Author: almakos

25 Dhjetor 2018 / 14:12 Rreth 1 milionë euro ka shpenzuar qyteti I Shkupit për ndërtimin dhe rikonstruimin e shtigjeve për biçikleta. Qyteti i Shkupit, gjatë vitit që po lëmë pas ka ndërtuar mbi 14 kilometra shtigje për biçikleta me qëllim të uljes së numrit të makinave që janë në qarkullim. Si pjesë më problematike për ndërtimin e këtyre shtigjeve paraqitet rruga Cvetan Dimov në Çair, një pjesë në Kisella Vodë dhe një pjesë e rrugës Ruzvelltova, kjo për shkak se rrugët janë shumë të ngushta ose nuk kanë aspak trotuare. Janë ndërtuar dhe rikonstruar 14.6 kilometra shtigje për biçikleta…

Lexo më Shumë

Big Mama ka qenë kohët e fundit tejet e përfolur për linjat trupore që i ka fituar pas ndërhyrjeve kirurgjike. Ajo me këtë rast kishte deklaruar se pas ndryshime fizike, ka filluar të jetojë një jetë që e meriton. Lexo po ashtu: Megjithatë, tashmë bukuroshja ka filluar të mendojë edhe për një të dashur, ku ndër të tjerash ka pohuar se disa miq kanë filluar t’i shkruajnë mesazhe dashurie. Së fundi, këngëtarja ka qëndruar në shtetin turk ku po realizon disa emisione televizive me bashkatdhetarët tanë. Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ka treguar se ka takuar dy basketbollistë shqiptarë…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor 2018 / 13:53 Përveç Aleksandar Trajkovski, edhe një tjetër i punësuar në Doganë ka vizituar azilantin Nikolla Gruevskin në Budapest. Një gjë të tillë e konfirmoi drejtori i Doganës Gjoko Tanasoski. Personi i cili është parë duke drekuar në një restorant në Budapest me Gruevskin nga pamjet e portalit hungarez “24”, është i punësuar në Sektorin për Kontrolle dhe Hetime në doganë. Ai ka shfrytëzuar pushimin vjetor për të shkuar në Hungari. Drejtori i Doganës Tanasoski thotë që nuk mund të pengojmë të punësuarit dhe se ata mund të shkojnë ku të duan në jetën e tyre private.…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor 2018 / 13:28 Gjendja e lirisë së mediave në vitin 2018 në Maqedoni, shënon një përmirësim të vogël, por ende mungojnë reforma serioze në sistem të cilat më pas do të krijojnë një ambient të volitshëm për zhvillim të papenguar të mediave dhe gazetarisë profesionale, thuhet në studimin e SHGM-së për gjendjen e mediave dhe gazetarëve për këtë vit. Në periudhën nga shtatori i vitit 2017 deri në shtator 2018, SHGM ka regjistruar gjashtë sulme ndaj gazetarëve që krahasuar me vitin e mëparshëm kur numri ishte 18, është tre herë më pak. Ndërkohë, ende vazhdon politika e mos…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor 2018 / 12:47 Me paraqitjen e provave materiale të propozuara nga Prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdoski. Si dëshmi materiale, është propozuar ekspertiza e makinës, e konfirmuar nga objektet e konfiskuara, fotografitë, ekspertiza psikiatrike, raportet mjekësore dhe raportet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Dy të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri, të cilët janë në paraburgim në burgun e Shutkës në Shkup, janë të pranishëm në seancën gjyqësore. Gjyqtarja Daniella Aleksovska njoftoi në fillim të seancës se pas përfundimit të provave materiale do të merren në pyetje…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor 2018 / 11:45 Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dërguar mesazh urimi për të gjithë besimtarët e krishterë që festojnë Krishtlindjet sipas kalendarit gregorian. Lindja e Krishtit – Krishtlindja si një nga ditët më të ndritura dhe më të lartësuara në krishterim simbolizon jetën e re që nënkupton një fillim të ri dhe një shpresë të re. Në këtë ditë të rëndësishme, kemi mundësinë të kujtojmë vlerat themelore të njeriut, të jemi besimtarë të denjë dhe njerëz të ndershëm, të jetojmë në harmoni dhe të përhapim gëzim, dashuri dhe mirësi. Le të bëjmë gjithçka që në…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor 2018 / 11:16 Sefer Canoski, djali i biznesmenit Fijat Canoski, në seancën e sotme gjyqësore për rastin “TNT” që ka të bëjë me rrënimin e objektit të tyre Kosmos”, dëshmoi se ka kërkuar ndihmë nga disa politikanë dhe biznesmenë që të ndërpritet rrënimi i objektit, ndërkohë që përmes Musa Xhaferit ka kërkuar takim edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. “Përgjigjja e Ahmetit ishte: Para se të vini, unë u dëgjova, për shkak se babai i juaj ka braktisur koalicionin me VMRO-DPMNE-në dhe ka shkuar me LSDM-në, nuk ka ardhur as me BDI-në. Ky rast vështirë se mund…

Lexo më Shumë

25 Dhjetor 2018 / 10:48 Shërbimet e “Parqeve dhe gjelbërimeve” të Qytetit të Shkupit mblodhën edhe gjësendet e fundit të cilat kishin mbetur në “Parkun e Gruas”  para Kuvendit nga protestuesit e lëvizjes “Maqedonia bllokon”. Tendat janë hequr gjatë orëve të natës, siç thonë protestuesit. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë