Author: almakos

20 Mars 2019 / 14:37 Të enjten, opozita pritet të dorëzojë propozimet që do të burojnë nga negociatat në lidhje me të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike. Qëndrimet e tyre duhet të jenë konkrete dhe në format amendamentesh. VMRO-DPMNE-ja nuk bën të ditur nëse ka gati materialet që do të dorëzojë por thotë se grupet e punës janë duke punuar. Lidhur me pyetjen se si do të veprohet nesër, të lëmë që grupet e punës të punojnë, kanë me të vërtetë një materie të dendur që duhet ta paraqesin para kolegëve të tyre të LSDM-së në grupet e punës, duke…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në bashkëpunim edhe me institucionet tjera përkatëse, siç janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Inspektorati i Punës, ATK-ja, inspektorët e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës “MASAZHI 2019”. “Ky inspektim është bërë me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit. Rezultatet nga ky plan operativ i realizuar në muajin…

Lexo më Shumë

20 Mars 2019 / 14:07 Gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila mori aktvendimin për ngjarjet e 27 prillit, nuk ka asnjë dyshim për fajin e personave ndaj të cilëve të premten e shqiptoi dënimin me burg prej 211 viteve. Në paraqitjen e saj në 1TV, rezervë të caktuar shprehu vetëm ndaj aktvendimit për lirimin e Igor Durllovskit, për të cilin tha se është aktvendimi më i vështirë i lirimit në karrierën e saj, por se Prokuroria nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për veprën penale me të cilën është ngarkuar. E pyetur nëse me amnistinë ka pësuar edhe drejtësia, Kacarska nuk…

Lexo më Shumë

Drejtoria Rajonale e Policisë Prishtinë ka arrestuar sot rreth orës 06:00 tre persona në fshatrat Dobrarin, Dumnicë dhe Llaushë të Podujevës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Me synim, identifikimin e vendndodhjes si dhe kapjen e të dyshuarve për veprimtari kriminale të kërkuar nga ana e Gjykatës Themelore, strukturat e menaxhimeve operacionale dhe atyre hetimore, gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2019, kanë organizuar aktivitete e tyre me fokus të veçantë arrestimin e të dyshuarve të kërkuar me urdhëresa të gjykatës. Personat e arrestuar janë K. B., mashkull, shtetas i Kosovës, i kërkuar për dy vepra penale…

Lexo më Shumë

20 Mars 2019 / 13:30 Kryeministri Zoran Zaev, sot ka dëgjuar ankesat e shoqatës “Sovest”. Pas takimit ku u prezantuan të gjitha dëshmitë dhe ankesat e qytetarëve të Ohrit për siç i quajnë ata parregullsitë gjatë rikonstruktimit të xhamisë Ali Pasha në qendër të Ohrit, ka kërkuar që të ndalohen të gjitha punimet, dhe objekti të rrethohet me shirit të verdhë. Si do të veprohet ende nuk dihet. Megjithatë nga shoqëria “Sovest” kanë kërkuar drejtësi, me ankesë arritën deri te kryeministri. Në takimin e sotëm me kryeministrin kanë marrë pjesë u.d kryetar i Komunës Konstantin Georgievski, ndihmës udhëheqësi I sektorit…

Lexo më Shumë

20 Mars 2019 / 13:14 Kandidatja e Hristijan Mickovskit, Gordana Siljanovska, është e njëjtë me Gjorgje Ivanovin, thonë nga partia në qeveri LSDM përmes një kumtese. “Siljanovska, njëjtë sikur Ivanov, mbron kriminelët, nuk e dënon dhunon, vepron vetëm sipas urdhrave partiake të Mickovskit, promovon kundër përparim politik, kundër BE-së dhe NATO-s, njëjtë sikur Ivanov, Siljanovska prezantohet si kandidat mbipartiak, ndërsa qytetarët e dinë, Siljanovksa është kandidate e Mickovskit dhe e VMRO-DPMNE-së. Shembulli i fundit është me banesat e djalit të Ivanovit. Siljanovska komenton gjithçka, mirëpo qëndrimet e djalit të Ivanovit po i heshtë. Njëjtë sikur po heshtë për politikat destruktive…

Lexo më Shumë

20 Mars 2019 / 12:44 Serbia dhe Shqipëria janë dy vendet ekonomikisht që sigurojnë shkallën më të ulët të papunësisë që arrin deri në 12% në vendet e Ballkanit Perëndimor, derisa Kosova, me 29% është radhitur me nivelit më të madh të papunësisë në rajon sipas raportit të Bankës Botërore. Sipas raportit, vendet e rajonit në vitin 2018 kanë regjistruar ulje të papunësisë nga 16,2 në 15,3%. Rritje më të madhe të punësimeve është shënuar në Shqipëri dhe Mal të Zi (3,3%), pastaj Maqedonia e Veriut (2,1), Bosna dhe Hercegovina (0,8) dhe Serbia (0,5). Loading…

Lexo më Shumë

20 Mars 2019 / 12:01 Në një intervistë për MIA-n pas takimeve në Bruksel, kryeministri Zoran Zaev shprehet se po bëhet çmos që procesi zgjedhor i radhës të jetë siç u shpreh ai “pa kurrfarë mangësish”. Në këtë drejtim edhe Hani edhe Mogerini paralajmëruan se zgjedhjet presidenciale duhet doemos të jetë të pastra si kristali për të pasur bisedime. Zaev flet edhe për rrezikun nga bojkoti i opozitës në raundin e dytë? Zaev: Transparenca është instrumenti ynë serioz në 21 muajt e fundit, kjo është përparësi e madhe e kësaj Qeverie, përmes transparencës garantohen të gjitha proceset, duke përfshirë edhe…

Lexo më Shumë

Një punëtor i një argjendarie në Prishtinë, ka raportuar në Polici se një i person ka hyrë në lokal ku në qafë dhe në dorë ka vendosur nga tre zinxhirë ari, e pas atij veprimi i dyshuari është larguar nga lokali. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit dhe njesitë relavante janë duke hetuar rastin, njofton PK.

Lexo më Shumë

20 Mars 2019 / 11:31 Komisioni për parandalimin e korrupsionit do të hetojë rastin për ndërtimin e platformës në Matkë. Kryetarja e anti-korrupsionit, Biljana Ivanovska nënvizoi se do ta hetojnë këtë rast pasi institucionet po heshtin për këtë rast. Ne ndërmorëm këtë rast pasi të gjitha institucionet u deklaruam si jokompetente. Madje edhe komuna një kohë më të gjatë nuk ka sjellë vendime-  nënvizon kryetarja e Anti-korrupsionit, Ivanovska. Komisioni do të kërkojë dokumentacion nga komuna me qëllim për të konstatuar nëse ka ose jo afera korruptive për këtë rastë. KPK-ja do të shqyrtoj nëse ka edhe raste nepotizmi në Agjencinë…

Lexo më Shumë

Një punonjëse e QKMF-së në Deçan ka raportuar në Polici se derisa ishte në vendin e punës, është sulmuar dhe ofenduar nga i dyshuari. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lexo më Shumë