Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me 84.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 95.6 lekë dhe do shitet me 96.3 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105.4 lekë dhe do shitet me 106.4 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 111.4 lekë.

Lexo më Shumë

22:49 | 15 Mars 2026E.HShkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit zotërojnë një aftësi shqisore të fshehur, të cilën shumë po e quajnë “shqisa e shtatë“, e cila na lejon të ndjejmë objektet përpara se t’i prekim fizikisht. Një studim i përbashkët nga Queen Mary University dhe University College London ka vërtetuar se majat e gishtave tanë mund të lexojnë ndryshimet e presionit që udhëtojnë përmes materialeve kokrrizore, si rëra, duke detektuar praninë e një objekti të ngurtë deri në 2.7 centimetra përpara kontaktit direkt. Ky fenomen, i cili u frymëzua nga mënyra se si zogjtë e bregdetit gjuajnë prenë e tyre…

Lexo më Shumë

Sot (15.03.2026), në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 20:00, në rajonet e Qendrës, Aerodromit, Bit Pazarit dhe Çairit pranë SPB Shkup, Njësiti për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor së bashku me Njësitin për Eskortë dhe Sigurim në Komunikacion realizuan aksion të përforcuar kontrollues për kundërvajtjet që i kryejnë drejtuesit e biçikletave me motor ndihmës, triçikletave, katërçikletave dhe motoçikletave, me ç’rast janë shqiptuar 91 masa.Ndër to, shtatë janë kallëzime penale për drejtim të pakujdesshëm të mjetit, nga të cilat gjashtë për drejtim pa patentë shoferi dhe një për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit mbi 1,50 promilë, ndërsa tri…

Lexo më Shumë

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet një fluturim tjetër për evakuimin e qytetarëve në linjën Dubai – Shkup.Duke pasur parasysh se përgatitjet dhe detajet për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi sa më shpejt të jetë e mundur, deklaron Ambasada. Regjistrimi, tregon Ambasada, mund të bëhet në kontaktet e mëposhtme –…

Lexo më Shumë

OKH Merhamet vazhdon organizimin e iftareve gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. OKH Merhamet së bashku me shoqatën IHHNL nga Holanda organizuan iftar në Tetovë, ku në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore së bashku me nxënës, studentë, profesorë dhe bashkëpunëtorët tanë. Ky takim ishte një moment i bukur për të ndarë sofrën e Ramazanit dhe për të forcuar lidhjet mes nesh. Ky iftar u realizua me mbështetjen e shoqatës sonë bashkëpunëtore IHHNL nga Holanda, të cilët vazhdojnë të jenë pranë projekteve tona humanitare gjatë muajit të Ramazanit. Falënderojmë të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shoqatën IHHNL për mbështetjen…

Lexo më Shumë

Obeziteti po bëhet gjithnjë e më shumë një problem serioz i shëndetit publik në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të fundit, deri në 65 për qind e qytetarëve kanë indeks të lartë të masës trupore, ndërsa rreth 30 për qind përballen me mbipeshë. Këto statistika tregojnë se problemi i kilogramëve të tepërt po bëhet një nga sfidat më të mëdha shëndetësore në vend. Me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë nisi një fushatë me moton: “Rrethi i mbështetjes – Për të humbur peshë më lehtë, mos gjykoni! Ndihmoni”. Qëllimi…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Hania të Greqisë, ku një vajzë 17-vjeçare ka bërë një denoncim tronditës, duke pretenduar se është bërë viktimë e një përdhunimi në grup nga pesë persona. Lidhur me rastin, autoritetet kanë kryer gjithsej 10 arrestime. Sipas mediave greke, 17-vjeçarja greke ka raportuar se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, më 12 mars 2026. Sipas dëshmisë së saj, ajo ndodhej fillimisht me një shtetas bullgar 17-vjeçar në një dhomë hoteli dhe më pas në një banesë. Burimet bëjnë me dije se e mitura u ka thënë…

Lexo më Shumë

Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në Durrës, pas një konflikti me një tjetër person. Policia bën me dije se 26-vjeçari me iniciale R. K., është dëmtuar me thikë në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes është një 35-vjeçar me iniciale A. N., i cili është shpallur në kërkim. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti. 26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski njoftoi se ka nisur një aksion i gjerë dhe i koordinuar për pastrimin e plotë të shtratit të lumit Vardar, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit. Aksioni përfshin pastrimin e plotë të shtratit të lumit përgjatë rrjedhës së tij në territorin e qytetit. Ekipet e ndërmarrjeve publike po punojnë në mënyrë të koordinuar, ndërsa paralelisht po pastrohen edhe shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë kej-it. Sipas Gjorgjievskit, ky është një hap i rëndësishëm që për shumë vite kishte munguar për një nga shenjat më të njohura natyrore të qytetit. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Kryetari i qytetit të Shkup, Orce Gjorgjievski njoftoi se ka nisur një aksion i gjerë dhe i koordinuar për pastrimin e plotë të shtratit të lumit Vardar, një nga simbolet më të njohura të kryeqytetit. Aksioni përfshin pastrimin e plotë të shtratit të lumit përgjatë rrjedhës së tij në territorin e qytetit. Ekipet e ndërmarrjeve publike po punojnë në mënyrë të koordinuar, ndërsa paralelisht po pastrohen edhe shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta përgjatë kej-it. Sipas Gjorgjievskit, ky është një hap i rëndësishëm që për shumë vite kishte munguar për një nga shenjat më të njohura natyrore të qytetit. Ai theksoi…

Lexo më Shumë

Më datë 14.03.2026 në ora 20:30 në SPB Tetovë, personi Xh.V. (26) nga Tetova ka denoncuar se në rrugën lokale që lidh Tetovën me fshatin Bërvenicë, derisa po drejtonte automjetin e tij të tipit „Golf“ me targa të Tetovës, është tejkaluar dhe i është bllokuar rruga nga një automjet tjetër. ​Sipas denoncimit, nga automjeti bllokues kanë dalë disa persona të cilët me sende të forta kanë dëmtuar automjetin e tij, ndërsa të njëjtit kanë poseduar edhe armë.

Lexo më Shumë

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit përkujtuan 18-vjetorin e ngjarjes dhe bënë thirrje për drejtësi. Në një deklaratë, ata theksuan se procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është tepër i vonuar dhe se përgjegjësia për tragjedinë duhet të sqarohet plotësisht. Familjarët kujtuan kostot e rënda të jetës njerëzore dhe përkujtuan se procesi gjyqësor, pavarësisht vonesave dhe sfidave procedurale, është i nevojshëm për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten. “Sot shënohen 18 vite nga tragjedia. Në këtë kohë, edhe një foshnjë e lindur atë ditë do të ishte sot një i rritur. Ndërsa procesi gjyqësor…

Lexo më Shumë