25 Dhjetor 2018 / 13:28
Gjendja e lirisë së mediave në vitin 2018 në Maqedoni, shënon një përmirësim të vogël, por ende mungojnë reforma serioze në sistem të cilat më pas do të krijojnë një ambient të volitshëm për zhvillim të papenguar të mediave dhe gazetarisë profesionale, thuhet në studimin e SHGM-së për gjendjen e mediave dhe gazetarëve për këtë vit.
Në periudhën nga shtatori i vitit 2017 deri në shtator 2018, SHGM ka regjistruar gjashtë sulme ndaj gazetarëve që krahasuar me vitin e mëparshëm kur numri ishte 18, është tre herë më pak. Ndërkohë, ende vazhdon politika e mos ndëshkimit të këtyre rasteve thonë nga SHGM. Prej gjithsej 59 sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, sipas regjistrit të MPB-së, Prokuroria në Shkup zhvillon hetim vetëm për dhjetë lëndë. Qeveria nuk ka mundur të përmirësoj rregullativën ligjore të mediave që është lajmëruar një kohë të gjatë.
Elmedina Aliji
Loading…


