Sot Universiteti i Tetovës (UT) është përfshirë nga një situatë tensioni pas një alarmi për mjet shpërthyes. Autoritetet universitare kanë reaguar menjëherë duke evakuuar studentët dhe stafin akademik nga të gjitha objektet e kampusit.Sipas informacioneve të para, alarmi ka ardhur përmes një porosie elektronike, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në institucione të tjera arsimore në vend. MARKETING
Author: almakos
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli është paraqitur sot, 26 shkurt, në Gjykatën e Posaçme. [embedded content] Kristian Shkreli është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme, pasi dyshohet se në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit bleu vota për subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë. Nga hetimet e SPAK është evidentuar se Kristian Shkreli ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të PSD-së, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po vijon hetimet lidhur me pasurinë dhe dyshimet për afera korruptive dhe përfshirje në grup kriminal në kuadër të dosjes së AKSHI-t. Këtë të enjte, SPAK ka thirrur për të dhënë deklarime shtetasen Xhenila Tamizi, e identifikuar si vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri. Sipas burimeve nga hetimi, Tamizi pritet të japë sqarime mbi disa transaksione dhe pasuri të dyshuara që lidhen me Beqirin. Nga verifikimet rezulton se në emër të Tamizit është regjistruar pronësia e një jahti luksoz, i cili dyshohet se kontrollohej në fakt nga biznesmeni në arrati.…
Çfarë ndodh me kandidaturën e Vjosa Osmanit për president të Kosovës? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe analistë politikë. Enver Hoxhaj, një nga figurat kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka dhënë një përgjigje të qartë në lidhje me këtë çështje, duke theksuar se emri i Osmanit nuk është diskutuar brenda partisë. Hoxhaj, në një intervistë për RTV21, theksoi se kandidatura e Vjosa Osmanit nuk është temë e diskutimit në PDK. Ai shprehu qartë se deri tani nuk ka pasur asnjë bisedë rreth kësaj çështjeje dhe se partia nuk ka një qëndrim të formuluar ndaj…
Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia në Korçë, pasi ka shantazuar për tre vite një shtetas grek se do i publikonte foto dhe video intime. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Kristi Joga, i cili ka përfituar nga shtetasi grek 4 mijë euro duke e kërcënuar. Gjithashtu, Kristi Joga dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro. Njoftimi i policisë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me…
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të shtetasit nga Kosova, Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvevendosje në Kosovë, i arrestuar nën dyshimet për trafik droge. SPAK u vu në lëvizje mbi bazën e një kërkese për ndihmë të ndërsjelle juridike nga prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po e heton Bahtirin për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. Shemsi Bahtiri, i cili u përjashtua nga Partia Vetëvendosja e ALbin Kurtit u arrestua pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, që iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze. Prokuroria speciale kërkoi ndihmë…
Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Merdar, ku oficerët doganorë kapën një shumë rekord prej 1 milion eurosh. Ky rast shënon një arritje të jashtëzakonshme në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale në Kosovë. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka theksuar se kjo është shuma më e madhe e kapur ndonjëherë në një rast të vetëm. Në emisionin “60 Minuta” në KTV, ai shpjegoi se në të kaluarën janë zënë shuma më të mëdha, por ato janë regjistruar në raste të ndara. Stavileci ka përshkruar procesin e kapjes, duke shpjeguar se oficerët doganorë ndaluan…
Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Pritet finalizimi i procedurave të ekstradimit gjatë ditës së sotme, nga Dubai, në Shqipëri, të një shtetasi të shumëkërkuar. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi D. B., 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë…
Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 89-të plenare, e përcaktoi nevojën për miratimin e pakos së ligjeve me të cilat bëhet nivelizimi i pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar. Me këto ligje parashihet që pagat e këtyre personave të ulen deri në 13.000 denarë, raporton MIA. Bëhet fjalë për ndryshime në Ligjin për deputetët, Ligjin për pagë dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar, Ligjin për pagat e prokurorëve publikë, Ligjin për pagat e gjyqtarëve, Ligjin për pagat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë, Ligjin për pagat e…
Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) organizoi në kryeqytetin Shkup të Maqedonisë së Veriut programin “Iftari i Vëllazërisë së Ballkanit”, raporton Anadolu. Në programin e iftarit të mbajtur në një hotel në Shkup morën pjesë kryetari i Bordit të Besimit të Fondacionit “Ilim Yayma”, Bilal Erdoğan, ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, kryetari i YTB-së, Abdulhadi Turus, presidenti i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA), Abdullah Eren, nënkryetarët e AK Partisë, Hasan Basri Yalçın dhe Zafer Sırakaya, kryetari i Bordit Drejtues të IBU-së, Bilal Sucubaşı, rektori i IBU-së Prof. Dr. Lütfi Sunar, deputetë nga Maqedonia…
Një incident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Golem, ku një 38-vjeçar që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është konstatuar nga Policia duke lëvizur i lirë në rrugë dhe më pas ka kundërshtuar me forcë efektivët. Policia thotë se 38-vjeçari, i cili lëvizte me makinë bashkë me familjarë të tjerë, është ndaluar për verifikim pasi ndodhej në arrest shtëpie për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, por pasi efektivët i kanë komunikuar se do të shoqërohej në komisariat, ai bashkë me familjarët e tjerë i kanë kundërshtuar me forcë. Sipas policisë, njëri prej efektivëve ka…
Kompania farmaceutike “Alkaloid” ka mbyllur vitin 2025 me rezultate historike, duke konfirmuar pozicionin e tij si lider në rajon dhe më gjerë. Sipas raportit të fundit financiar, kompania ka arritur shitje rekord të konsoliduara prej 339.3 milionë eurosh, një rritje prej 10% krahasuar me vitin paraprak. Shtylla kryesore e këtij suksesi mbetet eksporti, i cili kap shifrën e 221.6 milionë eurove, ku tregjet e Suedisë, Austrisë dhe Holandës kanë shënuar rritjen më të lartë. Produktet farmaceutike dominojnë portofolin e kompanisë, duke përbërë 91% të shitjeve totale, me fokus të veçantë te antibiotikët dhe preparatet neurologjike. Përveç anës financiare, Alkaloid ka…

