Author: almakos

2 Janar 2019 / 15:00 Maqedonia është ndër vendet me numër më të madh të festave dhe ditë jo pune në rajon. Edhe sot institucionet shtetërore janë me dyer të mbyllura, kjo pasi Qeveria ka marrë vendim që edhe dita e sotme, konkretisht 2 janari të jetë ditë jo pune për të punësuarit në administratën publike dhe rekomandoi që kjo të zbatohet edhe nga sektori privat.” Të gjithë të punësuarit në administratë ditën e sotme të pushimit do ta zëvendësojnë me ndonjë ditë tjetër, përkatësisht ndonjë të shtune gjatë vitit. Sipas ligjit për festat në vend gjatë këtij viti kalendari numëron…

Lexo më Shumë

Deri më tani ajo ka arritur të fshehë këto ndryshime në lëkurë, por tani sëmundja e saj ka përparuar. Kjo sëmundje kronike e lëkurës nuk është e theksuar dhe nuk dihet shkaktari i saktë. Psoriasis u përhap në të gjithë trupin e saj, kështu që Kim Kardashian kërkoi ndihmë përmes rrjeteve sociale. “Unë mendoj se është koha për të filluar përdorimin e ilaçeve psoriasis. Kurrë nuk kam qenë në këtë gjendje dhe nuk mund ta mbuloj. E kam në të gjithë trupin.” “A ka ndonjë prej jush përvojë dhe kurrë anti-psoriasis dhe cili është më i miri? Më ndihmoni sa…

Lexo më Shumë

2 Janar 2019 / 14:13 Ulje temperaturash dhe reshje të borës do të fillojnë nga sot në shumë pjesë të vendit. Reshjet gjatë natës do ta përfshijnë gjithë vendin. Në ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm. Nga Enti Hidrometeorologjik njoftuan se gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell, por temperaturat do të ulen madje në minus 14 gradë celsius. Në orët e para të pasdites do të kemi reshjet e para të borës në pjesën veriperëndimore, këto reshje do të përhapen në të gjithë rajonin, në rrjedhën e Vardarit do të ketë fillimisht reshje shiu…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh burrit i cili vrau aksidentalisht bashkëshorten e tij natën e Vitit të Ri. Më 01 janar 2019, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit, nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z. J.. “Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se…

Lexo më Shumë

Ajo konsiderohet ende si një ndër femrat më të bukura shqiptare, ani pse këtë epitet e kishte fituar në vitin 2005. Agnesa Vuthaj është një ndër modelet që me pak bujë po pushton botën me kreacionet e reja të çantave. Bukuroshja jonë tash e sa vite nxjerr në shitje çanta të dorës për femra gjersa me sukses ka arritur edhe në Shtetet e Bashkuara, përkatësisht në New York. Zeshkania së fundi ka nxjerr në shitje linjën e saj të aksesorëve të modës të çantave të punuar me dorë, shkruan New York Events. Qasjet e saja elegante dhe krijuese e kanë…

Lexo më Shumë

Në rrugën Pogragjë-Sllubicë të Gjilanit një person është arrestuar i cili është kapur nga Policia duke kontrabanduar kafshë. “Janë konfiskuar rreth  11 krerë gjedhe për te cilat i dyshuari nuk posedon dokumentacion përkatës, po ashtu është  konfiskuar kamioni me te cilin i dyshuari ka qene duke i kontrabanduar kafshët”, thuhet në raportin e Policisë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Një mashkull dhe një femër në Ferizaj gjatë kremtes se Vitit të Ri kanë shtënë me armë zjarri, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. “Njësiti  policor nga të dyshuarit ka konfiskuar një arme gjuetie dhe një pistoletë Ekol  , 13 fishekë dhe katër gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së. Njoftohet se me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Prekazi’.

Lexo më Shumë

2 Janar 2019 / 11:03 Sipas Entit Hidrometeorologjik të Maqedonisë gjatë mëngjesit të sotëm më ftohët ka qenë në Berovë ku janë shënuar temperatura deri në -11 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale janë shënuar në Dojran me zero gradë celsius. Nga EHM gjithashtu njoftojnë se temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Llazarapole -10 gradë celsius, në Mavrovë -9, në Shkup (Petrovec) -8, në Kriva Pallankë dhe Krushevë -7, në Tetovë, Strumicë, Dibër dhe Shkup -6. Në Kodrën e Diellit trashësia e borës deri në orën shtatë të mëngjesit ka arritur 14 centimetra, ndërsa në Krushevë nëntë centimetra dhe Mavrovë…

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 14:30 në fshatin Llugë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, ku lëndime të lehta ka pësuar një person. Lëndimin e tij e kanë konfirmuar edhe Emergjenca e Podujevës. Ndërkaq, Llapi.info ka siguruar pamjet e momentit të këtij aksidenti, ku shihet njëra veturë papritmas humb drejtimin me ç ’rast edhe shkaktohet aksidenti. Ndryshe, këto ditë të fundit është rritur dukshëm numri i aksidenteve në Podujevë, derisa të hënën ka humbur jetën një 32-vjeçare në fshatin Penuhë. 

Lexo më Shumë

Ai u pensionua nga basketbolli aktiv i NBA-s, por vazhdon të jetë temë e medieve. Bëhet fjalë për Kobe Bryantin, i cili në fund të sezonit të kaluar i dha fund karrierës si basketbollist profesionist. Por, 40-vjeçari pos jetës si sportist, ka pasur edhe një jetë familjare që e ka ruajtur me xhelozi. Së fundi, ish-ylli i Los Angeles Lakers ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të shtohet edhe me një anëtar të ri në familje. “Viti i Ri, bebe e re. Një bebe mamba është rrugës. Vanessa dhe unë jemi të lumtur t’iu njoftojmë se jemi…

Lexo më Shumë

2 Janar 2019 / 10:00 Tetë zjarre u regjistruan në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë natës së Vitit të Ri. Siç deklarohen për AIM-në nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, ekipet në detyrë kanë filluar intervenimet e tyre dje që nga ora 19:00 deri në orën 7 të mëngjesit. Nga këto intervenime, nuk ka pasur të lënduar, vetëm ka shkaktim të dëmeve materiale. “Zjarret të shkaktuara nga djegia e kontejnerëve ka pasur në “Partizanska” në Komunën e Karposhit, si dhe në rrugët “4 korriku” në Gjorçe Petrov, në “Vukovarska” në Çair dhe “Jani Llukrovski” në Autokomandë, në rrugën “Marko Oreshkoviq”…

Lexo më Shumë

2 Janar 2019 / 9:46 Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata.Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në akset rrugore ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë