2 Janar 2019 / 14:13
Ulje temperaturash dhe reshje të borës do të fillojnë nga sot në shumë pjesë të vendit. Reshjet gjatë natës do ta përfshijnë gjithë vendin. Në ditët e ardhshme moti do të jetë i ndryshueshëm. Nga Enti Hidrometeorologjik njoftuan se gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell, por temperaturat do të ulen madje në minus 14 gradë celsius.
Në orët e para të pasdites do të kemi reshjet e para të borës në pjesën veriperëndimore, këto reshje do të përhapen në të gjithë rajonin, në rrjedhën e Vardarit do të ketë fillimisht reshje shiu që më pas të shndërrohen në reshje të borës. Reshjet më të shpeshta do të jenë në pjesën veriperëndimore dhe në jug të vendit ku dhe do të jenë intensive dhe do të vazhdojnë gjatë natës- tha Boris Sekiraski, sinoptikan.
Alsat

