Nga koalicioni VLEN sot kanë reaguar duke thënë se të gjitha rrugët e udhëheqësis së tanishme të BDI-së të dërgojnë tek Gruevski dhe Sasho Mijallkov.
Sipas tyre Ratko Kapushevski, ish-kuadër i Gruevskit për drejtor të Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, si lojtar i Samsonenkos dhe Mijallkovit, bëhet lojtar në biznesin e naftës dhe zhvillon ortakllëk me djalin e Ismail Jahoskit, alias Pucko Petrol, njeriun më të besuar të Ali Ahmetit.
“Me aksionin e MPB-së, ky kartel regjimi jozyrtarisht dyshohet se ka shpërlarë 10 miliardë denarë përmes kontratave fiktive, lënda e të cilave është e dëmshme për ajrin dhe mazutin toksik.
Por kjo nuk është vetëm një krim! Kjo është gjithashtu një gënjeshtër, një manipulim për të fshehur të vërtetën. “Deshqiptarizimi” i supozuar, me të cilin BDI manipulon, është vetëm perde për frikën e tyre nga përgjegjësia gjyqësore! Kjo parti nuk ka më çfarë të fshehë nga populli! Ata u shfaqën të zhveshur para shqiptarëve dhe e humbën plotësisht kredibilitetin! Nuk ka më asnjë pëlhurë që mund të mbulojë turpin e tyre!
Një nga episodet e fundit të të dëshpëruarve janë kërcënimet për krizë politike dhe bojkot.
Po bëhet plotësisht legjitime pyetja: A fshihen realisht Gruevski dhe Mijallkov pas këtij skenari të BDI-së?”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Data 15.11.2026
Aktuale
- Adelina shfaqet zonjë e rëndë në postimin e fundit
- Vuçiq: Pse Albin Kurti e ndalon hyrjen time në Kosovë?
- Ish-ministri Astrit Haraqija nën akuzë për trafikim të kokainës
- “My love”, Big Mama na njofton me dashninë e saj
- Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin: E vrau dhe trupin e hodhi në pyll për ta shqyer kafshët!
- (VIDEO) Qytetarët ankohen për paga të ulëta, ministria e Ekonomisë: Çmimet janë stabile
- Irani akuzon mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së se ndikohet nga SHBA-ja dhe vendet evropiane
- Tragjedia në Prizren: Një person i gjetur pa shenja jete në shtëpi



