19 Mars 2019 / 12:43
Komisioni i Venecias i përshëndet orvatjet e përhershme të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që t’i aprovojnë rregullat me të cilat rregullohet sistemi gjyqësor në pajtim me standardet ndërkombëtare. Këto orvatje në dy vitet e kaluara lëvizin kryesisht në drejtim të duhur, njofton korrespondentin i MIA-s nga Strasburgu.
Propozim ligji për Këshill gjyqësor, vlerësohet kryesisht pozitivisht. Ai sjellë shumë ndryshime të dobishme. Për shembull, konstatimi për shkelje të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut më nuk është shkas për ulje të rezultateve nga vlerësimi i rezultateve të gjykatësve.
Propozim-ligji është më i qartë dhe koherent brenda vetes. Komisioni i Venecias me kënaqësi vëren se janë përcjellë numër i madh i rekomandimeve paraprake. Vlerësimi i përgjithshëm mundëson që të konkludohet se dispozitat nga projekt-ligjet zakonisht janë në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe nëse interpretohen dhe zbatohen mund të sigurojnë pavarësi dhe efikasitet në gjyqësi.
Loading…


