25 Dhjetor 2018 / 12:47
Me paraqitjen e provave materiale të propozuara nga Prokuroria sot në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për vrasjen e 20-vjeçarit Nikolla Sazdoski.
Si dëshmi materiale, është propozuar ekspertiza e makinës, e konfirmuar nga objektet e konfiskuara, fotografitë, ekspertiza psikiatrike, raportet mjekësore dhe raportet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Dy të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri, të cilët janë në paraburgim në burgun e Shutkës në Shkup, janë të pranishëm në seancën gjyqësore.
Gjyqtarja Daniella Aleksovska njoftoi në fillim të seancës se pas përfundimit të provave materiale do të merren në pyetje dy të akuzuarit, të cilët janë propozuar nga mbrojtja, dhe pastaj do të bëhet rikonstruksioni i ngjarjes.
Avokatët e të akuzuarve reaguan ndaj këtij vendimi dhe kërkuan fillimisht rikonstruktohet rasti. Ata e informuan Gjykatën se kanë tërhequr propozimin për t’i pyetur të akuzuarit në këtë fazë.
ALSAT
Loading…


