Procesi i aderimit në BE është i definuar në marrëveshjet e Bashkimit Evropian. Nuk ekziston një gjë e tillë që do të parashikonte në ato marrëveshje se mund të parashikohet për çdo vend të suksesshëm që do t’i plotësojë kushtet për anëatrësim në BE të mos e ketë, për shembull, të drejtën e votës, ose, të mos e ketë të drejtën për veto. Për çdo ndryshim duhet të harmonizohen të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, deklaroi euroambasadori Mihails Rokas gjatë qëndrimit të sotëm në Prilep. “Procesi i anëtarësimit në BE është definuar në marrëveshjet e Bashkimit Evropian. Në fakt,…
Author: almakos
Kaosi me rrugës s’ka të sosur, çahet edhe asfalti i aksit Skrapar-Përmet! Problematikat me rrugët nacionale kanë krijuar një situatë kaotike në të gjithë vendin, teksa prej ditësh juglindja është izoluar. Dëmtime aksesh raportohen edhe në qarkun e Beratit. Mësohet se është çarë asfalti i rrugës Skrapar-Përmet, duke bllokuar prej 3 orësh hyrjen në qytetin e Skraparit, për shkak të rrëshkitjes së masivëve shkëmbor në rrugë. Skrapar-Përmet është një rrugë që ka përfunduar në vitin 2019 nga firma “Salillari”. Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot (25 shkurt) se është takuar në Beograd me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, për vazhdimin e dialogut me një angazhim më aktiv të bllokut. “Jam i bindur se është në interesin e të gjitha palëve të shmangen veprimet që do të çonin në përshkallëzim të mëtejmë dhe që, me ndërmjetësimin e BE-së, të këmbëngulet në zbatimin e plotë të obligimeve të marra dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram. Vuçiç, gjatë takimit me emisarin…
Erdhën për të folur për ligjin për arsim të lartë, por kishin palët e përfshira në këtë debat, kishin mendime krejtësisht të kundërta. Rektori i Universitetit të Tetovës, Jusuf Zejneli para ministres Janevska tha se draft ligji për arsim të lartë duhet hiqet. Për të njëjtin kishte edhe kritika tjera. JUSUF ZEJNELI – REKTOR I UT-SË “Ligji më mirë të tërhiqet dhe të rishikohet dhe të jetë një draft më i arsyeshëm për i cili është në harmoni me gjendjen reale. Detyrimisht ligji duhet të ndryshohet dhe të jetë në harmoni me punën reale të universiteteve, konkretisht universiteti I Tetovës…
Me zgjidhje e reja të propozuara parashikohet ndërhyrje në koeficientët e llogaritjes së pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar dhe kjo zgjidhje ligjore është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk mund të apelohet në Gjykatën Kushtetuese, tha sot deputeti i VMRO – DPMNE-së, Bojan Stojanovski gjatë elaborimit të pakos së ligjeve të propozuara për uljen e pagave të funksionarëve. Ai tha se, me miratimin e këtyre propozimeve, pagat do të barazohen, që do të thotë se pagat e të gjithë këtyre zyrtarëve që janë sipas këtyre gjashtë ligjeve do të ulen 10 deri në 13.000 denarë. Bojan Stojanovski,…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të mos e kalojë në seancë çështjen për mënyrën si u zgjodh Avokati i Popullit. Vendimi ka të bëjë me kërkesën e Adriana Kalasë, e cila kërkoi konstatimin si të paligjshëm të procedurës së zgjedhjes së Shabanit në krye të këtij institucioni, çështje që shkaktoi debat mes palëve politike. Parlamenti votoi më 11 dhjetor Endri Shabanin si Avokat të Popullit, i cili mori 85 vota pro të deputetëve të PS-së dhe PSD-së dhe tre kundër. Ndërsa Partia Demokratike dhe Partia Mundësia nuk morën pjesë në votim. Opozita kundërshtoi procedurën e ndjekur, duke deklaruar se kishte…
Në portin më të madh në vend është emëruar Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual, post i cili nuk ekzistonte prej disa vitesh, pasi ish-drejtori Pirro Vengu e pati hequr nga organograma e APD. Zv/drejtori i ri i APD-së mësohet se është Rubin Rredhi, 24 vjeç. Emërimi i tij është bërë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Nuk dihen eksperiencat e tjera profesionale të zv/drejtorit Rredhi, të cilit i besohet një detyrë shumë e rëndësishme, në një moshë kaq të re. Ndërkohë, nuk është e qartë se kur është kryer emërimi i Rredhit në këtë detyrë, por…
Më 24 shkurt 2026, për herë të parë që nga funksionimi i sistemit “Qytet i Sigurt”, nuk u regjistrua asnjë shkelje për kalim të semaforit në të kuqe. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme: Në zonat me kamera u regjistruan 526 shkelje, prej të cilave 84 ishin nga shoferë me targa të huaja. 504 shoferë u kapën duke vozitur mbi shpejtësinë e lejuar. 22 shkelje ishin për mjete me regjistrim të skaduar. U dhanë 17 masa ndalimi për drejtim të mjetit, kryesisht për shpejtësi mbi limitin e lejuar. 3,336 shoferë u lejuan brenda tolerancës së shpejtësisë. MARKETING
U kap me 1 mln euro në doganën e Kosovës, Standardet Profesionale marrin vendimin për efektivin e Policisë Tiranë duke e pezulluar dhe kaluar për hetime nga AMP. Policia e Shtetit ka dhënë sot detaje për masat ndëshkimore ndaj Aurel Kaziut, efektivit të Komisariatit nr. 5 Tiranë, që u kap dje në pikën doganore të Merdares në Kosovë, duke kaluar 1 mln euro të padeklaruara. Masë edhe për një punonjës të dytë të repartit “Shqiponja”, pasi akuzohet se dhunoi një të shoqëruar në Stacionin e Patosit, pasi i kishte ofenduar bashkëshorten punonjëse marketi gjatë një konflikti me persona të tjerë.…
Shoqata e Prokurorëve Publikë (SHPP) u bën thirrje të gjitha partive politike dhe funksionarëve që të respektojnë parimin e ndarjes së pushteteve dhe të shmangin deklaratat që rrezikojnë pavarësinë e prokurorëve në vendimmarrje. “Në ditët e fundit, disa politikanë kanë bërë deklarata të papërgjegjshme, duke emëruar dhe komentuar për prokurorë të caktuar dhe vendime specifike, pa qenë të njohur me rastin dhe provat,” thuhet në komunikatën e Shoqatës. SHPP përmend si shembull komentet mbi masën e arrestit shtëpiak për një të dyshuar në rastin “Lotaria Shtetërore” dhe thekson se politikanët duhet të përmbahen nga retorika e tillë. Shoqata thekson se…
“Avancimi i të drejtës për shëndet të personave me aftësi të kufizuara” ishte titulli i ngjarjes që sot u mbajt në Kuvend. Ngjarja ishte në organizimin e Grupi Parlamentar Ndërpartiak (GPN) për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, në bashkëpunim me “Zeta” – organizatën e aftësisë së kufizuar dhe drejtësisë, Shoqatën e Personave me Paralizë Cerebrale dhe Aftësi të Tjera të Kufizuara – Veles, “Poraka” – Negotinë dhe “Eko – Jetë” – Kavadar. Ministri iShëndetësisë, Azir Aliu, tha se qeveria ekzekutive dhe ligjvënëse duhet të vazhdojnë të punojnë për të përmirësuar situatën në vend. “Këta prindër këtu duan…
Një studim i ri i Bankës Botërore mbi financat publike të Shqipërisë ngre shqetësime të forta për mënyrën si përdoren fondet publike, duke theksuar se vendi përballet me kosto të larta në sektorin e transportit dhe me probleme serioze në cilësinë e projekteve infrastrukturore. Raporti “Albania Public Finance Review 2025” analizon shpenzimet publike dhe vlerëson se përmirësimi i cilësisë së investimeve, sidomos në transport, është thelbësor për rritjen ekonomike dhe për afrimin me Bashkimin Europian. Sipas raportit, Shqipëria ka bërë investime të konsiderueshme në infrastrukturë, duke çuar gati 6% t ë PBB-së për investime publike, por rrjeti i transportit vazhdon…

