Lidhja e Sindikatave sot, me bllokimin e hyrjeve drejt Qeverisë, do të kërkojë rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera për 100 euro. Qeveria është institucioni i tretë që do të bllokohet nga sindikata, pasi javën e kaluar u bllokuan Kuvendi dhe Oda Ekonomike. Bllokada, siç sqarojnë nga LSM, bëhet për shkak se Qeveria dhe punëdhënësit nuk janë marrë vesh për rritjen e pagave të punëtorëve dhe sepse vitin e kaluar Qeveria nuk e ka pranuar propozimin për subvencionimin e një pjese të kontributeve. Me nga 21 persona, aq sa e lejon…
Author: almakos
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dhënë pretencën për 7 të pandehurit e dosjes 5D, mes tyre edhe ish drejtorët e bashkisë Tiranë. Konkretisht SPAK, ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushen. Po ashtu tre ish drejtorët e Bashkisë, Molla, Qato dhe Tushe kanë edhe dënim plotësues, 5 vjet heqje të drejtës për ushtrim të funksioneve publike. Ndërkohë për të pandehurit e tjera, Enton Punavija dhe Julian Zanaj SPAK ka kërkuar secilit 3 vite burg, për Alban Jankun 2 vite burg dhe për Nestor…
Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në mesdite ku një nxënës i shkollës 9-vjecare ‘Bajram Curri’ në Kukës ka mbetur i plagosur pranë ambientit të shkollës së tij. Ngjarja është shënuar ne oborrin e shkollës, ndërkohë përballë saj po behet rikonstruksioni i plote i ish shkollës se vjetër. Fëmija ka qene ne oborr duke luajtur me top dhe ka tentuar të marrë topin që i kishte rënë pranë kanierit.
Reshjet e borës janë në prag, duke sjellë një atmosferë të veçantë në Kosovë. Si do të ndikojnë këto ndryshime në motin e ditëve në vijim? Ditën e martë, parashikimet meteorologjike tregojnë për një mot kryesisht të vranët, me reshje shiu që do të fillojnë herët në mëngjes. Këto reshje do të jenë të shpeshta dhe do të intensifikohen nga mesdita, duke sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave. Temperaturat do të bien nga 3C e 6C në 1C e 2C, duke sjellë kështu një transformim të reshjeve të shiut në borë, veçanërisht në rrafshin e Kosovës . Kjo do…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me 81.9 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe do shitet me 96.8 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.1 lekë dhe do shitet me 106.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.1 lekë dhe do shitet me 111.1 lekë.
Ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara në pjesën e parë të ditës. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Në jug në orët e para të mëngjesit reshjet priten me intensitet deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore. Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, hera-herës lokalisht deri mesatar me…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka akuzuar sot zv. kryeministrin Aleksandar Nikolloski për dështimin në gjetjen e një zgjidhjeje për transportuesit e vendit që kalojnë transit nëpër Bashkimin Evropian. “Nikolloski thoshte: ‘Mos u shqetësoni, problemi i transportuesve është zgjidhur, biseduam me Bashkimin Evropian, nuk do të ketë problem’. Por nuk është zgjidhur”, theksoi Filipçe gjatë një takimi me Organizatën Komunale të LSDM-së në Gjevgjeli. Ai shtoi se disa kompani tashmë po zhvendosen në Bullgari dhe Kroaci për t’i regjistruar atje aktivitetet e tyre të transportit. “Shihni se si gënjeu zëvendëskryeministri Nikolloski për transportuesit. Çfarë tha? Mos u shqetësoni, problemi është…
Gjatë periudhës 09–15 shkurt 2026, sistemi i monitorimit me kamera “Qyteti i Sigurt” ka regjistruar gjithsej 4,490 shkelje të rregullave të komunikacionit në qytete dhe korridore rrugore ku janë vendosur kamerat. Ky numër përfaqëson një ulje prej 10% krahasuar me javën e parë të shkurtit, kur ishin regjistruar 4,991 shkelje. Nga shkeljet e regjistruara, shumica dërrmuese, 4,297 raste, kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa janë shënuar edhe 33 raste për kalim në dritë të kuqe dhe 160 raste për drejtim të mjetit me regjistrim të skaduar. Gjatë kësaj periudhe, autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 148 masa për ndalim të drejtimit…
Profesori universitar Mersel Bilalli deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se shqiptarët në institucione vazhdojnë të përballen me një ndjenjë të trajtimit jo të barabartë, duke theksuar se shpesh perceptohen si qytetarë të dorës së dytë. Sipas tij, ndonëse ka raste individuale suksesi në nivel lokal, në përgjithësi mungon organizimi dhe qasja e duhur institucionale. “Individualisht mendoj se ka suksese, për shembull në Tetovë si kryetar komune mund të thuhet që ka suksese, por në përgjithësi mendoj se nuk janë të organizuar si duhet. Është krijuar një defanzivë dhe një ndjenjë te popullata se ne jemi qytetarë të dorës…
Profesori universitar Mersel Bilalli deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioriteti kryesor i çdo shoqërie, duke e cilësuar atë si formën më të lartë të patriotizmit. Sipas tij, kur bëhet fjalë për renditjen e prioriteteve që duhet të realizohen si bashkësi etnike dhe si komb, zhvillimi ekonomik duhet të qëndrojë në majë të piramidës. “Zhvillimi ekonomik është patriotizmi mbi çdo patriotizëm tjetër. Pra, kur do t’i radhisja prioritetet që duhet t’i realizojmë si bashkësi etnike, si komb, në maje të piramidës e shoh zhvillimin ekonomik. Njerëzit mund të flasin e të debatojnë për…
Aktori i madh Robert Duvall ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare. Gruaja e tij, Luciana, njoftoi se ai ndërroi jetë të dielën, më 15 shkurt, në shtëpinë e tyre, sot (16 shkurt), nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale: “Dje i thamë lamtumirë bashkëshortit tim të dashur, mikut tim të çmuar dhe njërit prej aktorëve më të mëdhenj të kohës sonë. Bobi ndërroi jetë në paqe në shtëpi, i rrethuar nga dashuria dhe kujdesi”. Në të njëjtin postim, ai shtoi: “Për botën ai ishte një aktor, regjisor dhe tregimtar fitues i çmimit Oscar. Për mua ai ishte thjesht gjithçka. Për secilin…
Operacioni i SPAK, kundër mashtrimeve të qytetarëve të huaj me Call-Center të ngritur në Shqipëri, regjistron një tjetër të arrestuar. Dhe është pikërisht një shtetas i huaj, pjesë e grupit të organizuar të mashtrimeve me dëm miliona euro ndaj qytetarëve, në bursat Forex. I arrestuari sot në Tiranë nga policia me urdhër të Prokurorisë është italiani Cosimo Notari Stefano. Burime zyrtare thanë se ky ndalim është kryer në kuadër të operacionit kundër Call-Center, i cili ka dhjetëra të arrestuar dhe persona në kërkim apo nën hetim, në goditjen e kryer pak javë më parë. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

