Çifti i njohur i estradës, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, kanë vendosur që në ditët e para të janarit t’i japin një pushim të merituar njëri-tjetrit. Ata kanë shkuar në Las Vegas të Nevadas, për të shijuar disa ditë të mira larg aktivitetit të tyre të përditshëm. Dyshja janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe shpesh ndajnë me ta fotografi të ndryshme nga jeta e tyre e përditshme. Së fundmi, ata kanë publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga pushimet e tyre, duke treguar për çastet e këndshme që po kalojnë së bashku. Marina duket mjaft…
Author: almakos
Reperi i njohur Noizy, së fundmi ka qenë mjaft i përfolur në mediat shqiptare. Kjo për faktin se ai u përfshi në një rrahje në shtetin italian, gjë e cila u dokumentua edhe me një video e cila qarkulloi gjithandej në rrjetet sociale. Mirëpo duket se situata është e qetë për momentin, dhe këtë të paktën e tregojnë postimet e reperit në llogaritë e tij në rrjetet sociale. Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft atraktive, ku shfaqet plot me stil ndërsa është duke pushuar ulur mbi një karrige. Detaji që vihet re është ora e tij e dorës,…
3 Janar 2019 / 15:56 Epidemia e fruthit është sëmundje serioze që shpesh herë neglizhohet nga prindërit duke lënë fëmijët e tyre të pa-vaksinuar. Siç sqarojnë mjekët specialist, komplikimet që vijnë pas prekjes me këtë epidemi mund të jenë të rënda, madje në disa raste edhe vdekjeprurëse. Mjeku specialist i sëmundjeve infektive, Zhivko Karaxhovski duke folur për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve tha se prindërit nuk duhet të frikohen nga vaksinimi për shkak se nuk sjell asnjë lloj dëmtimi në shëndetin e fëmijëve. Pasqyra klinike mund të jetë e rëndë te të gjitha grup moshat. Te të rriturit të cilët…
3 Janar 2019 / 15:45 Ndërkohë që Shqipëria në vitin e ri 2019 ua vuri drynin 4.300 bastoreve dhe kazinove, pushteti në Maqedoni thuajse një vit zhvillon debat për ndryshimin e Ligjit për lojërat e fatit. Kryeministri Zoran Zaev pajtohet se situata me bixhozin është alarmante. Shembullin e autoriteteve shqiptare e përmendë si masë radikale, duke theksuar të dhënën se në këtë veprimtari këtu punojnë rreth 6.000 qytetarë. Por, çfarë ndodhë me ato lagje në Shkup, Tetovë, Strumicë, Kumanovë, Manastir, kudo, ku janë banesa kolektive dhe jetojnë më së shumti çifte të reja bashkëshortore, ka shumë fëmijë edhe atë afër…
Policia ka arrestuar një person pas gjatë kontrollimit të valixheve në një çantë dore i janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, gjatë kontrollimit të valixheve nga personat zyrtar, një personit të komunitetit boshnjak në një çantë dore i janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishek, njofton PK,. “Gjatë kontrollimit të valixheve nga personat zyrtar, pronë e të dyshuarit mashkull K/Boshnjak, pikërisht në një çantë dore janë gjetur dhe konfiskuar 15 fishek. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, lirohet në procedurën të rregullt”
Rita Ora ka pasur një vit të jashtëzakonshëm gjatë 2018 në karrierën muzikore. Këngëtarja ka sjell një numër të projekteve duke përfshirë edhe albumin e dytë muzikore, “Phoenix”. Ajo ka pasur edhe një numër të madh të koncerteve, ku ka performuar edhe në Prishtinë më 17 shkurt me rastin e përvjetorit të dhjetë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. E kjo performancë, ku thuhet se ishin të pranishëm rreth 200 mijë vetë, ka bërë pjesë në rekapitullimin që i ka bërë vitit të kaluar biondina. Kjo e fundit ka publikuar një video në llogarinë personale në Twitter teksa ka përfshirë…
Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 81 aksidente, prej tyre një me fatalitet. Sipas raportit policor, një aksident ka qenë me fatalitet, 30 me të lënduar dhe 51 aksidente janë raportuar me dëme materiale. Aksidenti me fatalitet është raportuar në fshatin Sofi, të Komunës së Suharekës, mbrëmjen e kaluar. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar 776 tiketa për vozitësit në trafik.
3 Janar 2019 / 15:01 Maqedonia është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshjet të borës. Sipas të dhënave të Entit Hidrometeorologjik reshjet më të mëdha janë në Mavrovë. Reshje bore ka edhe në Krushevë, Manastir, Topolçani dhe Lazaropole. Sinoptikanët njoftojnë se moti i ftohtë me erë të fuqishme dhe reshje të borës do të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen. Ata thonë se gjatë ditës temperaturat maksimale do të jenë në intervalin prej -2 deri në 4 gradë, të premten -4 deri -1 ndërsa, gjatë fundjavës temperaturat do ulen deri në minus 14 gradë. Nesër prapë do kemi…
3 Janar 2019 / 14:26 Zëdhënësja e Demokracisë së Re dhe njëherësh eurodeputete, Maria Spiraki, në një intervistë për Radion Greke “News247”, përsërit se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës as në këtë, e as në parlamentin e ardhshëm. “Mendoj se nuk ka ndonjë gjë tjetër në lidhje me këtë çështje. Këtë ua kemi thënë të gjithë bashkëbiseduesve tanë brenda dhe jashtë Greqisë, e kemi thënë me të njëjtin fjalor, e kemi thënë në të gjitha gjuhët. Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë marrëveshjen, as në akt, e as në parlamentin e ardhshëm, ku do…
Në Pejë një grua egjiptiane ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj, po ashtu egjiptian. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Në fshatin Sofi të Suharekës është arrestuar një i dyshuar cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën e tij nga pakujdesia me veturë kishte goditë këmbësorin, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore, e si pasojë kishte vdekur në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori kujdestar i shtetit, me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili kishte marrë me qira veturën me targa vendore dhe nuk e kishte kthyer në afatin e caktuar. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

