Gjatë pasdites së sotme në të gjitha rrugët që të çojnë drejt qytetit të Elbasanit ka një qarkullim të shtuar të automjeteve.
Në orët e para të mbrëmjes është shtuar edhe më tepër fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të gjitha rrugët.
Qarkullimi është mjaft i vështirë dhe radhët kanë arritur 3-5 km.
Dyndja e pazakontë është për shkak të Festimeve që organizohen në qytetin e Elbasanit me rastin e Natës së Verës që është mbrëmjen e kësaj të Enjteje si edhe Ditës së Verës.
Edhe pse policia ka marrë të gjitha masat e duhura , disiplinimi i një trafiku të pazakontë është mjaft i vështirë pasi janë disa mijëra automjete në qarkullim në të gjitha rrugët hyrëse të Elbasanit