Alsat 2019-04-03T15:39:24+02:00 Maqedonia e Veriut është e gatshme të kontribuojë për paqen në rajon si anëtare e re e NATO-s. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, në debatin me temë “Rruga drejt Brukselit” të organizuar nga Këshilli Euroatlantik. Para ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës, kryeministri Zaev, nënvizoi se vendi i 30 anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut, dëshiron të kontribuojë jo vetëm në misionet e NATO-s por edhe në strukturat e saj. Millan Jazbec, ambasador për kontakte me NATO-n, në Maqedoni ka nënvizuar se me ritmin që shtetet anëtare të NATO-s, po miratojnë protokollin, vendi mund të jetë anëtare…
Author: almakos
Alsat 2019-04-03T15:33:52+02:00 Fushatën e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre lokale për komunat Ohër, Dibër dhe Novo Sellë do ta përcjell edhe Komisioni Antikorrupsion. Edhe pse ligjërisht nuk kanë të drejtë të jenë në terren ose të ndjekin fushatat, nga ky institucion njoftuan se në faqen e internetit do të pranojnë të gjitha ankesat për parregullsitë eventuale, të cilat më pas do të shqyrtohen nga Institucionet kompetente. Kryetarja e Antikorupsionit Ivanovska tha se kanë publikuar regjistër të targave të makinave zyrtare të cilat eventualisht mund të keqpërdoren që prej nisjes së fushatës zgjedhore e deri në përfundimin e saj. Dëshirojmë t’ju njoftojmë…
Alsat 2019-04-03T15:26:09+02:00 Këto janë mbetjet nga aeroplani i rrëzuar një ditë më parë në vendin e quajtur Solunska Gllava, ku humbën jetën katër shtetas të Bullgarisë, të gjithë anëtarë të një familje. Emrat e viktimave Boshnakov Angelov Georgi i lindur më 1970 Boshnakova Georgiva Gergana e lindur më 2005 Boshnakova Georgieva Biljana e lindur 2000 Boshnakova KornajevaTzoneva Kalina e lindur 1972 Kulla: A jeni ende në turbulencë? Piloti: Jo më, tani më jemi mbi re. Niveli i fluturimit 1-6-3. Kemi konflikt me pamjen vizuale me tokën. Po përpiqemi ta shmangim një re shumë të madhe. Këto janë audio incizimet nga…
Alsat 2019-04-03T15:19:30+02:00 Maqedonia e Veriut dhe Turqia zotohen se do të bashkëpunojnë fortë në fushën e mbrojtjes për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Ministri i Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar tha se në Maqedoni operojnë organizata terroriste, ndër të cilat edhe struktura të FETO-s. Ai thotë se shteti turk do t’i vijë në ndihmë Maqedonisë, edhe në kuadër të Aleancës së NATO-s, që të përpiqet deri në eliminimin e terroristit të fundit, të udhëhequr nga Fetullah Gylen. Ministri Akar, tha se autoriteteve në Shkup, iu ka dhënë emrat e terroristëve dhe gjatë këtyre ditëve presin të ndërmarrin aksion. E dimë që…
Alsat 2019-04-03T15:07:52+02:00 Kandidati për president, Blerim Reka, i cili mbështetet nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja BESA, mbrëmë ka vizituar fshatrat e Karshiakës. Në takim me banorët e këtyre zonave, Reka ka folur për konceptin që duhet të ndërtojë shteti. Theks të veçantë ka vendosur edhe tek pajtimi mes shqiptarëve, para se ai të ndodhë me fqinjët. Kandidati shqiptar për president ka folur edhe për dallimin me konsensusit dhe besëlidhjes. Do mundohemi tu sqarojmë votuesve që do të dalin më 21 prill se ku është dallimi mes konsensusit dhe besëlidhjes dhe ku është dallimi mes konceptit dhe ujdisë. Ne do…
Policia në Pejë në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë kanë ndërmarrë një operacion për mbylljen e lokaleve të natës, ku janë shqiptuar gjoba dhe është arrestuar një person. Sipas policisë, arsye për këtë aksion që u ndërmor gjatë fundjavës së kaluar, ishin ankesat e shumtë të qytetarëve për ndotje akustike. Në fshatin Vitomiricë janë mbyllur tri lokale dhe është arrestuar një person për veprën “dëmtim i vulave zyrtare” si dhe janë shqiptuar gjoba në tri rastet për mosrespektim të orarit dhe ndotje akustike. Në fshatin Ozrim është mbyllur një lokal si dhe është shqiptuar gjobë për mosrespektim të orarit dhe…
S A 2019-04-03T14:52:11+02:00 Tension i lartë i gjakut i ish-shefit të kabinetit të Sasho Mijalkovit, Toni Jakimovski, i akuzuar në rastin e përgjimeve të paligjshme, ishte arsyeja për shtyrjen e vazhdimit të gjykimit të rastit Target-Fortesa. Në momentin kur u morr në pyetje dëshmitari Zvonko Kostovski në sallën e gjyqit, Jakimovskit iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u thirr ndihma e shpejtë. Mjekët përfunduan se ka tension të lartë të gjakut dhe me pëlqimin e gjyqtarit, ai u transferua në spital. Përveç tensionit të lartë të gjakut, ndihma e shpejtë gjithashtu konstatoi lëvizje të rënduar të krahut të majtë dhe mjekët…
Alsat 2019-04-03T14:50:41+02:00 Marrëveshja e Prespës mban nënshkrimin e Kombeve të Bashkuara dhe ajo vështirë mund të ndryshojë. Kështu ka deklaruar para qytetarëve të Komunës së Aerodromit, Stevo Pendarovski, kandidat i mbështetur nga partitë në pushtet. Pendarovski ka deklaruar se klauzolë e pandryshueshme në Kushtetutë nuk mund të vendoset, për shkak se me dy të tretën e votave në Kuvend, gjithmonë mund të bëhen ndryshime. Për të ashtuquajturën klauzolë e mosndryshimit, do të thotë ne do ta kthejmë emrin e vjetër ose do të quhemi Maqedoni e përjetshme ose antike, dhe do të vendosim klauzolë shtesë në Kushtetutë që do të…
Alsat 2019-04-03T14:45:46+02:00 Gordana Siljanovska, kandidatja për president e mbështetur nga VMRO DPMNE-ja, ka theksuar se maqedonasit nuk dorëzohen as kur dikush mundohet t’i gjunjëzojë, përkundrazi ata lartësohen më shumë. Duke komentuar Marrëveshjen e Prespës, gjatë tubimit në këtë qytet ajo ka akuzuar kryeministrin Zaev se nuk ka bërë asgjë për qytetarët e Prespës, përveç Marrëveshjes së dëmshme sipas saj për emrin. Unë jam e bindur se Maqedonia do të jetë gjithçka që kemi, për shkak se ne nuk kemi zgjidhje tjetër, ne nuk kemi Maqedoni tjetër, nuk ekziston Republika e Maqedonisë së Jugut. Është qesharake të mendohet se nga territori…
Alsat 2019-04-03T14:39:31+02:00 Vizita e parë e një kryeministri grek në Shkup të martën, vazhdon të marrë vëmendjen e mediave pikërisht për shkak se Marrëveshja për emrin mes palëve është akoma na fazë zbatimi. Të pyetur se pse gjatë pritjes së Ciprasit nuk u intonua himni shtetëror, nga Qeveria si arsye të vetme theksojnë kohën e kufizuar. Sipas tyre, himni i shtetit nuk ka qenë dhe nuk është pjesë kontestuese e cila është diskutuar mes palëve. Për shkak të vonesës gjatë aterrimit të aeroplanit u anuluan të gjithë aktivitetet e pritjes që përfshijnë gardën, vendosjen e luleve dhe intonimin e himnit…
Alsat 2019-04-03T14:16:49+02:00 Enti Shtetëror i Revizionit për herë të parë do të mbikëqyr zgjedhjet presidenciale. Detektimi i parregullsive zgjedhore vjen pas memorandumit të nënshkruar mes Entit Shtetëror për Revizion, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, dhe Komisionit për Anti-korrupsion. Revizori i përgjithshëm shtetëror, Naser Ademi thekson se pas zgjedhjeve do të publikohen raportet me detaje. Partitë veç më janë duke u paraqitur, gjithashtu edhe mediat. Besoj se këto zgjedhje do të jenë interesante, jo për arsye politike por për faktin që për herë të parë financohen nga shteti. Sa për informacion, neve bëjmë revidime edhe referendumin e 2018. Të përfundojnë zgjedhjet dhe raportet…
Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’, transmeton Telegrafi. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në njërën nga lagjet e qytetit të Skenderajt. Sipas të dhënave të para dhe deklaratave të siguruara thuhet se si shkak i një mosmarrëveshje ndërmjet viktimës dhe të dyshuarit i lënduar ka mbetur viktima mashkull shqiptar. Ai, bëhet e ditur tutje, pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Ndërsa në cilësi të të dyshuarit është arrestuar K. V., 20 vjeçar, i cili dyshohet se me…

