët dukshëm kanë punuar nën diktate politike…
Nga koalicioni VLEN sot kanë reaguar duke thënë se të gjitha rrugët e udhëheqësis së tanishme të BDI-së të dërgojnë tek Gruevski dhe Sasho Mijallkov.Sipas tyre Ratko Kapushevski, ish-kuadër i Gruevskit për drejtor të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, si lojtar i Samsonenkos dhe Mijallkovit, bëhet lojtar në biznesin e naftës dhe zhvillon ortakllëk me djalin e Ismail Jahoskit, alias Pucko Petrol, njeriun më të besuar të Ali Ahmetit.“Me aksionin e MPB-së, ky kartel regjimi jozyrtarisht dyshohet se ka shpërlarë 10 miliardë denarë përmes kontratave fiktive, lënda e të cilave është e dëmshme për ajrin dhe mazutin toksik.Por kjo nuk është…
Në Apelin e GJKKO zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia. Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje, ndërsa thotë se avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta ka kërkuar që masa ndaj Veliajt të shfuqizohet. “Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta është duke bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që kjo masë sigurie të shfuqizohet dhe se zotit Veluaj ti jepet mundësia të dalë nga paraburgimi. Ai ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat apo ti dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët”,…
Biznesmeni Elton Ilirjani ka njoftuar se artistja Parashqevi Simaku po i rikthehet muzikës. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka shpërndarë këngën “Jetoj” të Simakut, e ripërpunuar nga një producent muziikor, Mar G Rock. Por jo vetëm kaq, pasi shumë shpejt, Parashqevi Simaku do të publikojë një videoklip. “Premtimi që Flutura do të rikthehej po bëhet realitet. Shumë shpejt një videoklip i sapo mbaruar! Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri të xhiruar dje në New York City!”, shkruan biznesmeni.
Avokati amerikan, Joshua Roberts është në ekipin mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një ditë pasi ai takoi në qeli kryetarin e bashkisë, sot ka shkuar në rolin e vëzhguesit në Apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, ku Veliaj kërkon lirimin, por sipas gazetares Klodiana Lala, avokati nuk është lejuar të jetë prezent. Një ditë më parë ai u shpreh per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht. “Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës…
Avokati amerikan, Joshua Roberts është në ekipin mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një ditë pasi ai takoi në qeli kryetarin e bashkisë, sot ka shkuar në apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, ku Veliaj kërkon lirimin. Ai është shprehur per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht. “Jam këtu thjesht në rolin e vëzhguesit. Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një…
Dekretimi brenda pak javësh nga Presidenti italian, Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma pritet të përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 4 mijë italianë. Zv.ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, tregon procedurën që duhet të kryejnë qytetarët e të dyja vendeve për të përfituar nga kjo marrëveshje. “Një ndër nenet kryesore të marrëveshjes me Italinë është eksportimi i benefiteve, përfitimet e siguruara në secilin shtet mund të eksportohen në shtetin ku ka rezidencën. Një shtetas shqiptar që jeton dhe punon në Itali mund ta bëjë aplikimin për lidhjen e…
Dalja e Egli Takos ka bërë bujë të madhe në mediat rozë. Të shumta ishin komentet ku ndjekësit po kërkojnë me ngulm të rikthejnë atë në shtëpi, shkruan Indeksonline. Ishte gazetari Ronaldo Sharka ai i cili zgjoi dilema me deklaratat e tij. Ai tha se mund të bëhet edhe një rikthim i Eglit si banoret e viteve me parë, siç ishin Efi, Kiara dhe Bledi.
Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), do të vijë sot në Kosovë për të takuar krerët shtetërorë, në një moment kritik për stabilitetin e rajonit. Vizita e tij, e cila zhvillohet në mes të tensioneve në veriun e Kosovës, është e rëndësishme jo vetëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe për të ofruar garanci për mbështetje të vazhdueshme nga NATO për Kosovën. Takimi i tij me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti është caktuar për të adresuar çështje të rëndësishme strategjike. Në njoftimin për mediat, presidenca ka bërë të ditur se…
Para nisjes së seancës në Apelin e GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj policia ka marrë masa për mbarëvajtje të procesit gjyqësor. Jashtë ambienteve të GJKKO ka prezencë të forcave të policisë. Erion Veliaj ka ankimuar masen e arrestit me burg, duke kerkuar lirimin nga qelia. Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në të njëjtën seancë, paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në…