E dashura e Safet Bajrit u arrestua nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër. Gazetarja Klodiana Lala, raporton se shtetësja me inicale E.A, pronare e një butiku rrobash në Myslym Shyr në Tiranë, është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj. Mësohet se Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e “arrestit me burg”, për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje të autorit të krimit. Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbrëmjen e…
Author: almakos
Nesër do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, vende vende e fortë nga jugu (mbi 60 km/h). Temperatura minimale do të lëviz në interval prej 4 deri 9, ndërsa ajo maksimale prej 19 deri 27 gradë. Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga jugu. Temperatura minimale do të ulet deri 7, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 27 gradë. Edhe të shtunën do të mbajë mot i qëndrueshëm dhe i ngrohtë…
Gjatë pasdites së sotme në të gjitha rrugët që të çojnë drejt qytetit të Elbasanit ka një qarkullim të shtuar të automjeteve. Në orët e para të mbrëmjes është shtuar edhe më tepër fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të gjitha rrugët. Qarkullimi është mjaft i vështirë dhe radhët kanë arritur 3-5 km. Dyndja e pazakontë është për shkak të Festimeve që organizohen në qytetin e Elbasanit me rastin e Natës së Verës që është mbrëmjen e kësaj të Enjteje si edhe Ditës së Verës. Edhe pse policia ka marrë të gjitha masat e duhura , disiplinimi i një trafiku…
Detaje tronditëse janë bërë të njohura nga vrasja e 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në Selanik, i cili pasi masakroi me thikë gruan, u vetëvra duke u hedhur nga bllokoni i katit të dytë. Sipas rezultateve të ekspertizës mjeko-ligjore të trupit të 44-vjeçares, ajo duket se ka marrë mbi 40 plagë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Bashkëshorti i saj dyshohet se ka përdorur katër thika të ndryshme për t’i marrë jetën, të cilat janë gjetur gjurmë gjaku mbi to dhe janë sekuestruar nga policia. Viktima sipas mediave greke, mësohet se ka marrë plagë në qafë, fytyrë,…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar babanë e tij të sëmurë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi mori një leje të përkohshme nga Gjykata Speciale në Hagë. Babai i Thaçit po trajtohet prej kohësh në këtë institucion shëndetësor. Kjo vizitë ka marrë shumë vëmendje, duke pasur parasysh kontekstin politik dhe ligjor të situatës së ish-presidentit, i cili ndodhet në proces gjyqi për akuza të rënda. Pas disa orësh qëndrimi në klinikën ku gjendet babai, Thaçi është parë duke dalë nga Klinika Interne e QKUK-së. Prania e tij aty ka nxjerrë në pah një situatë të ndjeshme dhe…
Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk kanë emra se kush mund të jetë në vendin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, për të cilët u dha votë mosbesimi para dy ditësh në Kuvend. Ai thekson se interpelancat janë bërë për shkaqe principiele dhe për faktin se besimi i qytetarëve në gjyqësor është vetëm 2%. Kryeministri shtoi se ata “luftën” e kanë me ata gjykatës dhe prokuror që vazhdojnë të jenë siç i quajti ai shërbëtorë partiak dhe jo me shumicën dërrmuese të punonjësve gjyqësorë sepse të tjerët e bëjnë punën e tyre me ndershmëri. Hristijan Mickoski, kryeministër “95% e gjykatësve dhe…
Policia e shtetit ka njoftuar planin e masave për Ditën e Verës në Tiranë dhe në Elbasan. Sipas policisë, në sheshe dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet do të ketë efektivë, ndërsa në akset rrugore kryesore në qendrat e qyteteve, do të ketë kufizime të lëvizjes së automjeteve. Në Elbasan, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe qarkullimi i tyre në disa segmente rrugore në qendër të qytetit. Në Tiranë, gjatë ditës së nesërme, deri në përfundim të aktiviteteve, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se nëse nuk do të ketë marrëveshje në mes punëdhënësve dhe të punësuarve paga minimale nga muaji prill do të jetë 24. 400 denarë. Ai thotë se LSM-ja e ka ndryshuar qëndrimin e saj rreth pagës minimale. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Propozimi që e kam ndëgjuar nga kryetari i LSM-së është i ndryshëm nga propozimi para disa muajve kur kjo qeveri ishte e zgjedhur për qeverisje. Ata nuk pritën as një javë dolën me propozim për 400 euro pagë minimale tani kur e panë se ligjërisht do të arrijmë tek paga minimale 400 euro kërkojnë 500…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të Apelit të GJKKO, që e la në dënim me burg ditën e sotme. Në mesazhin e tij, Veliaj shkruan se: “Vendimi i sotëm nuk ishte ai që do të doja, po ishte ai që deshën ata që më janë qepur si të isha armiku më i betuar i këtij vendi”. Ai shkruan më tej se: “Luftën për drejtësi do ta vazhdoj e do ta bëj deri në fund, siç ju’a kam premtuar. Sepse gjatë gjithë jetës sime kam treguar se di të ringrihem. Humbjet na bëjnë më të fortë dhe…
Që nga dje, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur sfida e mosreagimit. Fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno u fut dje dhe puthi një nga banorët, Laertin. Për më tepër, u transmetua edhe intervista e Jozit për Loredanën jashtë, shoqëruar me këngën dedikuar asaj të cilën Loredana e kuptoi për herë të parë. Diçka e tillë është lënë të kuptohet përmes një story teksa bëhet gati me grimin në Tiranë. Gjithë sy e vesh drejt takimit me Gjestin në shtëpi që pa diskutim do të ofrojë momente shumë të forta televizive.
Testet e alergjive janë procedura të cilat përdoren për të identifikuar substancat që mund të shkaktojnë reagime alergjike. Testet e alergjive përbëjnë një hap të rëndësishëm në menaxhimin e shëndetit për individë që vuajnë nga alergjitë. Disa nga simptomat e zakonshme përfshijnë teshtitjen, kruajtjen e lëkurës, deri në reaksione më serioze si ata anafilaktik. Alergologu Enis Halimi, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, shpjegon se si funksionojnë këto teste dhe kush është e rekomanduar t’i bëjë. “Alergjenë të ndryshëm vendosen pak nën lëkurë përmes një gjilpëre dhe aty përcillet reaksioni i organizmit në alergjenin e caktuar. Ka alergjenë inhalatorë,…
Pasi u akuzuan për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe Behar Bajri, ankimuan masën e sigurisë arrest me burg. Apeli i GJKKO ka regjistuar sot 13 mars 2025, ankimimin e tyre, ndërsa është caktuar sipas shortit edhe gjyqtarja e çështjes, Tereza Merkaj. Njoftimi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 20 akti, datë 13.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve S.R., A.B., B.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 12, datë 17.02.2025 dhe vendimit nr. 22, datë 24.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe…