1 Janar 2019 / 13:04 Tetë zjarre janë regjistruar në territorin e qytetit të Shkupit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Njësia territoriale kundër zjarrit, ekipet kanë intervenuar nga ora 19:00 deri në orën shtatë të mëngjesit. Nga zjarret nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material. “Zjarre të shkaktuara nga kontejnerët e djegur kishte në lagjen ‘Partizane’ të Komunës së Karposhit, si dhe në rrugët ‘4 Korriku’ në Gjorçe Petrov, ‘Vukovarska’ në Çair dhe në ‘Jani Lukrovski’ në Autokomandë, në rrugën ‘Marko Oreshkoviq në Kisella Vodë, zjarri është shkaktuar nga oxhaku i ndezur, ndërsa për shkak energjisë…
Author: almakos
Një femër ka vdekur në QKUK, si pasojë e lëndimeve të marra, ditë më parë në një aksident trafiku që ndodhi në fshatin Milloshevë të Obiliqit. Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur më 22 dhjetor të vitit që lamë pas. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Një femër është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:56 në rrugën Ahmet Korenica në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Fjolla Morina ka pasur një vit të suksesshëm që la pas vete. Këngëtarja ka sjell projekte të reja muzikore dhe ka mbajtur disa koncerte në vend dhe diasporë. Por, bukuroshja u përkujdes që t’i qeras me një fotografi provokuese ndjekësit në rrjetet sociale. Zeshkania ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në shtrat pranë dy meshkujve lakuriq. “Urime Vitin e Ri. Gjithmonë dy janë më mirë se një”, ka shkruar me këtë rast Fjolla. Lexo po ashtu: Ndërkohë, ajo është duke punuar në projektin e ri duke punuar në studion e Shkumbin Nebihut, producentit të njohur…
1 Janar 2019 / 11:03 Qarkullimi në rrugët shtetërore në vend zhvillohet nëpër korsi të thata. Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se për shkak të temperaturave të ulta ekzistojnë mundësi për paraqitjen e ngricave. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rëshqitje të dheut.
Bebe Rexha ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në vitin 2018. Këngëtarja ka sjell disa këngë të reja, ka fituar disa çmime si dhe ka argëtuar fansat me koncerte anembanë globit. Por, për ta rrumbullakosur me sukses vitin që po e lëmë pas, ajo ishte e pranishme në sheshin Time Square në New York. Para se të perfmojë këngën e njohur të këngëtarit të ndjerë legjendar John Lennon, “Imagine”, ajo ka hedhur valle shqiptare. “Urime Vitin e Ri. Viti 2019 jam i gatshëm për ty”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja në llogarinë personale në Instagram. Ajo më tutje ka…
1 Janar 2019 / 10:03 Qytetarët e Shkupit e kanë pritur ndërrimin e viteve. Një numër i madh prej tyre kanë qenë në sheshin “Maqedonia” ku ka pasur program për Vit të Ri, organizime të shumta nëpër sheshe dhe lokale të natës. Fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike, madje edhe armë zjarri kanë mundur të dëgjohen në gjitha pjesët e qytetit. Në një video, shpërndarë në internet nga Express.mk mund të shihen fishekzjarrët që “mbulojnë” qiellin e lagjeve shkupjane të Gjorçe Petrov, Qendër, Autokomandë dhe Haraçinë. Festë ishte edhe në sheshin “Maqedonia”. Огномет во Скопје, Нова 2019 Година Нова 2019 Година…
1 Janar 2019 / 9:41 Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup, një minutë pas mesnate ka lindur foshnja e parë në Maqedoni për vitin 2019.Foshnja është mashkull, peshon 3 kilogram dhe 940 gram dhe është i gjatë 52 centimetra.Pritet që gjatë ditës së sotme prindërit e foshnjës së parë në Shkup të vizitohen nga funksionarët të vendit.
Në orët e para të vitit 2019, konkretisht në orën 00:30, ka ndodhur një tragjedi në një familje nga komuna e Gjilanit. Dyshohet se burri ka vra aksidentalisht gruan e tij, përderisa ishte duke festuar me armë Vitin e Ri. Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media e ka konfirmuar rastin. Lexo po ashtu: “Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se deri tek vrasja kishte ardhur si pasoj e pakujdesisë së të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës J. J. (1956) i cili pas ndërrimit të mote moteve kishte dalë para shtëpisë me pushkën…
Festimet e vitit të ri me mjete piroteknike kanë filluar të lëndojnë shumë njerëz në Kosovë edhe në orët e para të këtij viti. Në Ferizaj deri në këto momente janë të lënduar nëntë persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Basri Shabani, nga Policia e Rajonit të Ferizajt. “Deri tani kemi nëntë persona të lënduar kur njëri nga ta është i lënduar më rëndë dhe pas trajtimit mjekësorë këtu në Ferizaj është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, personat e lënduar janë të moshave të ndryshme por të gjithë janë…
Një grua mbi të 50-tat është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Gjilanit. Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar rastin për KosovaPress. Ai thotë se ka dyshime që ajo është vrarë aksidentalisht nga bashkëshorti i saj. Por që raporti i saktë ende nuk është bërë. Rasti ka ndodhur në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit.
Një banesë në lagjen “Aktash” të Prishtinës, është kapluar nga zjarri si pasojë e ndezjes së fishekzjarrëve në ndërrimin e moteve. Nga Shërbimi i Zjarrfikësve nè Prishtinë kanë konfirmuar se tashmë janë në intervenim tek ky rast. “Jemi në intervenim në katin e nëntë, në lagjen ‘Aktash’ tek restorant ‘Rugova’”. thanë për Kosovapres nga Shërbimi i Zjarrfikësve. Ata nuk kanë bërë të ditur nëse nga ky zjarr ka pasoja në njerëz. Nga ky shërbim theksuan se janë dhe disa raste të tjera në të cilat duhet të intervenojnë./Telegrafi/

