Lëvizja Anti-bixhoz ka takuar sot kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifin që njëkohësisht është edhe nënkryetare e BDI-së për të kërkuar prej saj dhe partisë që ajo përfaqëson, përkrahje për sjelljen e Ligjit të ri për kazinotë në vendin tonë, sidomos për pikën ku hasen pengesat, largimin e objekteve të bixhozit të paktën tre kilometra nga vendbanimet.
Anëtarët e lëvizjes anti bixhoz kanë kërkuar nga zonja Arifi dhe partia që ajo përfaqëson të ndikojnë tek deputetët që të përkrahin kërkesën e lëvizjes që objektet e lojërave të fatit, gjithsesi të largohen nga vendbanimet të paktën tre kilometra dhe jo vetëm 500 metra vijë ajrore, sic është paraparë në propozim ligjin e ri për lojërat e fatit i cili po ashtu nuk parasheh edhe largimin e tyre nga objektet fetare dhe arsimore.
Anëtarët e kësaj lëvizjeje sot edhe një herë kanë përsëritur ftesën e tyre drejtuar krerëve të partive politike për takim, pas ngecjes së bisedimeve me deputetët.
Thirrja për takim me liderët e partive politike dhe me kryetaren e komunës së Tetovës, ka ardhur si pasojë e mos gjetjes së gjuhës së përbashkët me deputetët shqiptarë po edhe ata maqedonas, në pikën që rregullon largësinë e kazinove nga vendet e banimit.
Data 26.06.2026
Aktuale
- Pa patentë shoferi, arrestohet 27-vjeçari nga Poroji – i konfiskohet vetura
- 22-vjeçarja nga Gostivari denoncon partnerin për dhunë fizike dhe psikike, policia gjen armë në shtëpi
- Sindikata e Kulturës nisi procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës
- Mexhiti: Shëndeti i qytetarëve mbetet prioritet, ekipe mjekësore do të dalin në terren për shkak të temperaturave të larta
- Sindikata e Kulturës nisi procedurë para Organizatës Ndërkombëtare të Punës
- Këto janë rregullat e reja në komunën që drejtohet nga Faton Peci, u tregon qytetarëve se si duhet të vishen
- Ja çfarë po ndodh me 100 eurot e studenteve
- Punëdhënësit para detyrimit ligjor: Nga korriku fillon pagesa e K-15


