Para nisjes së seancës në të cilën do të vendoset për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, VMRO-DPMNE edhe njëherë i bëri thirrje opozitës që të mbështesin interpelancat dhe të sillet drejtësi në vend sepse siç thonë, qytetarët e kanë humbur besimin në gjyqësor. Sot është dita kur siç u shpreh Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së, të kërkohet përgjegjësi nga antarët e Këshillit Gjyqësor, siç shtoi gjyqsori duhet të jetë i pavarur dhe Këshilli Gjyqësor duhet të lirohet nga ndikimet politike.
“Ky trup gjyqsor nuk ka ngritur asnjë të procedurë serioze kundër gjykatësve të cilët dukshëm kanë punuar nën diktate politike dhe të bizneseve. Në vend që ta mbrojnë ligjin, e kanë mbrojtur krimin.
Disa antarë të Këshillit Gjyqësor kanë votuar për vendime të rëndësishme përmes Viberit, nga pushimet jashtë vendit dhe për rastësi ju është ndërprerë linja telefonike pikërisht në momentin e votimit. Tani është momenti për vendim, drejtësi ose krim”, deklaroi Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-së.
Ndërkoh, qëndrimin e tyre lidhur me interpelancat e shprehën sot edhe deputetët e Levicës, ata bënë me dije se do t’i mbështesin interpelancat e antarëve të Këshillit Gjyqsor.
“Ne si partia politike Levica, kemi vendosur që ti mbështesim këto interpelanca. Pra, duhet të dërgohet te gjyqësori mesazhi se përgjegjsi duhet të ketë tani dhe menjëherë. Nuk mund të kemi persona të këtillë, siç janë gjykatësit, te cilët nuk përgjigjen pothuajse për asgjë. Por, ne do ta shfrytëzojmë të drejtën tonë të parandalojmë dhe do të reagojmë fuqishëm nëse rastësisht kandidatët e ardhshëm do të jenë nga ajo fletorja famoze e gjykatësve që kalojnë nga njëra parti në tjetrën, ose nëse nuk i plotësojnë standardet e larta që janë të nevojshme për ushtrimin e një funksioni kaq të rëndësishëm”, u shpreh deputeti i Levicës Boris Kërmov.
Seanca ishte planifikuar të niste në orën 11:00, por është shtyrë për një orë më vonë, pritet të nisë në orën 12:00. /SHENJA/
Data 17.07.2026
Aktuale
- (VIDEO) Gjendja e krizës për derivatet e naftës zgjatet deri më 20 tetor
- (VIDEO) Nuk kontrolloi kompaninë e kanabisit, padi për zyrtaren e shëndetësisë
- Mexhiti priti Ylli Limanin dhe vizitoi me të kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”
- Ligji i ri i Arsimit të Lartë, Kumbaro: Ndërkombëtarizimi i universiteve mbetet prioritet. Liceu Francez i Korçës fokus në dijet e teknologjisë dhe shkencës
- Arrestohet 43-vjeçari, tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar gjatë një konflikti në një lokal
- Cvetanovski: Rritja e çmimeve të derivateve dhe ushqimeve është presion financiar mbi buxhetin e familjeve
- Saveski: Vendimi për ankesën për “Talir 2” do të merret pas analizimit të aktvendimit, Lençe Ristoska do të vepronte nëse nuk do të dorëhiqej
- Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi popullor kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike



