Author: almakos

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një mesazh urimi për Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, me rastin e zgjedhjes si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. “Sinodi i Shenjtë zgjodhi sot Hirësinë e Tij, Joan Pelushi, Kryepeshkop të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Urime Hirësisë së Tij, Kryepeshkopit Joan, në udhëheqjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pastë ndriçimin e Perëndisë, kthjelltësinë hyjnore, bekimin dhe urtësinë si bariu i mirë i besimtarëve ortodoksë”, shkruan Spiropali në Facebook.[embedded content] Hirësi Joan Pelushi u zgjodh sot Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se aktualisht po organizohet transport ajror për të lënduarit më të rëndë nga zjarri në diskotekën e Koçanit.Pesë pacientë do të dërgohen për trajtim në Bullgari, dy prej të cilëve janë nga Klinika e Kirurgjisë “Shën Naumi i Ohrit” dhe tre nga TOARILUC.Në Turqi do të dërgohen për trajtim tre pacientë nga TOARILUC dhe gjashtë nga Spitali i Përgjithshëm “8 Shtatori”. Po ashtu, për në Greqi, me mjete të IMT-së, janë transportuar tre pacientë nga TOARILUC.Me mjete të IMT-së do të transportohen gjithashtu pesë pacientë për në Bullgari dhe pesë për në Serbi. MARKETING

Lexo më Shumë

Patriarku Ekumenik, Bartholomeu i Konstandinopojës, ka përcjellë një mesazh urimi për përzgjedhjen në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të kryepeshkopit Joan Pelushi. Përmes një mesazh urimi, Patriarku i Stmabollit uron kryepeshkopin e ri “një shërbim të gjatë dhe të shkëlqyer Kryepriftëror!” URIMI I PLOTË PATRIARKU EKUMENIK URON KRYEPISKOPIN JOAN Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, z. Joan Në Tiranë. Fortlumturi vëlla i shenjtë, Sapo morëm në Fanar lajmin e zgjedhjes Tuaj të denjë në Fronin Kryepiskopal të Shqipërisë, nxitojmë t’ju përgëzojmë nga zemra dhe në pritje të Letrave Tuaja të Nderuara Paqësore, qëndrojmë me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Është diskutuar për tragjedinë në Koçan, ku deri tani së paku ka 59 të vdekur nga zjarri në diskotekën “Puls”. Për mbi 150 të lënduar, Mickoski dhe Rutte kanë diskutuar aktivizimin e mundshëm të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive të NATO-s. “U dërguan mesazhe bashkimi dhe fuqie për të përballuar pasojat e ngjarjes tragjike. Në këto momente mbetemi të bashkuar dhe të vendosur në luftën kundër korrupsionit, ndryshimin e sistemit dhe llogaridhënien për shkaqet e aksidentit”, thuhet mes tjerash në njoftim. MARKETING

Lexo më Shumë

Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Dom Gjergj Meta, ka shprehur urimet e tij për Kryepeshkopin e ri të Kishës Orthodokse Autoqefale, Hirësia e Tij, Joan. Urimi i Gjergj Metës erdhi përmes një postimi në rrjete sociale, duke lutur që me ndihmën dhe udhëzimin e Shpirtit të Hyjit, Kryepeshkopi Joan të jetë një zë i fuqishëm e bashkëpunues me të gjithë faktorët fetarë e civilë të shoqërisë shqiptare. POSTIMI: Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka një Barit të ri e ne të gjithë kemi fituar një bashkëudhëtar tjetër në rrugën e dialogut ekumenik e të atij ndërfetar në vendin tonë.…

Lexo më Shumë

Në mesin e të vdekurve nga zjarri në diskotekën në Koçan është edhe bateristi i grupit DNK, Gjorgi Gorgiev (23 vjeçar).Gjorgi Gorgiev është një perkusionist dhe baterist 23 vjeçar nga Strumica.Informata se ai ishte një nga 59 personat që humbën jetën tragjikisht në aksident e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov. Ende po kërkohet informacion për anëtarët e mbetur të grupit. Bëhet e ditur se të dy anëtarët e dyshes Panço dhe Andrej janë shtruar në spital. Panço kishte djegie në fytyrë dhe duar dhe është nën mbështetje për oksigjen. Mediat sociale janë ende në kërkim të…

Lexo më Shumë

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, skenari më real për formimin e qeverisë po ndërlidhet me Lëvizjen Vetëvendosje, Nismën Socialdemokrate dhe komunitetet jo serbe, të cilët përbashkët formojnë një qeveri pakicë me 61 deputetë. Politologu Seb Bytyçi pohon se ka mundësi të plota që partia e Albin Kurtit të krijojë qeverinë, megjithatë, ai shpreh skeptikë për bashkëpunimin me partitë opozitare. Pas analizimit të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 42.30 për qind, duke marrë 48 deputetë, ndërsa partitë opozitare si PDK dhe LDK, që kanë marrë përkatësisht 20.95 dhe 18.27 për qind, mund të jenë sfida për…

Lexo më Shumë

Shtetasi Kristi Bixheku, 30 vjeç, është ekstraduar nga Holanda pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 vepra penale të rënda “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. I riu nga Lushnja, ishte pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhisë. Bixheku kishte siguruar lëndën shpërthyese të vendosur në shtëpinë e shtetasit B.T., ngjarje kjo e ndodhur me datë 31 dhjetor 2022. Për këtë arsye, Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”,…

Lexo më Shumë

Tre fëmijë të rinj me djegie, të plagosur në zjarrin në diskotekën në Koçan, do të transportohen në spitalin Papanikolau në Selanik, konfirmoi në një bisedë me korrespondenten e MIA-s nga Athina, kryetari i federatës greke të të punësuarve në spitalet shtetërore, Mihalis Janakos.Sipas Janakos, spitali në Selanik ka një repart për djegie me katër shtretër, prej të cilëve sot janë liruar tre, dhe pritet që të plagosurit të transportohen në Selanik dhe të hospitalizohen në Papanikolau. MARKETING

Lexo më Shumë

Shtetasi Kristi Bixheku, 30 vjeç, është ekstraduar nga Holanda pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për 4 vepra penale të rënda “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, “Sigurimi i kushteve material për të kryer vrasje”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. I riu nga Lushnja, kishte siguruar lëndën shpërthyese të vendosur në shtëpinë e shtetasit B.T., ngjarje kjo e ndodhur me datë 31 dhjetor 2022. Për këtë arsye, Gjykata e Shkallës së Parë të Elbasanit kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, duke bërë kështu që ai të shpallet në kërkim…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh dhimbjen më të thellë për tragjedinë e rëndë në Koçan, ku 59 persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 janë lënduar nga zjarri tragjik në një lokal nate. Kjo është një humbje e madhe për familjet, për qytetin e Koçanit dhe për mbarë vendin tonë. Në shenjë solidariteti dhe respekti, BDI ka vendosur që për një javë të anulojë të gjitha aktivitetet dhe tubimet partiake. Ky është një moment zie dhe reflektimi, ku e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet tek viktimat, familjet e tyre dhe të mbijetuarit. BDI në këto momente të vështira qëndron pranë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, deklaroi se 20 pacientë janë në gjendje kritike.“Ka mjaftueshëm gjak në të gjitha spitalet. Ai shpreson që të shpëtojnë të gjithë fëmijët. Në Bullgari, Turqi dhe Serbi do të dërgohen disa nga pacientët. Ndihmë kanë ofruar edhe Shqipëria dhe Holanda. Taravari tha se bëhet fjalë kryesisht për djegie, por ka edhe disa pacientë me fraktura. Në Shtip ndodhen 39 pacientë, disa prej tyre me djegie të shkallës së dytë”, ka deklaruar Taravari. MARKETING

Lexo më Shumë