19 Mars 2019 / 15:23 Është bërë e ditur data e vizitës së Kryeministrit Grek në Maqedoninë e Veriut, Aleksis Cipras. Mediet greke shkruajnë se vizita është e paraparë për më 2 prill. Kjo është vizita e pare oficiale e një kryeministri grek në vend. Cipras do të drejtojë delegacionin e përbërë nga disa anëtarë të kabinetit të tij dhe përfaqësues të biznesit Grek Loading…
Author: almakos
19 Mars 2019 / 15:12 Nga aktivitetet intensive në Bruksel të funksionarëve të lartë shtetëror, ish ambasadori Nano Ruzhin, vlerëson se, në qershor, do të pasojë ftesa për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Sipas tij, Shkupi, në rrugën e eurointegrimeve madje qëndron më mirë edhe se Tirana dhe Beogradi. [embedded content] Mendoj se Maqedonia e Veriut është në pozitën më të mirë nga të gjithë vendet e tjera aspirante të Ballkanit duke pasur parasysh se jetojmë një pranverë të qetë politike, të karakterizuar me zgjedhjet presidenciale. Nuk do të më habiste nëse Maqedonia e Veriut do të…
19 Mars 2019 / 15:00 Erërat gjatë natës kanë shpërndarë edhe më tej flakën në malet e Karadakut të Shkupit. Terreni i ashpër, ka vështirësuar më shumë punën e ekipeve për të lokalizuar zjarrin, thonë autoritetet. Nga zjarri po digjen pyje të ulëta në ato zona të pabanuara, në lartësi mbidetare prej 1,400 metrave mbi fshatrat Luboten, Rashtak dhe Viniçe. Sipas komandantit të brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit Vlladimir Simonovski, zjarri i cili ishte aktiv që dje në mesditë, pothuajse ishte shuar, por kushtet klimatike nuk ishin në favor të tyre. [embedded content] Sipas të gjitha zjarreve që…
19 Mars 2019 / 14:31 Akoma pa filluar zyrtarisht fushata presidenciale, kandidatët kanë filluar me zbatimin e strategjive të tyre për bindjen e qytetarëve për t’i votuar. Lufta më e ashpër po zhvillohet mes Siljanovskës e Pendarovskit, të cilët fushatën e kanë koncentruar kryesisht në rrjete sociale përmes akuzave dhe kundër-akuzave për ideologjitë dhe pikëpamjet e tyre. Derisa Siljanovska komenton veprimet politike të Qeverisë dhe vendimet gjyqësore, Pendarovski në rrjetet sociale kryesisht shpërndan video nga takimet me qytetarët duke promovuar konceptin e mos ndarjes së shoqërisë. Ekspertët e vlerësojnë si të pritshme fushatën virtuale, për faktin që një fushatë të…
19 Mars 2019 / 14:16 Kandidatja e Hristijan Mickovskit, Gordana Siljanovska, sërish është vënë në mbrojtje të kriminalitetit dhe kriminelëve. Me këtë sjellje, Siljanovska edhe një herë ka vërtetuar se edhe ajo ashtu si Mickovski dhe Ivanovi i takojnë rrjetit të Nikolla Gruevskit, rrjetit në mbrojtje të kriminalitetit. Siljanovska nuk mundet të qëndrojë në anën e së drejtës, sepse është në anën e kriminelëve. Loading…
19 Mars 2019 / 13:58 Ivanov është politikan i cili në 30 vitet e fundit, që nga pavarësimi e deri më tani, më së shumti nga të gjithë ka punuar kundër atdheut, thotë kandidati i LSDM-së për President, Stevo Pendarovski. Në tetë vitet e para isha absolutisht i heshtur në keqpërdorimet e mëdha të Qeverisë së Nikolla Gruevskit. Nuk do të mund të gjeni asnjë deklaratë të tij në të cilën e kritikon qoftë edhe një projekt apo lëvizje të qeverisë Gruevski, i cili, e solli Maqedoninë në statusin e shtetit të kapur peng, që e konfirmoi edhe raporti i…
19 Mars 2019 / 13:36 Qeveria do të lehtësojë kushtet për kompanitë të cilat dëshirojnë të përfitojnë subvencione nga shteti. Me ndryshimet e Ligjit për përkrahje financiare do të rritet numri i kompanive të cilat do të marrin ndihmë nga shteti. Këtu bëjnë pjesë sektorë që deri tani nuk kanë mundur të aplikojnë. Një nga të reja e fundit është që më nuk do të vlejnë kushti që kompanitë të rrisin numri e të punësuarve që të përfitojnë para nga shteti. Loading…
19 Mars 2019 / 13:11 Me vrull paralajmërojnë investime të huaja që do të punësojnë 200 deri në 300 veta, ndërsa po lëshojmë mundësinë që për një kohë të shkurtër të punësohen 1500 deri në 2000 taksistë, kanë reaguar nga Grupacioni i auto taksive. Nëpër rrugët e Shkupit shoferë të taksive janë mbi 5000 taksistë, edhe pse Qyteti i Shkupit ka lëshuar vetëm 2400 licenca. Nga Grupacioni pohojnë se numri më i madh i taksistëve janë pa licenca penzionerë policë dhe persona ushtarak të cilët edhe pse me pensione të larta fitojnë në kurriz të shtetit sepse nuk paguajnë kontribute.…
19 Mars 2019 / 13:00 Kryetari i Parlamentit të Greqisë Nikos Vucis është optimist se populli grek me kalimin e kohës do ta kuptojë dobinë e Marrëveshjes së Prespës. Në intervistën për programin e parë të radios shtetërore greke, Vucis u fokusua edhe në zgjidhjen midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Jam shumë optimist se në muajt vijues edhe në zgjedhjet evropiane, por edhe në zgjedhjet kombëtare populli ynë, do ta kuptojë mesazhin pozitiv që e jep zgjidhja e këtij problemi shumëvjeçar”, porositi Vucis. Kryetari i parlamentit grek në intervistë përmendi se vijojnë përgatitjet për vizitën e Aleksis Cipras në…
19 Mars 2019 / 12:43 Komisioni i Venecias i përshëndet orvatjet e përhershme të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t’i aprovojnë rregullat me të cilat rregullohet sistemi gjyqësor në pajtim me standardet ndërkombëtare. Këto orvatje në dy vitet e kaluara lëvizin kryesisht në drejtim të duhur, njofton korrespondentin i MIA-s nga Strasburgu. Propozim ligji për Këshill gjyqësor, vlerësohet kryesisht pozitivisht. Ai sjellë shumë ndryshime të dobishme. Për shembull, konstatimi për shkelje të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut më nuk është shkas për ulje të rezultateve nga vlerësimi i rezultateve të gjykatësve. Propozim-ligji është më i qartë dhe…
[embedded content] 19 Mars 2019 / 12:21 Mbetet e pasigurt nëse Maqedonia Veriore në qershor do të marrë vendim për fillimi e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, zgjedhjet në BE që do të mbahen në muajin maj, vonesa e raportit vjetor të Komisionit, ndërsa nga detyrat e shtëpisë nënvizohet edhe zgjidhja ligjore e Prokurorisë Speciale Publike. /360 gradë/ Loading…
19 Mars 2019 / 11:59 Prokurori publik nga Prokuroria themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit deri tek gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup, ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave, shtetas të Maqedonisë. Për personat në fjalë ekzistojnë dyshime se kanë kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, derisa njëri nga personat dyshohet për vepër penale “ndërtim të jashtëligjshëm”. Gjegjësisht, gjatë periudhës së kaluar Prokuroria ka sjell katër urdhra për zbatimin e procedurës hetimore ku janë përfshirë më shumë persona, mes të cilëve edhe kryetari i…

