25 Dhjetor 2018 / 11:16
Sefer Canoski, djali i biznesmenit Fijat Canoski, në seancën e sotme gjyqësore për rastin “TNT” që ka të bëjë me rrënimin e objektit të tyre Kosmos”, dëshmoi se ka kërkuar ndihmë nga disa politikanë dhe biznesmenë që të ndërpritet rrënimi i objektit, ndërkohë që përmes Musa Xhaferit ka kërkuar takim edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
“Përgjigjja e Ahmetit ishte: Para se të vini, unë u dëgjova, për shkak se babai i juaj ka braktisur koalicionin me VMRO-DPMNE-në dhe ka shkuar me LSDM-në, nuk ka ardhur as me BDI-në. Ky rast vështirë se mund të zgjidhet”, dëshmoi Sefer Canoski.
Canoski më tej gjatë dëshmisë së tij u shpreh se ka kërkuar ndihmë edhe nga fqinji dhe biznesmeni i njohur Orce Kamçev, por edhe nga atje ka marrë përgjigje se Kamçev është i afërt me Sasho Mijallkov, por se ky i fundit nuk ka të bëje me rastin, por se sipas tij rrënimi i objektit ka qenë i koordinuar nga ish kryeministri Nikolla Gruevski me Ministrinë e Transportit dhe Komunën e Gazi Babës.
Loading…