19 Mars 2019 / 7:30 Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev do të nbajë fjalim në diskutimin lidhur me propozim për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve ku do të marrin pjesë edhe ministra të tjerë në Qeveri, drejtorë të institucioneve shtetërore, si dhe përfaqësues të odave ekonomike . Loading…
Author: almakos
Një person është ekzekutuar me armë mbrëmjen e së hënës, pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Rrugën “Zef Jubani” në Tiranë. Mësohet se viktima është dërguar në morg, për ekzaminime të mëtejshme. Policia bën me dije se rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Jurgen Kurti, rreth 26 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima, 26-vjeçari Jurgen Kurti, është një emër i njohur për policinë pasi është përfshirë në akuzë për dy vrasje, një prej të cilave e babait të tij, njofton TCH. Në prill të 2016-s, gjatë…
18 Mars 2019 / 20:28 Zjarri në Malin e Karadakut i cili shpërtheu sot rreth orës 13:oo, është ende aktiv. Po digjet pylli rreth 1 400 metra lartësi mbidetare me një perimetër të madh. Për shkak të erës së fortë zjarri po përhapet nga ana e Kumanovës drejtë Shkupit dhe sonte duket me sy të lirë edhe nga qyteti i Shkupit. Ekipet zjarrfikëse janë në teren, ndërsa gjatë ditës ishte intervenuar edhe me aeroplanë duke hedhur ujë nga ajri. Komandanti i brigadës zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit Vladimir Simonovski, deklaroi se aksioni vazhdon nesër me aviacion, sepse aeroplanët nuk kanë…
18 Mars 2019 / 19:03 Zjarri që ka përfshirë pasditen e sotme malet mbi fshatrat Dollogozhdë dhe Poum në rajonin e Strugës, vazhdon të jetë ende aktiv dhe po shkakton frikë te banorët që jetojnë në këto fshatra. Edhe pse nuk ka rrezik për këto dy vendbanime, sipas zjarrfikësve, ata thonë se për shkak të terrnit të vështirë dhe erës së fuqishme zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe. Si pasojë pasditen e sotme është dërguar një kërkesë me shkrim për intervenim me aeroplan me ujë për shuarjen e zjarreve. Kërkesa është dërguar te Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe…
18 Mars 2019 / 18:16 Fillojnë takimet e grupeve të punës për harmonizimin e ligjeve të nevojshme për datën e bisedimeve me BE-në. Në Ministrinë e Drejtësisë janë takuar grupi punues i VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga avokati Toni Menkinovski me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska dhe përfaqësuesit e BDI-së. Në agjendë është tejkalimi i dallimeve për propozim-ligjin për Prokurorinë Publike. Kryeministri Zoran Zaev hedh poshtë pretendimet se në grupet e punës do të bisedohet për amnistimin e kriminalitetit. Nuk ka asnjë pazar në këtë drejtim dhe nuk askush nuk ka nevojë të manipulojë me ligje të tilla. Për mendimin tim…
18 Mars 2019 / 17:40 Ministria e Drejtësisë, Renata Deskoska, para takimit me grupet e punës së partive në pushtet dhe të opozitë, tha se është me rëndësi që ligji i ri që do të vijë nga këto grupe pune të jetë një ligj me standarde ndërkombëtare dhe jo një ligj dosido vetëm për ta pasur. Me rendësi është te kemi ligj që do të ketë standarde ndërkombëtare , te gjithë që do të jene sot në takim duhet të jenë të vetëdijshëm se nën standardet te cilat do të nënkuptojnë Prokurorinë Publike dhe Speciale, objektive dhe me kapacitet si…
18 Mars 2019 / 17:09 Grupi i punës së VMRO-DPMNE-së para takimit që po zhvillohet në Ministrinë e Drejtësisë me grupet e tjera të punës, thanë se do të jenë konstruktiv dhe se ky është vetëm fillimi i procesit, ndërsa PSP-ja është një pjesë e gjithë procesit. VMRO DPMNE do te japë vërejtje konstruktive dhe ky është fillim i gjithë procesit. Vërejtjet e VMRO- DPMNE-së janë vërejtjet e sektorit civil. Behet fjale për një proces te Prokurorisë Publike, ndërsa Prokuroria Speciale është vetëm një pjese e gjithë atij procesi. Shpresojmë te gjejmë një gjuhe te përbashkët për te arritur një…
18 Mars 2019 / 16:02 Kritika të shumta në debatin e parë publik në Kuvend pas leximit të parë të ligjit për Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe ligjit për koordinimin e njësive të sigurisë. Profesorët e sferës së sigurisë vlerësojnë se trupi koordinues i njësive të sigurisë do të lejonte përqendrim të fuqisë te kryeministri meqë ligji nuk parashikon që anëtarë të këtij trupi të jenë edhe presidenti i vendit dhe kryetari i Kuvendit. Një pjesë e ekspertëve ngritën edhe çështjen e përgjimeve të cilat ligjërisht do t’i mundësohen DSK-së së reformuar edhe pa ndërmjetësimin e ATO-së. [embedded content] Përmes…
Pas një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë katër persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Sipas një njoftimi, arrestimi i katër personave të dyshuar të moshës së mitur, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy ditë më parë në një shkollë në Mitrovicë, ku cak i kësaj vjedhje ishin dy laptopë dhe pajisje të ndryshme shkollore. “Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar…
18 Mars 2019 / 15:47 Nuk ka raste të reja të të infektuarve me bakterin MRSA, njoftojnë nga Qendra e Shëndetit Publik. Epidemiologët thonë se kërkesa e prindërve që të bëhet dezinfektim i shkollave dhe të merren mostra për analizë të të gjithë nxënësve është e panevojshme, sepse gjendja nuk është alarmante. Komisioni mori vendim se nuk mundet në çdo thirrje të drejtorëve dhe profesorëve të shkollave të shkohet dhe menjëherë të merren mostra nga të gjithë nxënësit e shkollës apo të dezinfektohet e gjithë shkolla. Komisioni vendosi që të bëhet një udhëzim i shkurtër për të gjithë mjekët amë,…
18 Mars 2019 / 15:28 Pako e ligjeve sociale nuk do të kthehet për herë të tretë në Qeveri. Partnerët e koalicionit, LSDM-BDI janë marr vesh që në ligjet sociale të ndërhyhet me amendament të harmonizuar. Në këtë drejtim, shtesa për fëmijën e tretë do të vlejë vetëm për familjet e kategorisë sociale. Propozimi nuk kufizon as këtë kategori, respektivisht shtesa do t’i takojë edhe fëmijëve, prindërit e të cilëve pavarësisht nëna, babai apo edhe që të dytë marrin rrogë minimale. Çdo fëmijë i tretë që lind deri në fund të vitit, shtesën e tretë do ta merr sipas ligjit…
18 Mars 2019 / 14:48 Prokuroria Publike ka zgjeruar hetimin për skandalin e Fondit Pensional mbi shumën e pa-transferuar, prej 19 milion eurove, në shtyllën e dytë të pensioneve. Sipas informatave të Alsat-it, ka gjasa të mëdha që procedura parahetimore të shndërrohet në akuzë konkrete. Prokuroria Publike Themelore deri më tani ka marrë në pyetje drejtorin e Përgjithshëm të Fondit Pensional, përfaqësuesin e MAPAS-it, kryetarin e Bordit të Drejtorëve të KB “Shoqëria e parë e Pensioneve” dhe përfaqësuesin e Shoqërisë së Pensioneve “Sava”. Prokuroria gjeti se mbi 12.000 personave të siguruar nuk iu është cenuar e drejta e pensionit. Por…

