Barcelona ka arritur ta shkrijë disavantazhin prej ndeshjes së parë ndaj Levantes (2-1), ku në shtëpi fitoi pastër 3-0. Katalunasit për dallim nga ndeshja e parë, në ndeshjen kthyese kishin vendosur të luanin pothuajse me skuadrën më të mirë. Luis Suarez dhe Gerard Pique ishin në bankë, ndërsa pjesa tjetër të gjithë luajtën nga minuta e parë. Ousmane Dembele ishte në top formë, ku shënoi dy herë brenda dy minutash. Dembele me shok duke e festuar golin . (Photo by David Ramos/Getty Images) Francezi shënoi në minutat 30 dhe 31 pas dy asistimeve të Lionel Messit. Pjesa e parë u…
Author: almakos
17 Janar 2019 / 23:14 Zdravo Saveski nga partia “E Majta”, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve është një ligj i vonuar dhe se duhet të silleheshe edhe më herët, përveçse duhet të ishte më shumë i avancuar se sa është tani. Ai shpjegoi se nëse nëse Kushtetuta shkelet nga ana e ndonjë instituti tjetër, kjo aspak nuk jep të drejtë që dhe vetë njeriu të fillojë të shkelë Kushtetutën, pra Presidenti, në atë moment mund të kërkohej edhe impiçentit i Presidentit të shtetit. Bëhet fjalë për një ligj shumë të ndjeshëm, sensitiv, të…
17 Janar 2019 / 22:55 Profesor Zeqir Kadriu, i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, vlerësoi se ligji i gjuhëve mund të miratohej edhe më herët nga ana e Kryetarit të Kuvendit sepse nuk ka pasur asnjeë pengesë ligjore, por nga ana tjetër ai e justifikon duke e quajtur vonesën si një taktikë politike nga ana e tij. Ne jemi të vetëdijshëm se pse ligji u votua para një viti dhe u publikua vetëm tani në gayetën zyrtare. Ishin disa arsye që i tha dhe krytari i Kuvendit dhe pasi u poqën kushtet unë jam i bindur që krye i kuvendit…
Një bombolë gazi ka marrë flakë në një banesë të një ndërtese në rrugën “Beqir Kastrati” në lagjen “Mati1” në Prishtinë. Siç ka bërë të ditur një lexues i Telegrafit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, dhe ndonëse nuk ka shpërthyer, bombola ka ngjallur frikë tek banorët. “Policia dhe zjarrfikësit janë vonuar në vendin e ngjarjes. Ata kanë ardhur me rreth 30 minuta vonesë”, ka thënë lexuesi i Telegrafit. Ai gjithashtu ka thënë se njëri nga banorët, në tentim për ta larguar bombolën që përdorej për ngrohje, ka pësuar djegie në dorën e tij. /Telegrafi/
17 Janar 2019 / 21:34 Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i ftuar në emisionin “Rruga drejt” ku u debatua për ligjin e fundit të publikuar në Gazetën Zyrtare, atë të gjuhëve, sqaroi se vonesat në miratimin e këtij ligji kanë qenë të mirë menduara dhe të planifikuara. Ai mbrohet duke u argumentuar se ka zgjedhur pikërisht këtë periudhë që së bashku me ndryshimet e tjera kushtetuese të miratojë edhe këtë ligj, pikërisht për të mos rënë shumë në sy dhe faji të mos i ngelet gjithmonë bllokut shqiptar për çfarë ndodh në Maqedoni në këto tre dekada. Kreu i Shteti refuzoi…
Hip hop ylli, Majk, është tallur me sfidën më të fundit që është bërë virale në rrjetet sociale. “10yearschallenge” apo sfida e ndryshimit përgjatë “10 viteve” ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale. Të gjithë po i përgjigjen sfidës duke publikuar foto të tyre që tregojnë ndryshimin përgjatë një dekade. Megjithatë, ka edhe të tillë që po bëjnë shaka në llogari të kësaj sfide, e një prej tyre është edhe reperi, Majk. Ai me dy imazhe ka tallur ata që po bëjnë postime të tilla, madje një prej këtyre postimeve është pak sa edhe ofendues për gjininë femërore. “Respekt për…
17 Janar 2019 / 19:22 Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në vlerëson se ishte koha e fundit që Ligji për përdorimin e gjuhëve të publikohej në Gazetën Zyrtare. Në emisionin Rruga Drejtë, Xhaferi duke folur për publikimin e ligjit, deklaroi se veprimi i tij nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe se personi i parë i cili duhet përgjigjur për shkelje të kompetencave është Presidenti Gjorge Ivanov. Në kuadër të debatit Xhaferi foli edhe për zgjedhjet Presidenciale dhe proceset reformuese në Kuvend. [embedded content] Loading…
Lëvizja Anti-bixhoz ka takuar sot kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifin që njëkohësisht është edhe nënkryetare e BDI-së për të kërkuar prej saj dhe partisë që ajo përfaqëson, përkrahje për sjelljen e Ligjit të ri për kazinotë në vendin tonë, sidomos për pikën ku hasen pengesat, largimin e objekteve të bixhozit të paktën tre kilometra nga vendbanimet.Anëtarët e lëvizjes anti bixhoz kanë kërkuar nga zonja Arifi dhe partia që ajo përfaqëson të ndikojnë tek deputetët që të përkrahin kërkesën e lëvizjes që objektet e lojërave të fatit, gjithsesi të largohen nga vendbanimet të paktën tre kilometra dhe jo vetëm…
17 Janar 2019 / 16:35 Qytetarët e Strugës kërkojnë dëmshpërblime nga komuna dhe ndërmarrja publike komunale, të angazhuar për mirëmbajtjen e qytetit gjatë dimrit, për shkak të lëndimeve nga akulli dhe dëbora. Avokatët tashmë kanë klientë që kërkojnë këtë ndihmë juridike. Një person 60 vjeçar ka rrëshqitur dhe ka rënë në Çarshinë e Strugës. Ka pësuar lëndime të rënda fizike dhe tani kërkon dëmshpërblim. Avokati i tij thotë se do të tentojnë të bëjnë marrëveshje me autoritetet lokale. Nëse kjo refuzohet, do të vazhdojnë më tutje me procesin. [embedded content] Nga spitali i qytetit në Strugë, rastet më të rënda…
17 Janar 2019 / 16:23 Prokuroria Publike kërkon dëshmi nëse dikush e ka ndihmuar gjatë arratisjes Nikolla Vojminovskin, i dënuar me 13 vjet e gjysmë burg për vrasjen në tentativë të kryetarit të Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela, gjatë ndërhyrjes në Parlament më 27 prill. Ministria e Brendshme shpalli sot arrest ndërkombëtar për të dhe emrin I tij tani qëndron pranë ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ndryshe, Vojminovski është zhdukur nga dje ndërsa policia nuk ka informacion se ku është apo nëse dikush e ka ndihmuar atë. [embedded content] Prokuroria Publike “Nëse MPB, si organ kompetent për kontroll dhe vëzhgim të masës…
Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin të cilit iu gjenden mbi 1 mijë kilogram mish i prishur. ” Prokuroria Themelore e Pejës- Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., për shkak se i njëjtit kishte për të kryer vepër penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimore “, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim…
17 Janar 2019 / 16:09 Përbërja e re e Komisionit Antikorrupsion do të ketë proces të vështirë për kthimin e besimit të qytetarëve në këtë institucion. Ekspertët që i kontaktoi Alsat-i shprehen se përveç asaj që në Komision duhet të hyjnë profesionistë që nuk kanë pasur kontakt me politikën, nevojitet që t’i njohin mirë Institucionet publike dhe shtetërore që janë më të nënshtruara ndaj korrupsionit. Pa shumë prolongime, përbërja e re antikorrupsion duhet t’i rreket menjëherë punës, shprehet Arif Musa, ish-anëtar i këtij komisioni. Përskaj kritereve më të rrepta për zgjedhjen e përbërjes së re të kundër korrupsionit ekspertët dyshojnë…

